Më mirë të vrarë në një luftë të vetme

anazapta

Frika mposht te drejten – thoshte gjermani Bismark. Berishizmi kete postulate e ka ne konsiderate edhe në sektorin e Naftës. Dhe berishizmi nuk eshte i ri, ai eshte pjellë e monizmit e vazhdon te beje gjemen  enkas duke kercyer kudo “vallen demokratike”.

Ka plote seksere te naftes shqiptare. Me sekserë të tillë  jane mbushur korridoret  e derjtorive te atyre dikastereve qe zgjaten e zgjaten si reaksion  zinxhir. Keta berishistat e vegjel,  nuk e kane per gje te bejne tatuazh  nga te gjithë anet, mjafton te marrin para, ta varferojne kete  vend, te shtiren  here berishinje, here  ramiste,  here me priftin here me Meten, apo me  Rulin… Ne parlament jane po ata muhaxhirë  partish, si në kohën e Enverit, qe nuk shikohen me sy. Ata nuk kane bere asgje per naften tone, perkundrazi, ne forma  me te sofistikuarat, presin te perfitojne direkt apo indirekt nga llogoret e PD-se, te PS-se, te LSI-se, te PR-se apo nga  negociatat me te  huaj. Atyre nuk ju behet vone qe  shqiptaret nuk rrisin dot femijët.

Shume specialiste te afte dhe te mire, janë  mbytur më shumë nga smira sesa nga pleqeria, ata (ne),  prej  cmirit  dhe cinizmit te  shoqi-shoqit, jemi bere copa-copa,  jemi plagosur per vdekje. Pikerisht kete duan “miqte” tane, që “lobojnë naftën”, që  na bejne “leksinoe demokratike”. Me mire te ishim vrare te gjithë ne nje lufte te vetme si burra, ne luften kunder ketyre seksereve te paskrupullte, nenshkrues te ketyre marreveshjeve  me te huajit, atashuar ne keto AKBN, ne Parlament, ne ministri,  ne kompani, ne lobingje etj.

 

Letër e nënshkruar: Ing.Ahmet Collaku

 

Share This Article
1 Comment
  • koqe koqe na beri ky sistem i kalbur qe vetem xhvat ne emer te se; ;drejtes;QE HAJDUTET DHE KRIMINELET KANE VENE POSHTE TE MIREN DHE TE DREJTEN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *