Edi Rama, Lindita Nikolla, Arbjan Mazniku e shumë të tjerë i kërkojnë leje… mësuesit. Nuk janë të gjithë në një klasë, por posaçërisht, fotografja e Ramës, i ka vënë në rresht për të bërë një foto.
Fillimisht u duk si një simbol i pashpjegueshëm kjo ngritje dore nga të gjithë të pranishmit në foto, por më vonë u kuptua se ishte një kërkesë për leje ashtu siç nxënësit ngrenë dorën për të thënë diçka gjatë mësimit në shkollat shqiptare.
Fakti që ky zakon thuajse është harruar dhe nxënësit shumicën e herëve flasin pa leje, e ka frymëzuar kryeministrin që të rikthej një normë mirësjellje në shkollë që ka qenë prej shumë vitesh. Për kësi skenash aktrimi jemi të pa parë, kur vjen puna në praktikë kemi probleme.
