Kur komunizmi në Shqipëri ndërpreu veprimtarinë e institucioneve fetare, isha 8 vjeç. Më kujtohet kur shkoja me dëshirë ne kishë, jo se besoja, pasi isha vetëm 8 vjeç, por pëlqeja qetësinë në kishë, gjuhën e ëmbël të priftit kur predikonte. Nuk arrita të bëhem besimtar pasi pushuan së funksionuari institucionet fetare nga sistemi famëkeq komunist.
Por ky sistemi komunist nuk ishte mal apo fushë, nuk ishte shkëmb, as det, as lumë apo liqen, por ishte institucion që përbëhej nga njerëz, nga më të shumtit të tipit të komunistit Sali Berisha. Pra unë u rrita pa edukim fetar. Në vitet ‘90 filluan ndërtimi dhe funksionimi i institucioneve fetare, epo shyqyr thashë, u bëmë dhe ne të hymë në rrugën e Zotit. Por s’qe e thënë të ndodhte, pasi para shqiptarëve të rrënuar doli nëpër sheshe ky, ky, ky o Zot, ç’të shohim?! Sali Berishën duke ligjëruar, “Ju bekoftë Zoti, Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët, Zoti e solli ditën e bardhë për Shqipërinë dhe shqiptarët!” Shikoja lart në qiell duke u larguar me vrap, i bindur që Zoti patjetër do të lëshonte një rrufe në kokë të këtij hipokriti.
Por Zoti nuk e bëri këtë, rrufenë e lëshoi në kokë të Shqipërisë duke ja lënë këtë monstër për 23 vjet në kokë popullit shqiptar. Per mua nuk ekziston as Muhameti, as Jezu Krishti, as Imam Aliu, as Hazreti Isa. Po të jenë vërtetë siç thonë, atëhere pse nuk e shohin krijesën e deformuar, që po deformon shoqërinë shqiptare, apo Zoti i ka krijuar ëngjëjt dhe djajtë?
Nëse po, atëhere unë do mbetem ateist, ose djall, që të mos më dhëmbi koka kur djalli Berisha të dalë duke ligjëruar nëpër ekrane. Mirëpo unë dua të besoj në Zot, në Muhamet, në Jezu Krisht, ndaj më lër mor burrë të besoj dhe unë. Faleminderit DITA! Ateisti i detyruar, Kurbin.
