Me një djalë dhe shishe me alkool, fotoja e Dianës adoleshente del nga arkivat

anazapta

Një foto e princeshës së ndjerë Diana në prehrin e një djaloshi ka dalë në ankand.

Fotoja i përket kohës kur Diana ishte adoleshente dhe është gjetur në arkivin e fotove të vjetra të gazetës Daily Mirror. Në pjesën e pasme të fotos shkruhet data 26 shkurt 1981) mendohet të jetë data kur është blerë), dy ditë pas fejesës zyrtare të Dianës me princin Çarls.

Fotoja e rrallë e Dianës, që në atë kohë mbante mbiemrin Spenser, tregon princeshën e ardhshme të shtrirë, me kokën në prehrin e një djali që lexon një libër, ndërsa në pravazin e dritares gjendet një shishe alkool.

Ajo që të bie në sy te fotoja është mbishkrimi “Të mos publikohet”.

Fotoja është shkrepur diku nga fundi i vitit 1979 ose 1980, gjatë pushimeve të Dianës në Zvicër. / Dita /

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *