Vitin e ardhshëm pritet që për të kaluar në rrugën Durrës-Kukës duhet të paguash.
Fillimisht u tha se çmimi do të jetë 5 euro, por ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto deklaroi sot se çmim do të jetë më i ulët se shuma e mësipërme.
“Janë dy oferta për rrugën e kombit, nën asistencën e IFC-së që është pjesë e BB dhe mund të them që në këtë moment po realizohen disa sqarime për ofertën e kompanive. Shumë shpejt do të dalë komisioni me një vendim përsa i takon cilësisë së kësaj oferte, interesit publik të saj. Tarifa e propozuar është nën 5 euro”, tha ministri Haxhinasto.
Deklaratat e tij u bënë pas një takimi me shoqatat e taksive, ku deklaroi se po shihet plani për goditjen e informalitetit në këtë sektor. /Dita/

A ka fut euron Shqiperia si monedhe?
E ka futur Kosova o lloji,si dhe te gjithë te tjerët turiste a tregtare qe vine nga veriu,,,,!