Vargje të nënshkruara
Kapo Labi
Ditë, se na mbytën horrat
pasanikë e biznesmenë,
po u bënë keq edhe qorrat,
paskan vila këta legenë
Ne u kemi qarë hallin
se u kishin hyrë në hak,
po kusarët qenkan brenda
s’numërokan dot paratë
Shef Sinani pasanik,
syzet asnjëherë s’i heq,
ç‘fsheh pas tyre more mik
që ligjin quan të keq?
Me kusarë u mbush dynjaja
ca pa sy e ca pa këmbë,
nga Saliu te kalaja
Shqipëri ç‘ishte kjo gjëmë
Janë larot e trazicionit,
qeverinë ta rrezojnë,
pasuritë që kanë vjedhur,
me çdo kusht duan t’i mbrojnë
Sovrani ju ka votuar,
ecni para pa u tut,
ata që zgjedhin të lehin
me nder le të han’ një m..t
Nder e respekt për ju që e meritoni nga Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë.

Sec na u mbush kjo shqiperi
me palaco dhe poeta
me tpaftyr dhe kusare
qe mashtrohen nga e verteta
zoteri labi ndershem
mso “i dashur” t’mos jesh ushtar
se sjane bere ende ato burra
qe tmohojne punen more “Zar”
Se rrespekti nuk humbet
Njeriu i ndershem lavderohet
Dhe ska as bese te i pabesi
Se i nderuari gjithmone nderohet
do vertete te pergezohesh
per kte punen qe ke kryer?
hiq fashon qe ke ne sy
hapi mendjes tate dyer
Kapo Labi. Nje njeri i madh. Nje njeri i cili arrin te shkrije talentin e tij ne vargje. Nje bir *urve qe shkruan pa ia pasur haberin muhabetit. Bravo te qoft. Njish je.