Me LSI-në s’kemi pasur Një-po Dy qeveri!

redaktor

 

Në administratën shtetërore,
nuk janë të gjithë me lugë në duar,
dhe nga LSI-ja ka sigurisht,
punonjës të ndershëm e të talentuar.

Duhet kujdes i pasosur,
kur të filloi reforma këtë vjeshtë,
s’duhet harruar se barrën e madhe,
e mbajnë specialistët e thjeshtë.

Natyrisht që mbas Shtatorit,
nuk mund të rrinë më në karrike,
që të gjithë ata që mbajnë,
funksione të pastra politike.

Në tetë vjet bashkëqeverisje,
ata si krisja kanë hedhur rrënjë,
dhe në gjithë parcelat e tyre,
e kanë ngrënë shtetin si tënjë!

Marrëveshjet politike me LSI-në,
s’kanë qenë aspak si një lodër,
se Kryeministri i vëndit,
s’hiqte dot as drejtorin më të vogël!

Qe e pamundur që ai të hynte,
në pesë parcelat e LSI-së,
dhe për ironi të fatit,
nuk e kish kontrollin e gjithë qeverisë!

Në katër vitet që shkuan,
qenë të ndara copat në tepsi,
dhe mund ta themi pa frikë,
nuk kishim Një-po dy Qeveri!

Marrëveshjen politike-Edi Ramës,
para syve gjithnjë ja kanë tundur,
dhe qeverisja me parcela,
praktikisht ka qenë e pamundur!

Unë këtu kam shkruar,
me kohë për këto të vërteta,
se ministrat e LSI-së,
nuk vareshin nga Rama-por nga Meta!

Kontrolli absolut i qeverisë,
është për Kryeministrin e para detyrë,
po nga paradoksi i marrëveshjes,
kurrë s’e ka pasur dorën të lirë!

Populli votoi mrekullueshëm,
dhe pse opozita ndryshe thotë,
kush ka i vetëm timonin,
ka dhe përgjegjësinë e plotë!

Bashkëqeverisja me PD-në,
vetëvrasje për Ramën do qe,
shtatë ministra teknikë vazhdojnë,
dhe shiko se në ç’gjëndje i ke!

Bashkëqeverisja me PD-në,
do qe fatkeqësi edhe pikë,
se dy parcelat e mëdhaja,
do jenë si të ndara me thikë!

Luli katër vitet që vijnë,
duhet t’i ketë si dita e Martë,
se po të hynte në qeveri,
do kërkonte timon të barabartë!

Share This Article
1 Comment
  • Ke plotesisht te drejte zoti poet po te bashkeqeverise me PD do jete si ai trami elektrik qe ka dy vende drejtimi here ne fillim e here ne fund se eshte me dy timone drejtimi nje ne fillim e nje ne fund te tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *