Më mirë ta heqin fare se ta dëmtojnë

redaktor

Email nga adresa

[email protected]

 

Herë pas here lexon lajme për dëmtime që i bëhen Monumentit të Pavarësisë në Tiranë – zakonisht duke i vjedhur pllakat e bronzit, ose duke lënë mbishkrime mbi të, ose edhe duke e përmjerë.

Këtë ngrehinë ka njerëz që e shohin jo si imazh dhe ikonë të Pavarësisë, por si monument të kioskëzimit në vitet 1990; dhe e bëjnë këtë ngaqë forma gjeometrike e objektit jo vetëm të sjell në mend një kiosk, por edhe ngaqë vetë Parku Rinia, ku ngrihet tani monumenti, dikur ishte nga hapësirat publike më të ndotura me kioske në kryeqytet.

Çka edhe konfirmon se marrëdhëniet e një objekti artistik monumental me hapësirën ku vendoset nuk mund të vendosen aq arbitrarisht; dhe se asnjë konkurs dhe komision nuk mund të kompensojë për mungesën e shijes dhe paaftësinë institucionale për të bashkëtingëlluar me jetën dhe ndjeshmërinë urbane.

Ndoshta një qeveri e djathtë do ta kishte privatizuar këtë rrënojë; por kjo e tanishmja thjesht duhet ta heqë që andej.

Share This Article
1 Comment
  • Historija e “panvaresise” eshte komplet e fallsifikuar , dhe shqiptaret akoma nuk njohin ghistorine e vertete te tyren .TURP!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *