Zëvendëskryeministri italian, Matteo Salvini, është shfaqur si DJ në një video të postuar në mediat sociale.
Salvini, i cili është njëkohësisht edhe ministër i Brendshëm i Italisë, shfaqej duke u argëtuar me muzikë të mirë dhe në prani të vajzave të veshura me bikini.
Në një moment turma këndon me Salvinin himnin kombëtar, ndërsa spektakli shkaktoi reagime të ndryshme në mediat sociale, disa lavdëruan shpirtin aventurier të ministrit, ndërsa të tjerët e cilësuan jo fort serioze nga ana e tij.
Kjo nuk është hera e parë që Salvini vendos kufjet e DJ-it.
Një klip tjetër e tregon atë në të njëjtin vend në vitin 2016, gati dy vjet para se të bëhej zv/ kryeministër teksa argëtonte pushuesit ne plazhin e Milano Marittima, afër Ravenna.
e.t./dita
