Më në fund do kemi arrestimin e një gjyqtari?

Bledar Lumani

Duket se më në fund do të shohim arrestimin e një gjyqtari.

Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

KLD votoi pro kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e gjykatësit të Sarandës, Rasim Doda.

Gjykatësi akuzohet për korrupsion.

Vendimi për të u mor gjatë mbledhjes emergjente të KLD.

Edhe pse gjatë këtyre dy dekadave gjyqtarët konsiderohen si shtresa më e korruptuar e shoqërisë shqiptare, deri më sot asnjë prej tyre nuk ka përfunduar në burg.

Share This Article
7 Comments
  • Ky lajm mund te perkthehet keshtu: ose do jete i rreme, ose do jete ndonje peshk i vogel! Nga te medhenjte, mos prisni kurre arrestime!

  • Me ne fund gjylja ra! Ra po ku ra? ” tek kulla e Mere Fizit” jo, por tek mullari i barit!
    Kujt ja shesin keto dokrra. keta? A thua ky milet te jete kaqe budalla!?

  • Sa cudi qe na duket cudi qe do u arrestoka nje gjyqtar?!…Dhe per me shume eshte cudi se fillon nga bishti.E bishti i ketyre ka veti qe rigjenerohet perseri e ne fund rezultantja del zero.Kush fitoi e kush humbi ketu?Fitoi maskaralleku e humbi si gjithmone tek ne-POPULLI.Po kush do ta gjykoje gjyqtarin,nje trupe e korruptuar.Atehere a thua do behet drejtesi ne nje vend ku te padrejtet kane pushtetin te vendosin drejtesi?Askush mos te krijoje iluzione.Pa larguar qe nga Nishani e deri te gjyqtari i fundit e te te rifilloje nje brez i ri nuk ka drejtesi,nuk ka as Shqiperi tamam.

  • shou ne fushate ja dhe ne K.L.D.e arestuam nje por vendimi do meret pas fushate!AH PO NUK MBULOHET AI….. ME SHURE O NISHAN KAPEDAN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *