Dy ditë më parë një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik. Unë si nënë e tre fëmijëve dua të shpreh dhimbjen e madhe për ndarjen nga jeta të 15 vjeçarit në shkollën Beqir Çela në Durrës. Çdo mëngjes, shoh me dhjetra fëmijë që shkojnë në shkollë dhe po aq prindër, gjyshër, familjarë të fëmijëve që nxitojnë të përcjellin dhe të presin në oborret e shkollave gjënë më të shtrenjtë që kanë, fëmijët.
Ndaj ngjarja e rëndë, tragjedia që ndodhi dje brenda në një shkollë më ka bërë dhe mua, si Monikë, si nënë, si grua të reflektoj gjatë e gjerë. Ndërsa kohë më parë, këtu në këtë sallë në ambjente akademike, politike, apo takime të ndryshme ju kërkoja rritje të nivelit të kurrikulave, apo standard më të lartë mësimdhënie, sinqerisht ju them se sot këtë gjë nuk e mendoj më si prioritet.
Siguria në shkolla, siguria e jetës për fëmijët tanë duhet të jetë kryefjala e reformës në arsimin shqiptar. Pasi të kemi siguruar këtë, mund të shohim dhe të punojmë për më shumë cilësi e standarde.
Dhuna nuk ka përkatësi partiake, fëmijët që shkojnë në shkolla dhe rrezikojnë të jenë pjesë e akteve të dhunës, janë fëmijët e shqiptarëve dhe pak rëndësi ka nëse kanë votuar për ne, për ju apo nuk kanë votuar fare. Ndaj i ftoj kolegët deputetë të bashkohemi në një rrugë të gjatë e të përbashkët kundër dhunës në shkolla. Çdo inisiativë, çdo nismë për t’i bërë shkollat shqiptare më të sigurta ju siguroj që do të ketë mbështjetjen time maksimale dhe angazhimin tim personal. Sot më shumë se kurrë jam e bindur se më mirë një rrugë më pak por më shumë siguri për fëmijët. Sot më shumë se kurrë do të kërkoja nga kolegët e mi, më pak debate, më pak sherre dhe dhunë verbale që reflektohet nga salla e Kuvendit tek të gjithë shqiptarët.
Çdo shqiptar ka përgjegjësi për atë që ndodhi në atë shkollë të Durrësit, çdo polic, mjek apo mësues duhet të jetë sot më i përgjegjshëm për misionin e tij. Ashtu sikundër ne në sallën e Kuvendit me atë çka shqiptarët na kanë besuar duhet të jemi më të bashkuar dhe më të vetëdijshëm për sigurinë e jetës së çdo fëmije që sot është në shkollë. Na duhet një shkollë e sigurt që të kemi një të ardhme të sigurt.
Miratoj shkrimin e ndjere prej nene te zonjes Monika. Megjithate nuk jam ne nje mendje me te kur thote se ne keto krime nuk influencon politika.
Pamvaresisht nga motivet nga me te ndryshmet nga te cilat mund te lindin konflikte midis adoloshentesh e qe mund te perfundojne tragjikisht si ne rastin ne fjale, kjo moshe sot eshte ne kontakt te vazhdueshem me mjetet e komunikacionit, mediat e interneti.
Vec abuzimeve mediatike qe corientojne psikollogjine e ketyre adoloshenteve, konfliktualiteti politik qe ata shohin perdite deri ne parlamentin shqiptar, eshte nje shembell nxitje i dhunes. Vec kesaj, edhe mania politike per te ndruar teresisht gjithe administraten, policine e drejtoret e shkollave me ndrimin e pushtetit, krijojne nje vakum ne perkujdesjen shteterore per kete moshe.
Ne fund te fundit, sa here degjoj per vrasje te tilla me arme, me del nga shpirti nje mallkim i madh per ata qe ne 97-ten, kushdo qofshin, hapen depot e armeve duke i rembyer e shperndare ne popull deri edhe tek femijte.
Ruaj akoma ne shtepi nje video te atij viti, me pamjen e nje femije 10-12 vjecar te ngarkuar me disa kallashnikove ne supe.
Ndonese kane kaluar 16 vjet, akoma po ja ndjejme te keqen atij “revolucioni te vonuar demokratik” qe e pershendeti nje enverist akademik i Kosoves.
Ndonese me pasojat e Gerdecit ku vdiqen 26 njerez te pa fajshem, sot mund te themi se rreziku i depove shperthyese te armeve te kohes se Stalinit eshte evituar, fatkeqesisht me armet e shperndare ne 97-ten me te cilat jane vrare me mijra shqiptare, akoma nuk eshte bere asgje.
Nuk di as nga te fillosh …po e provoj njeher
Ti cdo mengjes sheh ata njerez qe percjellin femijet ,nga brenda rehatit te makines luksoze
sheh po ato fytyra te dhunuara nga pushteti jot .
Hem ,reflektim ..cfare reflektimi zonje ??
Reflektimin e zv ministres Nora Malaj , qe diplomat i kane shitur per diten me diell ?
Qe emerimet i ka ber ne saje te sa mijra eurove kane paguar ??
Reflektimin e shefave te kuadrit per arsimin si Ylli Malaj ne FR ?E vetmja merite e tij ishte se ishte polic dhe nganjeher vidhte . Jo e dashur Monika ,nuk e kane hequr e kane emeruar drejtor ne nje shkolle 9 vjecare ….
Reflekton ndonjeher per vidion e Ilirit ..cfare shembulli i dha ksaj rinie ??
Cfare shembulli jepni ju ,ku gazetat shkruajne qe Era ,fton Berishen per darke …kur ngelen jetim 8 femije ..kur tjetren e ekspozon ne emisionin pervers te nje debili pervers si A.Cani ???
Kur ti buzeqesh se kolegia jote ngjason me moldavet ?
Jo ,shqiptaret nuk te kane votuar ..ty te ka votuar krimi ,varferia …ajo varferi ku i zhytet ju .
Jo ,shqiptaret nuk te kane votuar ,thjesht shtrengojne dhembet kur te shohin …ju desh te hiqnin nje Frankenstain nga politika …
POR TANI E KENI RADHEN JU ,JENI JU FRANKESTAINI I RADHES !
Megjithate ,me pelqen reflektimi juaj …keni te drejte te reflektoni …ky brez mostrash do u haje juve .Ti ke studiuar pak ,dhe nga femijet di pak …sepse specie si ty riprodhohen ,por kjo nuk te ben nene .Para jo shume kohesh ktu erdhi Gidens …duhet ta lexoni mire ate njeri
sepse ai spjegon mire ku jemi dhe ku do na cojne deshtime njerezore …si ty .
Ooooo ,sa u zgjata …nejse viktimen e Durresit e keni ber ju ..dhe eshte nje liste e gjate qe do ju faturohet !
E moj Znjsh. Monika Ilir “blloku” Krriemadhi qe do te katandisej Shqipnia e mjere ne kete derexhe sa do te jepje mend edhe ti kete s’ja kish marre mendja kujt. Ti je nje llastice e rendomte e nens Parti dhe bashke me Nanon ke hyre ne histori por rri se s’dua te ti them te gjitha por mos na dil shume ne TV-se do ti them te gjitha pastaj!!!!!!!!!!!!!!
Dhe qe ta dish mire ti Monika Krriemadhi je nje plehre e Partise qe me “vegla” ke ecur deri ketu por nje dite do ti paguash te gjitha bashke me ate krryemadhin idiot qe ke ne shpoj!!!!!!!!
Siguria ne kete sistemvjen nga mireqenia dhe jo nga represioni.
Mireqenien nuk mund ta sjellin manjake grabites sic eshte familja jote me fare e fis.
Pse ju i keni vene pompat e thithjes lekut nuk ngelet gje per ata qe enderrojne jete me te mire.
Do beje mire ti mbushje mendjen burrit ci doni aq leke, mund te lani ndergjegjen duke hapur qendra sportive per ata qe skane. Keshtu sdo ishin aq agresive ne shkolle.
Femijet te te rrojne.
Por ty nuk te takon te besh moral, jeni burre e grua shembulli i grabitjes.
Ata qe vrasin shohin tek ju vrasjen e te ardhmes.