Më pak pemë, më shumë sëmundje

anazapta

Nëse pakësohet numri i pemëve, rriten edhe problemet shëndetësore te njerëzit. Një studim i kryer nga autoritetet agrikulturore në SHBA thotë se ka një lidhje të fortë mes shpyllëzimit dhe problemeve kardiovaskulare dhe respiratore. Analizat janë bazuar në të dhënat e mbledhura në 15 shtete amerikane, ku një parazit kishte shkatërruar rreth 100 milionë pemë gjatë viteve 1990-2007. Pemët nuk u zëvendësuan dhe efekti në shëndetin e njerëzve qe i dukshëm, 21 mijë raste vdekjeje më shumë se norma. Studimi është publikuar në revistën “American Journal of Preventative Medicine”.

 

Share This Article
1 Comment
  • Kemi mësuar që në shkollë tetëvjeçare (jo këtë të saliut analfabet) se pemët thithin gazin karbonik dhe çlirojnë oksigjenin në atmosferë. Oksigjenin, që gjallesat ku futemi dhe ne njerëzit, e kemi aq të nevojshëm për të jetuar. Pra pemët pastrojnë ajrin dhe na mbrojnë nga pluhuri dhe gazet kimike të prodhuara nga industritë.
    Natyra nuk ka krijuar asgjë të tepërt. Ekuilibri që ajo ka vendosur midis botës bimore, botës shtazore, ujit dhe njeriut, është PËRSOSMËRIA që njeriu nuk duhet ta shkatërrojë. Në se prishet ky EKUILIBËR pasojat në rradhë të parë i ndjejmë ne, njerëzit, në formën e sëmundjeve.
    Por mesa duket njeriu modern, po bëhet më barbar se njeriu paraardhës….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *