Me kokë në thes

redaktor

Gjuha e përdorur nga reperi Gold AG në këngën e re ndaj grupeve të caktuara shoqërore e personave të caktuar – gjithë kjo e përcjellur me videoklipin e neveritshëm me koka në thasë e shkop bejzbolli në krah – nuk është asgjë më pak se thirrje për urrejtje e linç. Është fashizëm.

Nëse dikush ka nevojë për udhëzues se si duhet sharë, fyer e urryer tjetrin, atëherë vetëm duhet ta dëgjojnë këngën më të re të një reperi shqiptar. Gjuha e përdorur në këngën e Gold AG ka kaluar çdo limit të shprehjes artistike, duke u kthyer në një ftesë të pështirë për linç, dhunë e urrejtje ndaj kategorive e personave të caktuar të shoqërisë. Gjithçka në emër të një feje të caktuar, të një etnie të caktuar.

Secili që mendon me kokë të ftohtë duhet të ndihet jashtëzakonisht keq këto ditë, kur sheh fëmijë e të rinj që e dëgjojnë nëpër celularë e në internet këtë këngë e cila, fatkeqësisht, mund t’iu shërbejë atyre si udhërrëfyes për sjellje dhe veprime karshi të tjerëve që nuk janë si ata, që i përkasin një grupi tjetër fetar, gjinor, seksual a shoqëror.

Nukështë hera e parë që ky reper dhe të tjerë si ai përdorin gjuhë eksplicite dhe të papranueshme në këngët e tyre, respektivisht promovojnë “vlera”, për të cilat në vendet normale do të duhej ndëshkuar.

Të gjithë ata që çojnë zërin kundër dhe reagojnë kësaj gjuhe, me premisa fashiste e raciste, assesi nuk e rrezikojnë ose kundërshtojnë lirinë e shprehjes. Përkundrazi, ata kundërshtojnë dhe luftojnë një model të keq të shprehjes së lirë, ku dikush lehtësisht i jep vetes të drejtë të shajë e fyejë të gjithë ata që nuk mendojnë si ai dhe, për më keq, këtë e bën në emër të një feje të caktuar, në emër të një kombi të caktuar.

Avokati Arianit Koci konsideron se me disa vargje të këngës së Gold AG’sëështë konsumuar vepra penale nga Neni 147 i Kodit Penal – “nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Natyrisht, ekziston një kontekst në të cilin reperi e ka krijuar këngën. Disa nga pretendimet e tij ndaj sjelljeve e veprimeve të institucioneve e politikanëve janë të sakta dhe për to është shkruar dhe vazhdon të shkruhet e raportohet nga gazetarë e opinionistë. Po ashtu, për të bëmat e tyre kanë krijuar këngë edhe rok e rep grupe – me mesazhe shumë të fuqishme, por aspak banale e kurrsesi fyese.

* * *

Gjuha e përdorur nga Gold AG ndaj grupeve shoqërore e personave të caktuar – gjithë kjo përcjellë me videoklipin e neveritshëm me koka në thasë e shkop bejzbolli në krah – nuk ka të bëjë asgjë me lirinë e shprehjes, as me lirinë e besimit. Thjesht, e gjitha është një përpjekje promovimi opcionesh fetare e kulturore që e çojnë këtë vend drejt humnerës. Është promovim i urrejtjes, është fashizëm, racizëm.

Ata që e arsyetojnë gjuhën e përdorur nga reperi, në këngën që ka kaluar një milion klikime në Youtube, nuk bëjnë gjë tjetër veçse përkrahin një mendësi fashiste, e cila ka ditur të shkaktojë edhe katastrofa me përmasa botërore.

Ata që e arsyetojnë gjuhën e përdorur nga reperi këtë e bëjnë ose nga padija, ose nga dëshira për të qenë interesantë. Ose, edhe më keq, nga fakti se brenda asaj gjuhe dhe asaj kënge e shohin veten në raport me të tjerët që kanë zgjedhur të jenë ndryshe. Gjuha e tillë, mendësia e tillë janë të rrezikshme dhe duhet të kundërshtohen.

Ata që tumirin gjuhën e këngës i kanë vetë kokat në thes, i kanë mendjet e ndryra dhe shohin vetëm të vërtetën e tyre brenda thesit. Me kokë në thes ata janë përjashtues, refuzues, injorues, përçmues. Sytë e tyre nuk shohin jashtë thesit, mendjet e tyre nuk funksionojnë jashtë thesit.

* * *

Për gjuhën e përdorur, vërejtjen reperit “ia ka tërhequr” edhe hoxha Shefqet Krasniqi i cili, pas një takimi me të, e ka këshilluar “të jetë sa më i kujdesshëm në fjalorin e tij”. Por ky hoxhë, po ashtu, e ka falënderuar atë për “guximin, vendosshmërinë e tij për t’i mbrojtur interesat e Islamit dhe myslimanëve në vendin tonë”.

Ka qenë vetë Krasniqi e Krasniqë të tjerë, të përkrahur edhe nga qarqe të caktuara akademike, politike, fetare e mediale të cilët me diskursin e tyre skandaloz publik kanë mbjellë përçarje e mosdurim gjithandej. Janë ata që, në funksion të përmbushjes së agjendave dhe interesave të caktuar vazhdojnë misionin përçarës e perfid në shoqërinë kosovare. Kënga e reperit është produkt i gjithë kësaj.

Unë nuk besoj se interesat e myslimanëve dhe Islamit në Kosovë mbrohen kështu. Unë nuk besoj se kjo gjuhë, kjo mendësi ka fare të bëjë me myslimanët dhe Islamin. Thonë se Islami është fe e paqes, e në ligjërime mbjellin urrejtje. Viktimave të tyre u vendosin thasë në kokë, e vetë me kokë në thes jetojnë e me stupc në krah kërcënojnë. Në emër të fesë, në emër të kombit.

*Express

 

Share This Article
3 Comments
  • Z.Mushkolaj
    Sigurisht qe gjuha e Gold Ag nuk ka hic lidhje me etiken islame te komunikimit. Por Mushkolaj, ju e te ngjashem me ju, jeni pergjegjesit kryesore te provokacioneve qe kane sjelle kete reagim. Gjuha e urrejtjes ndaj njerezve te nje besimi, me se pari eshte iniciuar nga ju e te seres suaj, duke fyer figura fetare, njerez te besimit, pa asnje fakt, por thjesht nga i vetmi fakt qe nuk mendojne e sillen si ju. Po, eshte per t`u vleresuar kurajoja e djalit nga Presheva, sic duhet kritikuar gjuha e tij. Por shikojeni gazeten e qelbur Ekspres se si e shet lajmin e takimit te Shefqet Krasniqit me Gold Ag, pa cituar fjalet e Krasniqit qe e ka kritikuar per fjalet e hitit, por thjesht duke thene se u takuan e se jane sharlatane. Cfare duhet thene ne kete rast? Po ju vete, jepni nje shembull tuajin personal, ku me shkrime e qendrime publike, keni promovuar paqe, tolerance e bashkejetese ne Kosove?! Ju jeni nder penat me pushke kunder Islamit e myslimaneve, per te cilen keni pergjegjesi. Dhe Gold Ag, nuk eshte shkak, por pasoje e shkakut qe mban emrin tuaj e te te tjereve si ju,

    • Lexuesi i Quranit ,
      quhet kurajo vendosja e thesit ne koke dhe fyerje pa dogane per Vaso Pashen dhe kujdo qe e mendon ndryshe nga Sharlatani Shefqet ?
      Quhet kurajo thirrja per vrasjen e kujtdo qe nuk do te lexoje perversitetet e Muhamutit me virgjereshat vetem 8 vjec ?
      Quhet kurajo thirrja per vrasje dhe mallkim mbi kedo qe eshte ateist ??
      {dhe une mbasi lexova Quranin u bera e tille}

      Sharlatani Krasniqi ,duke qene nje lexues i devotshem i Quranit duhet te dije se cfare thuhet per muziken ..citoj disa thenie
      – Ka thënë Abdullah ibën Mes’udi (Allahu qoftë i kënaqur me atë): “Kënga mjell hipokrizi në zemër”.
      – Ka thënë imam Ebu Hanifja: “Kënga është prej mëkatëve , të cilave duhet distancuar mënjëherë nga ajo”.
      – Ka thënë umer bin Abdul Aziz: “Kënga është prejardhje nga shejtani dhe perfundimi i saj është hidhërimi i Mëshiruesi (Allahu xh.sh.).

      Ju akuzoni zt Imer dhe shume te tjere per mungese tolerance ??
      Une them gjithmone ..jo te gjithe mysylmanet jane terrorriste …por ama te gjithe terrorristet jane mysylmane me Qyran …jane ata me te devotshmit qe shenderrohen e mostra !

  • Pse jane trimeruar tani keta fanatike me koke ne thes dhe vetem ne Kosove? Pse ky djali i Presheves nuk mbron myslimanet e shqiptaret ne Serbi, me hoxhen Shefqet? Por kane gjetur dhe shfyrtezojne nje shoqeri ne skamje, qe eshte ne ekstremet e veta te mbijeteses nga korrupsioni dhe shperdorimi i lirise qe i kane bere “politikanet” dhe udheheqesit fetar te saj? Hipokrizi fund e krye! Shefqeti hoxhe nuk mbron bashke me idhtaret e tij nuk i mbron as xhamatin e vet ne Mitrovicen e Veriut, ku jo me shkop bejsbolli, por as me duar thate nuk guxojne te duken. Keta trimat e ketij soji, i pame ne luften me Serbine, kur u perzuan brenda dites ne jasht vatrave te tyre me qindra mijra, pa patur kurajon ti bashkohen bashkombasve te vet te UÇK-se, qe ne kulmin e saj nuk kapi as 10 mije vete nga tere keta djem trima! E tani i ndersejne si mercenare me koke ne thes drejt Sirise, si mish per top!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *