Ambientalisti i njohur Lavdosh Ferruni, në një intervistë për revistën “Java” thotë se planifikimi urban që po i bëhet kryeqytetit është një veprim kriminal që do ta bëjë atë të pabanueshëm. Ferruni e sheh të metën kryesore të planit të kryebashkiakut Basha te rritja e dendësisë së banorëve në mënyrë të pabesueshme, duke e çuar në 25 mijë banorë për kilometër katror, kur norma europiane është 4 mijë.
“Kjo që po ndodh këtu është e paimagjinueshme dhe e paprecedent në asnjë vend të botës. Tirana me 15 mijë banorë/km2 e që renditet në 10-15 qytetet me dendësinë më të madhe, planifikohet me gjakftohtësi kriminale që dendësia të arrijë në 25 mijë banorë/km2, nga 4 mijë që është standardi europian duke e bërë kështu qytetin të pabanueshëm!”, thotë Ferruni, duke theksuar se kjo tentativë kriminale duhet ndaluar.
Lavdoshi ka plotesisht te drejte.
Po projektohet bathorizimi i Tiranes, me zhdukjen e cdo gjurme te identitetit te saj.