Drita nuk do të dridhet në poç

Saimir Lleshi

Gjatë inaugurimit të një nënstacioni elektrike në jug të vendit, kryeministri Edi Rama u kujdes që një pjesë të fjalës së tij ta tregonte në formë shakaja.

Ai e konsideron veprën strategjike për furnizimin me energji të Jugut të vendit, duke theksuar se do t’i jepet fund dridhjes së dritës në poç.

“Një vepër me rëndësi strategjike. Më në fund pas kaq shumë e shumë vitesh drita të mos dridhet në poç si dridhet eja dhe ik, eja dhe ik, duke stresuar njerëzit dhe dekurajuar vizitorët”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se nënstacioni elektrik i Babicës u dedikohet të gjithë shqiptarëve që mbështetën reformën e guximshme në energji, e cila bëri të mundur çeljen e investimeve të bllokuara për shkak të krizës, që sipas tij  ishte zhytur ky sistem nga qeveria e djeshme. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *