Më mirë të digjet Shqipëria se të digjet Doktori me duart e tija

anazapta

Epo, thashë se do flinim rehat, kur dëgjoj ulërimën!
“Zjarrrrrr!” Kujtova se hapi zjarr ndonjë me armë, edhe nuk ma mbajti të ngrihem menjëherë! Kur dëgjoj përsëri Doktorin: “Hysni!Ylliiii!Zjarrrrrr!”
– Ore po me çfarë të hap zjarr? Jemi të paarmatosur, – i thashë unë, se kujtova se po na sulmonin. Ylli ishte futur poshtë krevatit dhe më thotë:
– Bobo, tani do që të vrasim njerëz ky budallai! Ti Hysni ke qenë partizan ndaj bëji ballë situatës. Unë e vetmja armë që di të përdor, është kjo ngjala që kam mes këmbëve!
– Hysni! Ylliii! Zjarrrr! U dogjëm!
Bobo morëm flakë, e ndjeva tymin unë edhe i thashë Yllit: – Hajt se ka rënë zjarr. Nuk kërkon që të hapim zjarr me armë!
– Shyqyr! – tha Ylli, dhe u turrëm vrap sa hap e mbyll sytë me batanije leshi në duar. Shkuam afër doktorit dhe
shikojmë që po i dilte tym nga koka.
– Po çfarë bëre more firaun? – ulërita unë.
– Më dogji Kandili me vaj Kaçi!
– Po unë e vendosa larg. Si arriti flaka tek koka jote?
– E afrova se nuk shikoja të flija!
– Epo ti që je i vetmi burrë që ke djegur Shqipërinë këmbë e kokë pa t’u përzhëlitur një qime floku e të djegësh veten me Kandilin me vaj Kaçi, këtë zor ta besoj unë apo njeri tjetër! Nuk merret vesh kjo punë, duhen marrë masa, – ulërita unë. – Më mirë të digjet Shqipëria sesa të digjet Doktori me duart e tija! Këtej e tutje nuk do mbajmë më kandil këtu. E shikon që kam pasur të drejtë unë që i pushkatova në atë kohën kur u bë elektrifikimi!
– Unë pa Kandil nuk fle, – ankohej Doktori dhe hiqte copa leshi të djegur nga koka.
– Do sjellim Kandilin e gjallë të parlamentit edhe Kaç Islamin të rrinë këtu me ty kur të flesh, edhe jemi më të sigurtë!
– Kjo zgjidhje më pëlqen Hysni, sa të zgjuar që jeni ju komunistët!
– Ne jemi si shpirt! Po kush na dëgjon?!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *