Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka është prononcuar më në fund lidhur me akuzën që Flamur Noka i ka bërë atij, se në vitin 1991 në Prizren është rekrutuar nga shërbimi sekret jugosllav UDB.
“Flamur Noka gënjen”, tha Noka në prani të disa gazetarëve, pohojnë Gojët e Liga, “unë di vetëm që Uprava Drzhavne Bezbesnosti më kontaktoi në vitin 1991, dhe që nga ajo kohë është zhdukur”.
Sipas Nokës, akuzat e Nokës janë qesharake, po të kihet parasysh se UDB është shkrirë pikërisht atë vit, më 1991-n. “Bile mund të thuash se isha unë që e shkriva”, saktësoi Noka, “dhe jo shkëputjet e shteteve të reja si Kroacia e Sllovenia”.
Flamur Noka iu rikthye atyre viteve interesante, kur nga shkrirja e UDB-së së Jugosllavisë, u krijuan shërbime të reja sekrete sllovene, kroate, serbe e maqedonase.
“Nuk dija se me kë kisha të bëja”, tha Flamuri, “të kontaktoja me maqedonasit? Me sllovenët? Me kroatët? Më në fund i dhashë karar të flisja me serbët”.
Në vijim, Noka hodhi dritë mbi bisedën e bërë, kur u prezantua si “Muli, Muli bre që kena fol në Prizren”.
“Por ata që kishin ngel nga UDB serbe qeshën me të madhe dhe më thanë: Ik o Mul, ik në Tiranë dhe futju mjekësisë se flasim ma vonë. Tash jena t’zanun. Po studio shumë, hë? Se mjekët i kena fiksim”, shtoi Noka.
Në këtë pikë, Noka iu rikthye akuzatorit të tij: “E pra, si mund të spiunoj unë për një shërbim që nuk ekziston, siç raportoi Noka në atë shkresën e vitit 1991?”
“Këto janë shpifje dhe Noka do japë llogari”, përfundoi Muli, “I vetmi kontakt që unë kam me Serbinë, është një mik i vjetër nga Kragujevaci që e takoj herë pas here. Kaq!”
***
Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike. Ngjarjet dhe personazhet e përmendura nuk janë të vërteta (në shumicën dërrmuese të rasteve :)).

O Dita, ju pergzoj per fantazine, po ky malumi as veten e vet nuk pergenjeshtron dot ndaj kot e kini
Mire moulin e more vesh Po te tjeret.
Aman ore per lulush bashuq
Si shpejt other qe gjithe ministrat e bere deshe te sali kriminel IT ministrat te brendshm
Qe UDBa eshte shkrire ti me keto fjale anud ta mashtrosh aske,pikerisht kjo deklarate me jep bindje edhe mete forte se ti je i UDBes,qenka shkrire UDBa,une jam nga kosova,dhe te kesh kontakt me nje serb ne zemer te serbise,qe i thone qetniqka shumadija,qneka mese e vertete se ti akoma punon per ta.
Gjyshi kishte 3 qen dhe 6 kelysha qe ruante bagetite. Kelyshet qe nuk ruanin mire i vriste dhe i zvendesonte me me te fotre e te zgjuar .Beni durim kete do beje dhe Saliu me Mulin .
U hap nje kapitull qe do nxjerri zbuluar te gjithe bashkepuntoret e agjenturave te huaja .Ja ky eshte demi qe beri Muli.Deri dje ishin hipoteza dhe goje te liga, sot e tutje te verteta si drita e diellit.
Berishovici dhe Blushi merren me nje fakir te Shqiperise se Mesme , me Roshin, e Shqiperise se bute ku hane e
dhjesin te te gjithe shpellaret e shkemboret sepse ky i
varfer Roshi nuk ka klane qe te thone nje fjale mbrojtje,
idem Haxhiu i Qamilit,, qe eshte i vetmi i pareabilituar dhe
e dini pse ? Sepse luftoi gjakpiresit,as vodhi as tradhetoi
vetem tha se duam “baba dovleti”,bythe e plasur sepse e
e tha kete kur te tjeret : hajna vrases,kriminele ,bagabonde, gangstere,mafioze duke filluar qe nga nalti
i madherise sot kane permendore e gezojne respekt nga
grupe banditesh e rufianesh te pa skrupull,e antishqiptare
te betuar . Edhe Muli shyqyr qe na paskish “shpetuar”nga
serbet dhe UDB-ja e Rankovicit,Milloshit e Titos,pa futur
ketu keta te tanishmit qe po pretendijne te hyjne ne Euro-
pe pa mardhate e ish- Jugoslkavise se Milloshevicit ! Ashtu qofte …. ,!!!
Persa Muli paska njohur mire UDB-n aq sa ai di dhe diten qe eshte shkrire ajo,del se ai paska qene vertet ne sherbim te zbulimit Jugoslav ne deme te shqipetraeve.Nqs kemi nje gjyqesor vetretet efikas,duhet hetuar e te dal e verteta e ketij mashtruesi. Dihet se MULI per ti shpetuar akuzes,do beje dredha si gjarperi,por nuk besoje qe tja dredhe prokurorise.