Sekuestrohen 4.600 kg domate në dy kontrolle të mëngjesit të sotëm në kompani të njohura greke, në mjaft njësi shitëse në Athinë.
Agjencia për kontrollin cilësor, higjienik dhe të kimikateve në fruta-perimet e Pireut, ka konstatuar se në dy ngarkesa domatesh të ardhura nga Shqipëria dhe Italia, niveli i pesticideve ishte shumë herë më i lartë se i lejueshmi.
Menjëherë rreth 5 ton domate janë tërhequr nga tregu dhe janë shkatërruar për të mos rrezikuar shëndetin e konsumatorëve. Gjatë kontrollit u vu re se kompania përkatëse me shumë njësi shitjeje në Athinë ka shpërndarë në treg domate me kimikate të tilla, duke deklaruar se vijon kontrolli gjatë gjithë kësaj periudhe.
Natyrshëm lind pyetja, po tek ne çfarë do të ndodhte me këto domate, apo ato janë aktualisht në treg dhe konsumatori shqiptar vazhdon t’i konsumojë pa e mbrojtur askush?
o.j/dita

Prandaj shqipove po u çpifen lloj lloj semundjesh. Ky vend eshte bere si kafaz kafshesh
ja pra z.Peleshi qe nuk paska pesticide ne perimet dhe frutat shqiptare,dhe z/vendesministri jot biznesmen fut keto helme ne legalitet te plote duke helmatisur shqiptaret pa u bere merak se ka konflikt interesi dhe llogjika te çon se ai eshte ortak me ju dhe fitimet i ndani bashke pavaresisht se ky biznes i kushton mjaft semundje dhe deri vdekje shqipetareve.Shpresoj qe PROKURORIA t’a marre ne dore URGJENTISHT kete çeshtje pasi prova konkrete e laboratoreve greke vertetoi akuzat e shume shqiptareve per helmatisje me qellim te shqiptareve dhe se duti organizmat qe paguhen nga taksapaguesit shqiptare per te mbrojtur shendetin e tyre duhet te reformohen pasi jane bere pale me keta maskarenj qe nuk kursejne asgje para lekut.K/ministri duhet te shprehet urgjentisht per kete problem dhe te shkarkohet ugjentisht Ai Peleshi
Pyetja a i konsumojne shqiptaret keto plehra me pesticide eshte dhene para ca ditesh edhe ketu ne gazete. Zv. i Peleshit, zv. ministri i bujqesise sillte keto lloj helmesh nga jashte, natyrisht jo per ti groposur por per te groposur shqiptaret.
No comment.
Po kush do ti asgjesoje AKU-ja jone e degjeneruar
Prandaj eshte bere kanceri si puna e gripit.
Faji me i rende eshte i prodhusve. Ata po shndrohen ne “varrmihes “te prodhimeve te tyre ! Po i stolisin ato pra, prodhimet e tyre me lloilloi bojrash qe jane kimikate qe helmojne token , bimen frutat dhe njerzit e kafshet qe i perdorin per tu ushqyer! Zbukurimet me ngjyra per pjekje te shpejte , ,te parakohesme eshte demi me i madh qe i behet njeriut dhe bimes..Te vendose ligje te rrepta per ndalimin dhe perdorimin e ketyre lendeve ne bujqesi qe shkojne deri ne asgjesimin e siperfaqeve te trajtuara , ashtu sic veprohet me siperfaqet e mbjella me “kanabis”! Ja perse prodhusit e perimeve por edhe te frutave nuk kane perse ankohen se nuk u shiten prodhimet; per kete jane vete fajtore!
Krime ndaj ketij popullu behen per dite, por ky pa diskutim duhet konsideruar krimi me i rende! Pse i paguajme keto institucione qe duhet te marrin masa ne mbrojtje te shendetit te konsumatorit, por kane rene ne gjume letargjik? Ne kohen e diktatures vertete nuk kishte shumellojshmeri, por ajo qe ishte, ishte e shendetshme, dhe nuk behej fjale per perzierje me helme. Ky vend u be i pajetueshem, dhe nuk u vihet faj njerezve qe duan t’i a mbathin nje sahat e me pare!
Nuk e ve ne dyshim, por vjen pak era mut sepse Jorgua(komshiu im ketu ne Greqi) e mbjell spinaqin sot dhe per 10 dite ka shkuar 1 kg. gjethja.!!!???