Më qani burrin, se jam në dasmë

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

Përshëndetje DITA! Ata kryebashkiakët, si ata që kanë dalë majtas edhe ata djathtas, janë pjella partiake, por nga momenti i marrjes së mandatit janë shërbëtorë të komunitetit pa përjashtim, të çdo krahu e besimi politik në bashkitë ku janë zgjedhur. Këta të djathtët vane tek xhamia së pari të falen e t’i bëjnë dua hoxhë Lulit, kupto Saliun. Ky qëndrim është prej injorantësh që nuk kanë haber fare nga rregullat, ligjet e nga sistemi demokratik. Veprime shumë qesharake për çdo vend demokratik në Europe bëjnë këta palo demokratët tanë. Kuptoni o njerëz edhe një herë se sa i rrezikshëm është Saliu dhe i biri Luli? Në cilin vend të Europës kjo mund të bëjë vaki, i thërret kryeministri ata shkojnë në “xhami”? Në një fshat tregojnë se një gruaje i vdiq burri disa ditë para një dasme për të cilën ajo kishte dhe ftesë? Por gruaja nuk mori pjesë në ceremoninë mortore, duke ju thënë shoqeve dhe komshijeve të saj: Ju lutemi të më qani burrin se unë jam e zënë, po shkoj në dasmë! A nuk po bën një gjë të tillë PD në këtë rast…..?

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *