“Më pëlqejnë gazetaret që përkulen kollaj”- gafa që i hapi telashe ministrit serb

Saimir Lleshi

Një shaka i shkaktoi pozicionin e ministrit. Bëhet fjalë për ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Bratislav Gashiç, i cili ofendoi një gazetare teksa po e merrnin në intervistë.

Gazetarja televizive u përkul disi për t’i hapur pozicionin e filmimit kameramanit, por ministri lëshoi edhe një shaka pa shumë krip.

“Më pëlqejnë gazetaret që përkulen kollaj”, ka thënë Gashic.

Kjo deklaratë e tij nuk i ka pëlqyer aspak kryeministrit Aleksandër Vucic, i cili ka thënë se do ta shkarkojë ministrin e Mbrojtjes.

“Ne duhet të mbrojmë të gjitha gratë në Serbi, ky ishte një mesazh i keq për të gjitha femrat dhe kur mora detyrën si kryeministër thashë se Serbia do të jetë një shtet modern dhe i denjë. Një vend ku gratë nuk fyhen, ku nuk ka maskilizëm dhe fyerje seksiste”, tha Vucic

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *