“Me një puthje, do kuptosh atë çka është heshtur”, sot Dita Botërore e Puthjes

Elena Tase

Dita e sotme përkon me Ditën Botërore të Puthjes, por kjo nuk do të thotë që duhet t’i puthni të dashurit tuaj vetëm sot.

Puthni sa më shumë e kujtoni gjithmonë shprehjen e poetit spanjoll Pablo Neruda, “Me një puthje, do të kuptosh të gjithë atë çka është heshtur.”

Gjithsesi, puthja ka shumë efekte pozitive në trupin tonë të cilat mund t’i zbuloni më poshtë:

Ajo është jo vetëm shprehje e dashurisë, apo një mënyrë për të treguar ndjenjën dhe dëshirën për të qënë pranë dikujt. Prekja e buzëve shkakton shkakton një sërë reaksionesh biokimike që kanë efektin që na bëjnë të ndihemi mirë: puthja romantike ka fuqinë të clirojë dhe ndikon në shkëmbimin e feromoneve, testosteronit dhe substancave të tjera që kontrollojnë kiminë e dëshirës seksuale, por gjithashtu puthja vëllazërore ose ajo midis prindërve dhe fëmijëve ka efektin e lëshimit të oksitocinit, një nga hormonet më të fuqishme të mirëqenies.

Mbani mend puthja sjell me vete përparësi të shumta: përveç shprehjes së dashurisë dhe ndjeshmërisë, puthja ka fuqinë për të forcuar sistemin tonë imunitar. Përveç kësaj, ajo redukton nivelet e stresit në sajë të hormoneve që kundërveprojnë me kortizol.

Ajo madje ka aftësinë për të luftuar rrudhat, pasi vë në veprim 34 muskuj të ndryshëm të fytyrës.

Share This Article
2 Comments
  • PUTHMË, MOJ E DASHUR

    Puthmë moj e dashur puthmë
    Gjer në dhimbje gjer në gjak
    S’e duron dot ftohtësirën
    Zemra ndezur zjarr e flakë

    S’ është kupa e përmbysur
    Mes gazmorëve për ne
    Ti një gjë kupto moj mike
    Veç një herë rron mbi dhe

    Shih në mes të errësirës
    Hënën që shkëlqim vërshon
    Sikur t’ish një korb i verdhë
    Përmbi tokë fluturon

    Puthmë de se kalbësia
    Këngën time ma këndoi
    Ka të ngjarë qielli lart
    Fundin tim parashikoi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *