Ka një aksion të shtrirë në kohë dhe hapësirë, me angazhim të madh burimesh njerëzore dhe me kosto edhe elektorale për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, dhe më në fund sektori i energjisë elektrike futet në hullinë e zbatimit të ligjit dhe nga ky operacion kursehen rreth 60 apo 70 milionë euro. Ka edhe një llaf goje nga kompania Bankers, dhe fshihen nga lista qindra miliona euro. Nuk është çështje krahasimi, sepse në të dy këta sektorë strategjikë, nevoja për veprimin e ligjit ka qenë ulëritëse. Por fakti që një kompani për vite të tëra ka shtrydhur për qejf të vet pasurinë tonë kombëtar është pak për ta quajtur revoltues. Dhe bëhet shumëfish i tillë, kur njerëzit kuptojnë që një gjë e tillë nuk mund të ndodhë pa dijeninë dhe “pjesëmarrjen” e figurave të larta të pushtetit. Le të mendojmë për një çast një episod të thjeshtuar të “shtetit ligjor” që na kanë lënë qeveritarët e djeshëm. Bankersi i thotë Albpetrolit, “kam kryer 300 milionë euro shpenzime, dua të m’i zbresësh por shiko se nuk kam faturë”. “Ok plako”, i thotë ky i dyti, dhe ata jetuan të lumtur.
Të flasësh për shifra të tilla fshehjesh e abuzimesh, dhe pastaj të thuash se kështu po sulmohen investitorët e huaj, është e tepërt. Këtu, të huaj e “vendallinj” kanë bërë kërdinë me një pasuri strategjike shqiptare, që ikën e nuk kthehet më. Dhe nxjerrim këto konkluzione bazuar në pak shifra e copa dokumentesh që kanë arritur të shohin dritën e shtypit; po në përditshmërinë e rutinës së kësaj kompanie, sa mund të shkojë shuma e abuzimit?
Me një të rënë të lapsit, shqiptarët janë grabitur sistematikisht. Me një resht të harxhuar, psh, futen në xhep tatimet e papaguara për 125 milionë euro. Kësaj i mbivendoset edhe ndotja e parikuperueshme e mjedisit, dhe dëmtimet ndaj banorëve të një zone të tërë. Në këtë pikë, për kërkesën e llogarisë që që duket se po fillon qeveria, dikush do kishte vetëm një pyetje: Pse kaq vonë…

ne politike ndonjehere (shpesh) vullneti eshte me percaktues se cilesite e tjera. Po edhe te tjerat sduhen lene pas dore.
Tani duhet nje proteste masive si ajo e Lendeve Kimike
nuk ka rruge tjeter
per Ramutin kjo ishte nje test qe e vuri perballe frikes se popullit.
dhe rezultati qe se, sikur te mos e kishin refuzuar oferten e pastrimit te LHL-ve ne do kishim arritur Evropen.
Me keto lloj argumente te poshtra dhe te pista dhane koncesionet per Bankers,Kurum, edhe do japin Albpetrol.