Më mirë i varfër, por shpirtlirë

anazapta

Ndoshta jam njeri pa emër

Por tek Dita letër shkruaj

Dhe këtu unë flas me zemër

E nuk ndihem si i huaj

 

T’i shërbej askujt nuk dua

Veç atdheut, vendit amë

Le të jem këtu i varfër

Por në shpirt unë pranga s’kam

 

Do të jem gjithmonë i lirë

Jam këtu ku nëna m’leu

Pasuri kam veç lirinë

Derisa të më tres dheu

 

Vargje të nënshkruara: Bujar Cani

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *