Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Me po aq ashpërsi, sa rrugaçët vetë…
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Analiza > Me po aq ashpërsi, sa rrugaçët vetë…
Analiza

Me po aq ashpërsi, sa rrugaçët vetë…

anazapta
Published December 18, 2012
Share
SHARE

Shumëkush do ta ketë marrë vesh se çfarë ndodhi në Prishtinë, natën e 14 dhjetorit 2012. Revista Kosovo 2.0 kish organizuar një promovim të numrit të saj më të ri, kushtuar seksualitetit. Ky promovim u kundërshtua nga lloj-lloj elementesh, derisa rreth 20 vetë hynë me forcë në sallën ku do të zhvillohej promovimi dhe festa dhe e shkatërruan atë, duke rrahur edhe një prej organizatorëve.

Nga lajmet e përcjella, duket sikur sulmi dhe dhuna ndaj eventit kanë qenë të motivuara fetarisht; dhe janë kryer prej fanatikësh të Islamit. Ngjarja është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale. Kjo dhunë e papranueshme provon, edhe një herë, sa të papërgatitur jemi, si shoqëri, për t’i zgjidhur konfliktet në mënyrë të qytetëruar.

Prandaj edhe përfitoj për t’u shprehur simpatinë dhe solidaritetin viktimave të kësaj proteste të ndërkryerish. Ndërkohë, në sajtin përkatës, lexoj se revista në fjalë u kushtohej, mes të tjerash, çështjeve si më poshtë:  Jeta LGBT në Kosovë dhe në Ballkan […], interseksualiteti, kirurgjia e ndërrimit të gjinisë në Beograd, dhuna homofobike në Ballkan, baret e masturbimit, evolucioni i pornografisë në Kosovë, homoseksualiteti dhe lufta… dhe shumë, shumë më tepër.

Ndërsa provokimi është element i natyrshëm i mediave margjinale, mua nuk më duket se baret e masturbimit dhe ndërrimi kirurgjikal i gjinisë në Beograd lidhen ndonjëfarësoj me aktualitetet shqiptare dhe mënyrën me të cilën jemi mësuar t’u qasemi këtyre çështjeve. Edhe pse seksualiteti në hapësirën shqiptare meriton urgjentisht vëmendje nga shoqëria civile, sidomos sa i përket rolit dhe pozitës së gruas brenda strukturave seksuale, shumë nga çështjet që zotohet të trajtojë revista janë të importuara.

E kuptoj që një shoqëri e prapambetur si jona është e detyruar të importojë zgjidhje të gatshme për shumë probleme që e gërryejnë së brendshmi; por problemet vetë nuk kemi pse t’i importojmë. Tonat na dalin dhe na teprojnë. Organizma dhe OJQ që qëndrojnë pas revistave dhe eventeve të tilla, që i mbështetin dhe i festojnë ato e kanë ndoshta edhe për detyrim moral, ndaj shoqërive ku veprojnë, që të merren me problemet e mirëfillta në terren, jo të përkthejnë, përshtatin dhe shpërndajnë problematikat e atyre që i financojnë.

Njëlloj e importuar më duket edhe dhuna e organizuar, prej një grupi ekstremistësh fetarë, që kërkon të vërë rregull moral në metropolin “e shthurur”; duke marrë përsipër rolin qesharak të autoritetit maskilist, në një shoqëri ku problemet më të mëdha, në fushën për të cilën flasim, janë shkaktuar bash nga ky autoritet maskilist patriarkal, dhe vjetrimi total i mekanizmave që ka adoptuar Islami i atjeshëm, për t’i bërë ballë modernitetit në mënyrë të arsyeshme.

Palët në Kosovë kanë zhvilluar një luftë mes tyre që nuk është e jona, me armë që nuk janë tonat. Faji më i madh i organizatorëve të Kosovo 2.0 është se nuk ishin në gjendje të parashikojnë, dhe të denoncojnë paraprakisht, reaksionin e shpërpjesëtuar të krahut konservativ, të dhunshëm, maskilist, agresiv dhe fanatik-islamist të shoqërisë kosovare, ndaj provokimit të tyre.  Ndërkohë shoqëria civile dhe shteti në Kosovë bëjnë mirë t’i trajtojnë rrugaçët, islamistë apo futbollistikë qofshin, me po aq ashpërsi, sa ç’tregojnë rrugaçët vetë për t’i mbyllur gojën mendimit ndryshe.

anazapta December 18, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?