Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit. Në pranga ka përfunduar Myslim Verdha. I riu është arrestuar në lagjen numër 11 të qytetit bregdetar, pasi lëvizte i armatosur.
Gjatë kontrollit fizik 26-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provave materiale një armë zjarri pistoletë, e llojit TT , bashkë me një krehër me 7 fishekë.
Myslim Verdha, i cili njihet edhe me emrin Donald Verdha, është një emër i njohur për policinë e Durrësit, pasi ka precedent të mëparshëm penal. Në nëntor të vitit 2012, kur ishte 22 vjeç ai është plagosur me armë zjarri.
Ai është përleshur me Amarildo Çekinin (në atë kohë edhe ky 22 vjeç) dhe më pas kanë nxjerrë armët për të qëlluar ndaj njëri-tjetrit.

Ky miku tani e mban armen se e ka degjuar mire thirrjen e kushtrimit per armatosje!
Nuk e di pse hesht prokuroria per ate palo burre qe dikush i tha edhe “burre shteti”!
Ai i pari ne burg,pas tij te gjithe qe gjenden me arme.