Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dhënë një sugjerim për amerikanët sesi të sulmojnë Rusinë. Sipas tij ata duhet mbulojë avionët luftarakë me flamuj kinezë dhe të sulmojë Rusinë, duke thënë se kjo do t’i shtyjë rusët dhe kinezët të luftojnë njëri-tjetrin.
Duke iu drejtuar donatorëve kryesorë të Komitetit Kombëtar Republikan mbrëmë në New Orleans, Trump iu referua sërish luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Ai tha se do të ishte mirë që SHBA-ja të maskonte avionët luftarakë F-22 me flamuj kinezë dhe të bombardonte Rusinë, sipas një regjistrimi audio të publikuar nga gazetari i Washington Post, Josh Dawsey.
“Dhe pastaj ne themi, Kina e bëri atë, ne jo. Pastaj ata fillojnë të debatojnë me njëri-tjetrin dhe ne ulemi e shikojmë”, shtoi Trump.
“Nën Bush, Rusia pushtoi Gjeorgjinë. Nën Obamën, Rusia pushtoi Krimenë dhe nën Biden, Rusia pushtoi Ukrainën. Unë mbeta i vetmi president i SHBA-së në shekullin XXI që Rusia nuk sulmoi askënd”, përfundoi ai.
Trump më parë ka lavdëruar Vladimir Putinin, duke e quajtur atë një gjeni, e cila gjë shkaktoi reagime të ashpra.
n.s. / dita

Keto jane kodoshlliqet e vet Putinit te thena me gojen e ketij lolos qe eshte plotesisht nje zagar i kremlinit.
Perfytyro si mund te fshehesh nje sulm amerikan si sulm kinez, ku do ta conte boten ky pleh po te ishte sot president Shba
Konstatimi i Drejt i Trump, gjat presidences se tij Rusia nuk Sulmoi Askend,
Kjo per dy Arsye themelore, dhe Fal presidentit Trump;
Se pari, ajo mori cka deshi pa lufte, perfshi edhe faktin qe trajtohej si e barabart me USA,
Se dyti, nuk kishte nevoj te pushtonte ndonje Shtet, pasi dukej te kishte pushtuar ate cka i duhej-Kalan e Lirise- Shtepin e Bardhe!!!
Trump eshte nje idjot i lindur, nje kalama, mashtrues.
Tere jeten me mashtrime, kerkon te coje nje lufte ne mashtrime.
As nje femije nuk i ha keto idjotizma qe thote Trump.
Nga surrati duket pak si karagjoz, nga trute eshte komplet karagjoz!
Gjithe jeten ka hedhur gurin dhe ka fshehur doren.
Prandaj themi;Amerika vendi i mundesive, ku edhe nje debil mund te behet President.
Ne Amerike edhe nje debil mund te behet president, ama ne Rusi eshte bere president nje i marrë. Sidoqofte me mire nje debil sesa nje i marrë, apo jo o peso?
Mos ia vini re. Trump eshte vetem nje dhjetevjecar!
Trump paska thene te bombardojme Rusine? Cudi, se nga sorosianet kudo ku ndodhen, ky Trump u zgjodh President “nga nderhyrja e Rusise” dhe se “Putin po pret Trump te ri-zgjidhet ne 2024”!
Me te vertete eshte ‘cudi’ kur ka akoma njerez qe besojne traplleqet e ketij te marri(nese i ka thene),,maskojme avionet me flamur Kinez e u biem Ruseve, maskojme te tjere avione me flamur Turk e i biem Iranit, po keshtu bejme me ke te na teket, ata ‘debatojne’, ne rrime e shikojme! Me kujtoi femijerine ne rruget e Vlores, me ato intrigat qe thureshin he per he, per ti vene ata te lagjes X, ne sherr me ata te lagjes Y…gjenial paska qene trumpisti e kazan mediat qe i publikojne keto pacavure!
Trump mire a keq e paska thene nje zgjidhje! Po ai babloku Biden qe ngroh kolltukun e Shtepise Bardhe pse ka futur koken ne prapanice e nuk ndihet fare?
Pastaj, ate deklarimin e meposhtem te Trump –
” Nen Bush Rusia pushtoi Gjeorgjine, nen Obama pushtoi Krimene, nen Biden pushtoi Ukrainen, Une mbeta i vetmi President i SHBA ne shekullin XXI qe Rusia nuk sulmoi askund” mos beni sikur nuk e lexoni a nuk e shikoni.
Gabim e ke. Babloku eshte gati per nderhyrje ushtarake, por ka kundra Gjermanine. Ishte babloku qe me kohe paralajmeronte per pushtimin e Ukraines nga Rusia, por te tjeret benin syte qorr e veshet shurdh.
Dori, vetem nje naivitet i shkalles siperore mund te besoje se Babloku paska qene gadi per nderhyrje ushtarake…por e paska penguar Gjermania!
Babloku edhe pse Zelensky i eshte drejtuar personalisht dhe publikisht, nuk behet i gjalle fare o Doroooo
Nen presidencen e tij, Trampi ia dhuroi evropen Putinit, e braktisi NATO-n dhe organizmat e tjera me justifikimin se SHBA vetem paguan dhe te tjeret e rrjepin. Ajo qe ka rendesi per ne eshte se ai eshte,pak te thuash nuk eshte miqesor me shqiptaret, kur pikerisht ne Shtepine e Bardhe u dha urdher shqiptareve, ne presence te Vuçiçit, t’i japin Serbise korridor per portin e Durresit. Nje tjeter zgjedhje e Trampit, I jep fund ekzistences se Kosoves shtet dhe te tjera vijne me rradhe. Putini s’ka nevoje per avokat me te mire.