Top Channel ka shënuar një kthim të suksesshëm mbrëmë tek investigimi dhe interesat reale të publikut.
Sapo kanë kaluar festat e fundvitit emisioni Top Story në TCH ka vëzhguar fondet që janë përdorur për dekorin në këtë periudhë.
Siç dihet, Bashkitë e tenderojnë këtë procedurë çdo vit, por në shumicën e rasteve dekori i përdorur është i njëjti me atë të një viti më parë.
Emisioni ka marr hap pas hapi, një seri tenderash abuzivë të kryer vitet e fundit. Për çdo punë që kryhet dhe që kërkon një vlerë të caktuar parash duhet të tenderohet. Në bazë të specifikave dhe të kohës kur kryhet ky proces, vendoset edhe lloji i tij.
Bashkia që mban kampion për shpenzimet për dekor në vitin 2019 është ajo e Elbasanit. Sipas dokumenteve zyrtare rezulton se kjo Bashki ka shpenzuar mbi 13.4 milion lekë të re.
Një shifër kjo shumë e lartë krahasuar me atë të një viti më parë. Në vitin 2018 u shpenzuan 5 milionë lekë. Por ajo që vihet re, dekori i Bashkisë është i njëjtë. Pra, është njësoj si pema e vitit të ri që ka çdo familje, blihet njëherë dhe përdoret për 4-5 vite.
Po të shohësh dekorin në Bashkinë Vlorë me rastin e festave të fundvitit për 2019 ka kushtuar mbi 5.5 milionë lekë të reja. Edhe kjo Bashki, e ka rritur fondin për dekor, nga 4.7 milionë krahasuar me një vit më parë. Paratë rezultojnë shpenzuar por dekori mbetet i njëjtë.
Të njëjtën rrugë kanë ndjekur edhe Bashkitë e tjera, duke shpenzuar para nga xhepat e taksapaguesve për të krijuar atmosferë festive.
Këtu vlen të përmendet fakti se edhe Bashkia Durrës e cila u prek nga tërmeti i 26 nëntorit është dekoruar. Kjo Bashki e ka lidhur kontratën me vlerë 5.9 milionë lekë të reja, në 15 nëntor, afërsisht një javë para tërmetit.
Nëse analizohen dokumentet e një viti më parë rezulton se Bashkinë e Durrësit e dekoron e njëjta kompani. Por në ndryshim nga viti në vit është rritur. Në vitin 2017 ishte 3.9 milionë, në 2018 5 milionë dhe në 2019 5.9 milionë lekë.
Kjo ishte vetëm një pjesë e abuzimeve, por tenderat janë thembra e Akilit e qeverisjeve në Shqipëri.
Emisioni ka marrë me radhë disa syresh dhe format si abuzohet.
Janë katër:
I pari është procesi i rrobaqepsisë. Pra, procesi i prerjes së kushteve të tenderit sipas nevojës së atij që duhet të fitoj. Kjo do të thotë që autoriteti kontraktues, pra ministria, bashkia apo institucioni vendos kriteret që i shkojnë për shtat kompanisë së paracaktuar.
Varianti i dytë, ka të bëjë me vlerën e tenderit që është e përafërt me fondin limit. Ta shpjegojmë më thjeshtë. Nëse një institucion alokon 100 milionë lekë për një shërbim, atëherë kompania e fiton me 99.9 milionë lekë.
Një mënyrë tjetër që abuzohet me tenderat është pjesëmarrja fiktive. Në tender duhet të marrin pjesë më shumë se një kompani.
Forma e katërt është ajo që njihet si oligotenderi. Tre ose katër operatorë tregu bien dakord me njëri tjetrin që të fitojnë tenderat me radhë. Kështu vendosin që tenderin e parë do ta marrë i pari, të dytin i dyti dhe të tretin i treti. Pra, marrin pjesë që të gjithë por i pari e fiton të tjerët marrin pjesë dhe paraqesin dokument fiktive, me mungesa, me ofertë më të lartë…. me qëllim që të fitoj i pari.
Një nga mënyrat e tenderimit është edhe ajo me negocim të drejtpërdrejtë dhe pa shpallje. Ligji parashikon që ky proces të zhvillohet në situata emergjence dhe që justifikohen nga institucioni që po e kryen.
Në të vërtetë kjo nuk ndodh në kushte të jashtëzakonshme, por bëhet zakonisht nga një pjesë e mirë e institucioneve.
Top Story ka evidentuar një tjetër shkelje që organizohet gjatë procesit të tenderimit. Në shumë raste nuk zbatohen afatet e ankimimit. Kjo do të thotë që sapo shpallet fituesi atë ditë, menjëherë lidhet kontrata.
Kjo është në shkelje të ligjit 123/2013 i cili parashikon një afat 7 ditor për ankimim për proceduarat e prokurimeve, anakandeve dhe koncesioneve ose PPP-ve.
Albcontrol dhe Policia e Shtetit, tendera të fryrë dhe të dyshimtë
Një tjetër rast i dyshimtë është tenderi për uniformat e policisë. Në gusht të vitit që lamë pas, qeveria akordoi një fond prej 23 milionë euro për uniformat e reja verore dhe dimërore të policisë për katër vite. Një shumë kjo rreth trefish më e lartë.
Po të shikojmë prokurimet nga shtatori 2013 deri në qershor 2019, pra për rreth 6 vjet, qeveria ka shpenzuar rreth 7,8 milionë euro për uniformat e policisë.
Albcontrol, kompania shtetërore që menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore të Shqipërisë, thyen rekordin për fryrjen e fondeve të tenderave.
Kështu, ky institucion, alokoi një tender rreth 500 mijë euro për ti mësuar gjuhën angleze, 10 punonjësve të saj.
Duket qartazi, që një kurs anglishtje i tillë, nuk kushton kaq as në Harvard apo Oksford!
Ndërkohë në muajin nëntor të vitit 2019, Albcontrol hapi një tender me vlerë rreth 400 mijë euro, për kontrollin mjekësor të punonjësve të saj, që njihet ndryshe si Check Up.
Edhe ky ishte një tender tejet abuziv, për dy arsye. E para punonjësit e Albcontrol janë zyrtarë shtetërorë dhe për pasojë nuk mund të trajtohen ndryshe nga administrata shtetërore.
E dyta, shërbimin e Check e ofron një koncesion i qeverisë, i miratuar në vitin 2015, dhe ku mund të përfitojnë falas shërbimin në çdo qendër shëndetësore.
Dhe e treta, shifra e tenderit prej 400 mijë euro për 332 punonjës që ka Albcontrol, është tepër e fryrë. Nëse e përpjestojmë këtë shifër, i bie që çdo punonjës i Albcontrol do të paguajë rreth 1200 euro për një kontroll mjekësor!
Bashkia e Përrenjasit dhe ajo e Librazhdit kanë kryer tendera për prerje të pyjeve në shkelje të ligjit.
Kjo kalon çdo kufi shkeljeje, pasi prej vitit 2016 ne kemi në fuqi moratoriumin për pyjet, që ndalon çdokënd për të prerë dru.
Një rast akoma më komik është ai në Bashkinë e Librazhdit, që edhe kjo ka vendosur për prerjen e pyllit. Kompania e shpallur fituese “AL-MEKS-UD”, rezulton e dënuar për… prerje të drurve të pyllit.
Gjithashtu kjo kompani është nën sekuestro nga përmbarimi pasi nuk ka paguar një gjobë ndaj Inspektoratit të Pyjeve. “AL-MEKS-UD” është gjobitur në janarin e vitit 2017, pasi ishte konstatuar se po transportonte dy ngarkesa me lëndë drusore të pamarkuar.
Madje, kapja e kësaj kompanie është bërë pikërisht në Njësinë Administrative Polis, në të njëjtin vend që kjo kompani ka fituar së fundmi edhe tenderin për të prerë me leje.
Këto ishin vetëm disa nga denoncimet në emisionin e mbrëmshëm në TCH, të cilat do vijojnë.
Dita

Ne godinat dhe ne zyrat e shtetit te korruptuar Shqiptar ,ka plase MUTI ciper themeleve dhe ska zot nene ta pastroje .Me keqeardhje kemi shku te gjithe per lesh harapi ,na falni sinqerisht per fjalorin .
Deri kur ??
Më lejen tuaj,
do e kisha krejt ma lehte.
Politikanet me i bvetë…!
Ç’punë të dobishmë bënë
tash 28 vjet?!
Sa fabrika u ndertuan?
Sa uzina, sa hekurudha?
Djersa dhe paratë tona ku shkruan?
Sa rruge u bënë dhe sa ura?
Sa u shtua popullsia?
Sa u forcua shteti dhe ushtria?
Sa u rritë mirqenja qytetarëve..?
Sa ju lehtësua jeta baballarëve?
Sa u rritë punësimi
Sa u ul emigrimi?
Sa hektarë tokë u sistemua?
Sa hektarë pyje u rinovua?
Sa shkolla u hapen në fshatra?
Sa shtepi kulturë ose vatra?
Sa lumënjë u reabelituanë?
Sa agjenatuara e prita malesh u ndertuan?
Sa parti u themeluan..?!
Parat e popullit ku dreqin shkuan?
Dhe sa vitë duhet të presim…
Thua të grisur e keni thesin?!
(Ppjetri@)
Lezhë më/06/01/2020/
E shiti bythen dhe Topi si ju Dita te Like Floriri.
Te punosh per nje popull si Edi Rama , te admirohesh nga nje popull kur e zhvillon ate eshte fati me i madh per nje individ , te admirohesh nga nje popull me besim e sinqeritet eshte force e madhe , mencuri e madhe per nje lider te mencur shpirtmadh , por kete pasuri e thesar nuk e kuptojne kurre egoistet e pangopur e medioker .
T gjithe te korruptum
P.sh, Rama mund të jetë njeriu më i papëlqyr në Politikë!?
Po ç’rëndësi ka!?
Rama u imponua Socialistëve, donin nuk donin Socialistët Ai u zgjodh Kryetar i PS.
Por çfarë t’i bëjmë PD-së që ka një frymë trashëgiminë e frymës së Enver Hoxha!?
30 vjet i njëjti drejtues në PD.
Asgjë nuk lëviz në PD.
Shikon ca vlera njerëzish në PD që kanë tundur Diktaturën, aty në PD rrinë në rresht, kur e shikojnë qartë që Liderët e saj sakrifikojnë Partinë për interesat personale, dhe nuk reagojnë fare!?
Nuk reagojnë sepse PD të shpall armik i Partisë.
Si mund të shpresojmë nga PD, bëhet pyetja prej vitesh!?
Unë isha 11 vjeç kur dëgjova dhe njoha emrin Sali Berisha, tani pres të martohet fëmija im, dhe përsëri Sali Berisha në politikë, Kryetari të fakto i PD.
E kuptoni se çfarë ndodh.
N.q.s nuk e falimentojnë Qytetarët këtë Parti, kjo Parti me idenë e Kultit të Persoonit ka për të ecur gjithë jetën e saj.
Plaku Sali bën politikë së të vijë në Pushtet!?
Pyetja që lind është!?
Ç’i duhet Pushteti këtij, kur Ky e ka rezauruar gjithë ciklin Politik!?
Por i duhet Pushteti për interes personale.
Nëse, se është harxhim kohe të mendosh dhe të besosh tek PD.
Saliu kërkonte që më 2002, ka ndikuar shumë Debati i tij me Nanon tek Unë!?
Që para 18 vjetëve, Saliu kërkonte Qeveri më bazë të gjerë, i duheshe pushteti me çdo mënyrë.
E nxorri Nano bllok në logjikë, por kujt i thua.
Prisni njerëz Sali Berishën. . . . .
Llogarisi kohën kur Saliu erdhi në Pushtet dhe deri më sot, llogarisi edhe Liderët e Italisë, Anglisë, Amerilsë të kohës kur erdhi Saliu në Pushtet, dhe deri më sot.
Në Angli kanë qarkulluar 18,000 herë figurat politike që nga 1992, më Itali po kështu, në Amerikë po kështu!?
Na është bërë Saliu si Presidenti Iranian.
Akoma diskuton Saliu se si do vi në Pushtet.
Por pse i duhet Saliut Pushteti!?
C ne Rama vjedh???
Jo mer vlla esjhte thjesht nje piktor bohem.
une them ta lyejme edhe osbe-nê me boje,tani qe na erdhi rasti ne dore.
Ah more Bregu,se ka plot teveqele qe mendojne si ty,ptandaj sundojne prej 30 vjetesh shushunja si Berisha,Basha dhe tani super mashtruesi SHUSHUNJE …Edi Rama!
Edhe një gjë duhet kuptuar.
Cilido, individ apo parti, që mendon se do bëjë një grup shokësh për të mbledhur një thes votash, për të kapë ndonjë zyrë pushteti e për rrujt ndonjë dorë lekësh e ka GABIM!!!
Nuk ka për të qenë më si më parë…! Bashkë me qeverinë e Tepsisë do marrë fund edhe vetë tepsia.
Ndaj e vetmja rrugë mbetet që kush do të konkurrojë në politikë duhet të konkurojë me ide, programe e pse jo projekte konkrete.
Dhe vend për ide e për politikë idesh ka sa të duash.
Nuk bëhet më politikë me fjali që shprehen gjysma me fjalë e gjysma me gjeste. As politikë me vende pune në këmbim të votës, nuk mund të ketë.
Tepsi, favore e vende pune jep qeveria dhe ja si është katandisur. Ska as qen për emergjenca.
Kush do të bëjë politikë duhet të dalë nga llogjika e favoreve të tepsisë që përfaqësohet denjësisht nga qeveria e sotme. Përfaqësohet madje në mënyrën më besnike të mundshme. Askush nuk e mund dot në këtë pjesë!
Por ajo mundet me një ide e projekt të mirë.
Unë kështu e mendoj.
Interesante, edhe TV klan shqetesohet pse opozita nuk del kunder sistemit!
Hahahaaa 🙂
E ndoqa emisionin
U ra te gjitha bashkive po jo asaj tw Tiranes ku eshte nami me korrupsion.
Nga 21-shi tek fusha e Ali Demit, fiks 40 minuta me makine. Kjo eshte Tirana e betonit dhe cmendurise se kullave ne cdo meter katror. Ky qytet eshte kaps.
Dhe imagjino qe ishte ora 3 e pasdites! Shyqyr qe nuk dola ne 4 kur dalin njerezit nga puna!
Problemi eshte qe ky korrupsion do vazhdoje nese vijon rotacioni PD-PS.
Ju te Dites e kini vene ne dukje por jo mjaftushem.
Pa hyre ndeshkimi jo vetem ligjor por edhe me vote i maskarenjve nuk ka me Shqiperi.
Qe te kuptohet vota duhen rritur alternativat politike jo PD-PS hajdutash dhe mbulues te njeri tjetrit gjithe kohen
Jo vetem Edi dhe Luli por dhe Mona nuk e do me ndryshimin e sistemit zgjedhor. Situate me te qarte nuk mund te kete. Te gjithe jane bere bashke ne mbrojtje te statusquo-se.
Lyli & EDvEri kane rene dakortne pazar qe te ruajne kete Sistem Zgjedhor duke shtuar korrektimin Kombetar per ti numeruar votat e LSI dhe PDIU!
Kurioz ku jane takuar..
Ata do vazhdojne vjedhin ne do vazhdojme te grindemi si delet be be be.
Keshtu e ka gjithe bota.
Eshte sistemi
Nsryshe duhej bere pyetja: Përse të mos e hedhin besimtarët kryqin në ujë dhe të kridhen e ta kapin priftërinjtë?!
Pret një popull , të vërteta !?
Erdh njëzetat, erdh njëzeta,
Pret një popull të vërteta !?
Të gjithë presim, kaloi praku,
Presim ç’ do na nxjerrë spaku !?
Çdo bëjë spaku dhe reforma,
Vlerë vërteta a kokrra dogma !?
Do të japin llogari,
Krerët tanë me përgjegjësi !?
Kush qindin na punoi,
Kush çdo gjë e tjetërsoi !?
Kush me hilet e dredhinë,
30 vjet , mpiu nxiu ,Shqipërinë !?
Kush fillimet abuzoi,
Kush pronë shtetin , tjetërsoi !?
Kush kombëtaren , pasuri ,
Ndau ,rrëmbeu me miq të tij !?
Kush na hodhi dhe në erë ,
Me Gërdec e plot të tjerë !?
Kush gllabëroi çdo gjë kombëtare,
Minierë, naftë, armë ashiqare !?
Kush kombinat , uzinë, fabrikë,
I shkallmoi , vit më vit !?
Kush pa punë na la në rrugë ,
Me çek-badhin ,e ne pa bukë !?
Kush shkatërroi me mllef kusari,
Tapi toke, depo ari !?
Gjithë një popull do të vërtetën,
Mish për top se kemi jetën. !?
Tundu SPAK ,erdhi njëzeta ,
Pret një popull , të vërteta !
Nuk po sulmon Ramen Topi o Dita.
Nuk e ha kurre qeni te zotin
Korrupsioni me i rrezikshem eshte ai ne polici.
Se i jep efektet jo direkt.
Shifni cbehet vetem.janari sapo ka nis viti
7 dite, 10 te vdekur. Nje police shkepet ne hotele, polici Velo ben naten taksistin e Zogut. O Llesh te ka ik Policia per lesh!
Sakte!
Dje u vra me paramendim një person në Rrëshen…nga çfarë thuhet del se në këtë qytet ka probleme të rënda konfliktesh sepse gati çdo dy tre muaj vritet një njeri…shteti çfarë bën…SHISH,Bashkia,Policia…asgjë inekzistente…një qytet me jo më shumë se 5000 banorë dhe një rreth si ai i Mirditës jo më shumë se 20 000 banorë…
Policia njofton….ftojmë qytetaret të na japin informacion në numrin 112…. sjellje skandaloze..
Por me këtë rast desha të evidentoj edhe të njëjtën situatë në Burrel,Laç,Bajram Curri e Shkodër qe janë disa qytete e rrethe që kanë një situatë shumë ptoblematike….shteti flen gjumë….
Po ky korrupsion eshte shkaku pse ikin shqiptaret.
Po kujt ti flasesh?
Rames?
Te quan genjeshtar, vetem ai eshte e verteta.
I vërtetë është ai qytetar që nuk ka para të ushqejë fëmijët, që është i papunë dhe nuk ka shpresë, ku të vetmen rrugë gjen emigrimin ilegal, por për Ramën virtual ai është si çdo emigrant i vendeve të BE-së që lëviznin lirshëm për punë.
Viti 2019 – viti rekord i largimeve të shqiptarëve nga Shqipëria dhe vlonjatët janë në vendet e para!
Shikoni dhe pyesni në familjet tuaja, fisin, krushqitë, shoqëritë e miqësitë, lagje, pallat e qytet, se sa kanë ikur, pse kanë ikur dhe sa po pergatiten për të ikur.
Dhe nuk ikin siç ikin normalisht kudo në emigrim për një jetë më të mirë me premtimin për t’u rikthyer perseri në vendin e vet, por ikin me shpresën e fikur dhe mendjen top se “ky vend nuk bëhet më!”
Historia e shpopullimit pritet të vazhdojë dhe në 2020!
Sa keq!
Cne kush vjedh aty bah..
Te na rroje ky KM yne i nderuar se mendjen vec te fluturat me krahe e pa krahe e ka mendjen.Ku ka lene me qytetar ne moshe pune te rrije ketu ne vendin e vet.Ai po realizon me sukses pa asnje rezistence,planin ogurzi te Sorosit per cpopullimin e vendit sa me shpejte dhe ja kane arritur.Eshte tradhtari dhe hajduti me i madh i te gjitha kohrave.
Një shtet që nuk i siguron punë, ardhmeri, mbrojtje e siguri popullit te vet është shtet muti, dhe krytari i saj mut muti..!!!
Kryetari i ri i Elbasanit nuk e arrin kurre Lal Qaziimin,As Ai i Durresit nuk krahasohert dot me Gjushon.
Akoma nuk ka zaptuar sheshin kryesor te qytetit me gjithe kinema Milenum te Rames,qe e shembi per te ndertuar nje alamet 20 kateshi,qe i ka bllokuar gjithe pamjen Elbasanit. Vetem nje hyrje ben sa gjithe zbukurimet e vitit ri.
Prndaj mos u kapni me therrmijat.
Topi kerkon gjilperen ne kashte.
Korrupsioni eshte sheshit, nuk ka me nevoje per denoncime por per arrestime e mundesisht per ndonje zgjidhje edhe me radikale.
Nuk ka optimist a pesimist, që të mundet me përshkru tregjedinë e banorëve që jetojnë në çadra në mes dimrit…
Ka me prove korrupsioni me kete popull se kjo??
KESHTU SI PO SHKOJNE PUNET, SHUME SHPEJT POPULLI DO E “HAJË” RAMËN ME GJITHË BENEVREKË
– Ç’kërkoni nga Shqiptarët?!
Me shqiptarët ndërtuat shtete,me ta ndërtuat besime fetare, ç’do fjalë që flisni është gjuhë e Shqiptarisë . Me ta vutë pasuri!, i vodhët, i vratë!, peng i morët! ç’kërkoni më ? ZOTIN kërkoni?! Atë nuk j’a u merni dot sepse ai do t’ju shpërblejë për të gjitha këto vepra të shëmtuara, ju pjella e Shqiptarëve, një ditë do ta kërkoni t’i ktheni mbrapsht të gjitha por do të jetë vonë sepse me paqen nuk luftoni dot, është e njëjta gjë sikur të luftosh me veten tënde.
Nëse arrin të takosh Zotin kërkoi paqe, sepse të keqen e ke me vete!
Ja kështu më shkruante dikur një miku im këtu
Pergjigjen per te gjitha keto ju a ka dhene BREGU.Sipas tij akoma per te gjitha keto vjedhje,mashtrime e maskaralleqe qe behen fajin e ka Saliu prandaj ne duam apo nuk duam duhet te bejme durim e te presim me kete pushtet e me Ramen ne krye deri sa te mbylli syte Saliu qe dmth ;prit gomar te mbije bar,reston e dini vete.
AKOMA NUK PASKA NGORDHUR??!!
Mos u mërzisni se vjen narkoshteti i dixhitalit dhe ua rregullon qefin. Dhe botoni komentet se jeni bërë më kazan se kazani
Ne kohet e kqija qe jetojn shqiptaret ne Shqiperi nuk ka Idealizem ka grabitqarizem !
Nuk ka Parti Politike te mirefollt ka grupe grabitqaresh te organizuar qe rrjepin publikun shqiptar
Grabitja nuk ka ngjyre politike ! Te gjithe Derrat nje turi kan !
Grabitqar!
Une se kuptoj titullin qe ka vendos gazeta dita! Me ne fund top chenell u zgjua, Top story ka denoncuar me qindra raste korruptive por me sa duket gazeta dita tani e paska marr vesht.
Tani presim nga Top Story te beje lajm gazeta dita opozita e vertet qe habilaj i vogel ti beje qoken habilajt te madh,,,pfff
Shpejt u kujtua.
Po per Lali Dhjerin do kete emision special?
Per Ramutin dhe Unazen, sterilizimin, rruget, Hecet, mielli serb, qumeshti serb. Deti dhe Vorio Dulja?
Per sa vite eshte instaluar dhe ka marre rruge e keqja, sot behet nami vetem me nje emision.
Mbrapa, shume mbrapa o gazekare shqiptare
Pse behet gjithe ky shpenzim gjigand ne Elbasan .Gjithe qytetaret flasin me shqetsim pr shpenzimet perbindeshe per “Parkun Rinia”.me kosto qe ka shkuar 3 miljarde leke per beton e kanale gjigande guri qe po cuditen te gjithe pa funksione .Me qindra peme jane prere thare e nuk zevendesohen deri tek bulevardi kryesore..Ka 11 vjet qe nji xhami ne qender te qytetit qendron e rrenuar e asnji nuk mbane pergjegjesi.Plehrat ne mes te qytetit prane kesaj xhamije.Disa here ka qene ne Elbasan kryeministri e nuk i ka pare keto crregullime e me e rende eshte edhe fakti qe ky qytetne zemer te Shqiperise eshte pa kinema se kinemane e mrekullueshme milenium qe ishte e prishen per te bere pallat 15 katesh..