“Shqipëria do të jetë eksportuesja më e madhe e energjisë së rinovueshme në rajon”. Me këto fjalë kryeministri Berisha ka komentuar vendimin e qeverisë për dhënien me koncesion të katër hidrocentraleve.
“Sot miratojmë një seri vendimesh për dhënien me koncesion të HEC-eve Shën Gjon Kryezi, Bollenjë, Malla. Vazhdon në mënyrë të pandërprerë dhe të fuqishme gara e ndërtimit dhe projektimit të hidrocentraleve në mbarë vendin. Hidrocentrale, të cilat, do të shndërrojnë Shqipërinë në eksportuesin kryesor të energjisë së rinovueshme në rajon”, deklaroi Berisha.
Po gjatë kësaj mbledhje qeveria miratoi vendimin për planin kombëtar të frekuencave, e cila sipas kreut të qeverisë, do t’i hapë rrugën përdorimit të teknologjisë 4G. Po ashtu u vendos dhe monitorimi online i lojërave të fatit.