Me këtë dhuratë për presidentin kinez, Putin “ftoh” marrëdhëniet me Kinën

Ornela

Pavarësisht se Kina dhe Rusia kanë një marrëdhënie të ngrohtë, Vladimir Putin ka menduar “t’i ftohë” pak ato duke i dhuruar një kuti me akullore presidentit të Kinës, Xi Jinping gjatë takimit të tyre në kuadër të forumit të G20-ës në qytetin kinez të Hangzou, raporton RIA Novosti.

Presidenti rus i ka thënë liderit kinez se mësoi që në Kinë hahen shumë akulloret ruse. Ia kishte thënë të premten një biznesmen kinez gjatë Forumit Ekonomik të Lindjes, që u mbajt më 2 dhe 3 shtator në qytetin rus Vladivostok. Vladimir Putin iu përgjigj biznesmenit: “Që tani e tutje, kur të shkoj në Kinë do t’i sjell akullore presidentin Xi Jinping si një dhuratë të veçantë”. Dhe sot e ka mbajtur premtimin.

“Nuk e di çfarë marke ishin akulloret, por di që presidenti i Kinës, Xi Jinping, u kënaq shumë. I pëlqen shumë akullorja. Thotë se sa herë që shkon në Moskë blen akullore, dhe tani i ka falas”, tha Ministri rus i Zhvillimit Ekonomik, Aleksei Uliukáyev. /DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *