Me luanin pa dhëmbë s’mjafton tallja

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

Mos të harrojmë për asnjë moment që jemi në Shqipëri dhe në mes të shqiptarëve e të politikës së tyre kanibaliste. Çfarë mund të sillte një dobi më të madhe, sesa një Visho-Ajazi i zënë me presh në duar? Kjo është kuzhina berishiane e “gatimit” të ristanëve. Dje talente në lëmin e tyre, sot papagaj të degjeneruar dhe të neveritur, për hir të asaj lugës së çorbës të prishur që kanë gëlltitur dikur dhe që prej së cilës iu duhet të vjellin gjithë jetën. Kësaj i thonë ta shohësh kundërshtarin të ngordhë, por të vrarë me armët e tij! Kësaj i thonë të tallesh me një kundërshtar që sillet si luan, por që nuk ka asnjë dhëmb më në gojë. Pyetja nuk është a e ka mundur Edi Rama Sali Berishën, sepse gjithsecili e sheh dita-ditës kush është fituesi dhe kush humbësi. Pyetja është: A është kjo mënyra shtetërore e ballafaqimit me krimin? A është Edi Rama instanca përfundimtare e “dhënies së mëshirës” në këtë Republikë?
Nëse po, atëherë shqiptarët e kanë paguar shtrenjtë talljen me luanin pa dhëmbë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *