Me motor drejt Skraparit, turisti austriak plagoset rëndë

Dita

Një turist austriak është aksidentuar sot rreth mesditës në aksin rrugor Berat- Poliçan, në vendin e quajtur “Çezma e thatë”.

Turistët kanë qenë në grup me pesë motorë, teksa udhëtonin drejt Skraparit, kur njëri prej tyre është përplasur me maune.

Nga përplasja, turisti austriak ka ngelur i plagosur rëndë. Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Beratit, e më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ekspertët e qarkullimit rrugor kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet e këtij aksidenti.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *