Frederik Ndoci është martuar tri herë në jetën e tij dhe është bërë baba katër herë. Kësaj radhe nuk do ju themi që pret të bëhet për të pestën herë prind, por diçka tjetër ka ndodhur me këngëtarin shkodran. Nëpërmjet profilit të tij në Facebook, ai ka lajmëruar miqtë e tij, sa vajza e dytë është pjesëmarrëse në një talent shou në Amerikë. “Klea Ndoci, vajza ime e dytë, është pjesë e “The Voice of Amerika”. Ajo ka kaluar në raundin e tretë, domethënë është e përzgjedhur për të vazhduar më tej artin e fisit tonë. Mbështetja juaj është shumë kurajuese për të, sepse për shumë vite, ju ndalua e drejta për të qenë pranë meje, që nga 1997. Ajo është vërtet e mirë në cilësi artistike dhe në shpirt sepse ka gjak artistësh dhe meriton më shumë. Zoti vonon, por nuk harron, e unë me kokën ngritur nga qielli e sytë mbushur me lot them: faleminderit”- shkruan Ndoci. Ai është ndarë nga gruaja e parë, pas 17 vitesh martesë, pasi vitet e fundit zbuloi se ajo e tradhtonte me një… grua. Ishte lesbike. Fakt që e ka pranuar edhe vetë ish-bashkëshortja e tij. Muajt e fundit Frederiku është shprehur se ndihet i zhgënjyer në Shqipëri, madje shpesh ka thënë se do të largohet përgjithmonë nga ky vend. Mendohu mirë Riku se dhe Amerika nuk është bahçe me lule.


