Për 70-vjetorin e SH.U. “Skënderbej”

Dita

Në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare kundër pushtuesve nazifashistë u përfshinë të gjithë shqiptarët që u dhimbsej atdheu i robëruar, pa dallim moshe e gjinie. Ndër ta të shumtë ishin edhe të moshës së mitur 14-15 vjeçare që u rreshtuan në formacione të ndryshme partizane. Të tillë kishte jo pak edhe Brigada e 8 Sulmuese partizane, e cila i nisi betejat kundër pushtuesve nazifashistë nga skaji jugor i Shqipërisë dhe i përfundoi në  Vishegrad të ish-Jugosllavisë. Një nga këta pionierë-partizanë të kësaj njësie të lavdishme partizane ishte edhe autori i këtyre kujtimeve. Me përfundimin e betejës së madhe shumë-ditore për çlirimin e kryeqytetit tonë, Tiranës, Brigadën e 8 Sulmuese e priste një tjetër detyrë luftarake. Komanda e Përgjithshme e Ushtrisë Nacionalçlirimtare do t`i vinte detyrën të marshonte drejt veriut për t`iu bashkuar Divizionit të 6 Sulmues.

  Pas disa ditësh pushimi për të marrë veten, për t`u çlodhur, për grumbullimin e dorëzimin e trofeve që u ishin zënë nazistëve dhe për ndonjë riorganizim të mundshëm, siç ishte edhe zëvendësimi i komandantit të deritanishëm, Asaf Dragoti e komisarit Qazim Kondi përkatësisht me Feti Smokthinën e Rasim Bazon, Brigada 8 më 1 dhjetor nisi lëvizjen nga fusha e aviacionit e Tiranës drejt veriut. Ndërkohë, në ditët para nisjes, ne ndiqnim me ankth luftimet që po zhvillonin forcat partizane për çlirimin e qytetit të fundit, Shkodrës. Dhe ja, lajmin e shumëpritur e morëm më 29 nëntor se në mëngjesin e kësaj date Shkodra ishte çliruar. Një gëzim e hare e papërshkruar na pushtoi të gjithëve ne partizanëve dhe mbarë popullin, sepse çlirimi i këtij qyteti shënonte çlirimin e gjithë vendit. 

 Më 29 nëntor Shqipëria u çlirua, por Lufta e Dytë Botërore nuk kish mbaruar. Në kuadrin e Aleancës antifashiste Anglo-Sovjeto-Amerikane, në krahun e të cilës e kishte rreshtuar veten vendi ynë me luftën që bëri, kishte detyrime për ta vazhduar ndjekjen e nazistëve këmba-këmbës edhe përtej kufijve gjeografikë, në ndihmë të popujve të Jugosllavisë në të cilën padrejtësisht përfshiheshin edhe shumë troje shqiptare të populluara nga bashkëkombësit tanë. Pas një marshimi të gjatë, më 5 dhjetor brigada mbërriti në Shkodër dhe pa pushuar fare, të nesërmen më 6 dhjetor, ajo vazhdoi lëvizjen  drejt Hanit të Hotit, nga ku më 8 dhjetor 1944 kaloi kufirin, u fut në tokat e Malit të Zi dhe iu bashkua divizionit të 6, forcat e të cilit atje tashmë ishin duke kryer luftime në ndihmë të këtij vendi për t`u çliruar nga nazistët. Në këtë divizion të UNçl. shqiptare që iu bashkua edhe Brigada e 8, bënin pjesë brigadat 6, 7 dhe e 22-të partizane. Në bashkëveprim me to edhe Brigada jonë kreu një varg luftimesh kundër forcave gjermane për çlirimin e disa zonave të Malit të Zi, luftimet zgjatën gjatë gjithë dhjetorit.cilirimi tiranes

  Në fund të dhjetorit, komanda e Divizionit, në një nga fushat e Tuzit, organizoi një mbledhje të brigadave, ku komandanti i Divizionit, Gjin Marku, na komunikoi urdhrin e Komandës së Përgjithshme për të “ndjekur armikun këmba-këmbës edhe në Bosnjë e më tej”. Me një entuziazëm të paparë të partizanëve shpërthyen urraatë dhe britmat: “Në Berlin! Në Berlin!” Buçiti e tërë fusha nga jehona e brohoritjeve, nga që mendonim se mund të shkonim deri në strofkën e fundit të nazistëve. Kjo ishte shprehje e moralit të lartë të partizanëve shqiptarë dhe e urrejtjes së pakufishme ndaj murtajës nazifashiste që i shkaktoi gjithë atë gjëmë vendit tonë dhe mbarë Evropës. Që pasditen e asaj mbledhjeje, 31 dhjetor, brigadat nisën marshimin përmes një terreni malor tepër të vështirë dhe një dimri të acartë, ku çdo gjë ishte mbuluar me borë, aq sa pishat e shtëpitë çatilarta dukeshin si piramida të bardha, lumenjtë kishin zënë akull përsipër. Marshonim pa pushim tërë ditën, por kishte raste edhe natën, ngaqë qendra të banuara kishte pak dhe shumë të shpërndara, të vogla e larg njëra tjetrës. Marshonim pa asnjë furnizim ushqimor. Edhe kur mbërrinim në ndonjë fshat, banorët ishin shumë të varfër e nuk kishin çfarë të na jepnin. Në rastin më të mirë mund të na bënin ndonjë kaçamak patatesh pa vaj e kripë që vetëm nga uria e madhe mund të hahej. Për bukë as që bëhej fjalë. Pas një marshimi të lodhshëm e rraskapitës, por me moral të lartë të partizanëve, Brigada jonë e 8 më 13 janar 1945 hyri në qytetin e Plevljes. Megjithëse qyteti ishte i dëmtuar nga lufta dhe kishte vështirësi, qytetarët e Plevljes, ku kishte edhe mjaft shqipfolës, na pritën mirë e na dhanë edhe për të ngrënë.. Pas qëndrimit një natë në këtë qytet, të nesërmen batalioni i 3-të i Brigadës së 8, në të cilin bëja pjesë, u vendos në kodrat periferike në veri të Plevljes, në pritje të urdhrit për t’u futur në luftë për çlirimin e qytetit të rëndësishëm Vishegrad. Gjatë qëndrimit aty, me partizanët bëhej një përgatitje e dendur politiko-ushtarake, por edhe pastrim e higjienizim vetjak.

 

  Ishte fillimi i shkurtit 1945, kur mbërriti një urdhër tjetër i Komandës së Përgjithshme.  Ai bënte fjalë për kthimin e pionierëve-partizanë në Tiranë për shkollim. Në urdhër thuhej: “Meqenëse së shpejti çelen shkollat dhe duke marrë parasysh se kjo kategori ka nevojë më shumë se kushdo tjetër për arsim, kjo Komandë ka vendosur që t’i heqë nga Ushtria dhe t’i vendosë nëpër shkolla të ndryshme…” (Dokumenti i Komandës dhe i Shtabit të Përgjithshëm, V-2, faqe 241).

 Për zbatimin e urdhrit të mësipërm, komanda e batalionit rreshtoi efektivin, komunikoi urdhrin dhe urdhëroi që të gjithë pionierët të dilnin nga rreshti. Mirëpo asnjëri nuk lëvizte. Na vinte keq të ndaheshim nga shokët e luftës, nga Brigada. Na vinte keq që na hiqej mundësia për të marrë pjesë në betejën që po e prisnim nga dita në ditë të niste për çlirimin e Vishegradit. Kjo gjë i detyroi komandantin e batalionit, Sami Aliaj dhe zëvendëskomisarin Simo Dhamo (komisari Pano Xhixho ndodhej i plagosur rëndë në një spital) me komandantët e kompanive të futeshin nëpër rreshta dhe të na nxirrnin për krahu nga rreshti. Të grupuar na nisën për në Plevlje, ku do bashkoheshim me pionierët e të gjithë brigadës sonë dhe të brigadave të tjera të divizionit. Atje u bëmë rreth 75 pionierë, ndër të cilët rreth 16 ishin vajza. Para nisjes u bë njëfarë organizimi, ku komandant u vu kapiteni i moshuar Xhako Kajca dhe komisar, togeri Dilaver Bedinaj. Me këta në krye nisëm marshimin e vështirë për t’u kthyer në atdhe. Ishim rreth 280 km larg kufirit tonë shtetëror, situata ishte jo paqësore, vepronin banda të reaksionit në të dy anët e kufirit. Shto edhe të ftohtit e madh dhe urinë (pa asnjë lloj furnizimi), si dhe moshën tonë të brishtë.

 

 Marshimi zgjati disa ditë. Natën ndaleshim për t’u gdhirë nëpër fshatra, por në çdo shtëpi kur kërkonim ndonjë gjë për të ngrënë na përgjigjeshin me “Nemamo nishta” (s`kemi asgjë) . Kështu arritëm deri në Tuz, ku gjetëm një prapavijë të Divizionit të 6 dhe na dhanë bukë e djathë. Pastaj shkuam në fshatra shqiptare të Tuzit afër kufirit për t’u gdhirë. Na pritën jashtëzakonisht mirë dhe na kërkonin me këmbëngulje që të bënim të pamundurën që ata të mos i linim “nën bajrakun e shqaut, por t’i bashkonim me Shqipninë e madhe”. Të nesërmen na përcollën me lot në sy, duke na përsëritur lutjen “Mos na lini në duart e shqaut”, por në kufi na kthyen prapa për shkak të disa trazirave që kishin krijuar në Malësinë e Madhe mbeturinat e reaksionit e të bandave kriminale. Pas qetësimit të situatës, na njoftuan të vazhdonim rrugën për në Shqipëri. Kaluam kufirin në Han të Hotit dhe duke u ndalur fshat më fshat për të kaluar natën, mbërritëm në Shkodër, ku u furnizuam me ushqim e me ndonjë veshje. Të nesërmen u nisëm me kamionë dhe mbërritëm në Tiranë. Ishte gjysma e parë e marsit 1945. Pas ca ditësh grumbullimi e qëndrimi të pionierëve nga të gjitha repartet e Ushtrisë në garnizonin e Tiranës, që ndodhej përballë e pak më poshtë Bankës së Shtetit, aty nga gjysma e dytë e muajit mars, dy-tre oficerë të Shtabit të Përgjithshëm na rreshtuan dhe na shoqëruan për në ndërtesat ushtarake, që më vonë do të merrnin emrin Shkolla e Bashkuar e Oficerëve “Enver Hoxha”, ndërsa tani është vendosur Ministria e Mbrojtjes. Aty na prisnin tre oficerë: kapiten Thoma Frashri, një toger që nuk më kujtohet emri dhe aspirant Hamdi Shahini. Kapiten Thomai na komunikoi se me urdhër të Komandabeeeegntit të Përgjithshëm, gjeneral-kolonel Enver Hoxha, për ju këtu do hapet Shkolla e Pionierëve të luftës. Kështu u quajt në fillim ajo.

 Fillimisht kushtet aty ishin jo të mira, qoftë për fjetje, qoftë për ushqim. Vendi sapo kish dalë nga lufta, kishte vështirësi të mëdha ekonomike, varfëria mbisundonte gjithë vendin. Aty ku u vendosëm, ishin të freskëta gjurmët e luftës: Një llogore në mes të sheshit ndërmjet ndërtesave, një soletë ndërtese e dëmtuar nga një predhë e rëndë e të tjera. Na u caktuan dhomat ku do flinim përkohësisht dhe mensa ku do hanim. Për ushqim na sillnin  bukë misri, një gjellë me bollgur të ndihmave ushqimore të UNRA-s me krimba dhe çaj. U bë dhe një organizim i përkohshëm në formë batalioni, ku krahas drejtuesve zyrtarë të shkollës, një nga pionierët, Ylber Sevrani, u caktua komandant dhe një nga pionieret vajza, Xhevrie Golemi, u caktua komisare e batalionit. Nuk kishte as klasa mësimore të  përgatitura e të mobiluara e as mësues. Pra, kishte shumë probleme krijimi i kushteve normale për një institucion arsimor. Por me përpjekjet e komandës së shkollës dhe me mbështetjen e Shtabit e të Komandës së Përgjithshme, u arrit shumë shpejt të plotësoheshin kushtet e nevojshme, të normalizohej gjendja.   

  Ne që u bëmë nxënësit e parë të kësaj shkolle, erdhëm aty me nivele shkollimi të ndryshëm, madje kishte edhe shumë analfabetë. Prandaj, në fillim pionierët u ndanë në dy grupe mësimore: një grup me ata që nuk kishin bërë asnjë klasë shkollë, me të cilët nisi menjëherë mësimi i shkrim-leximit, ndërsa grupi tjetër me ata që kishin mbaruar klasa të ndryshme nga fillorja deri te gjimnazi, me të cilët bëhej mësim i përbashkët për njohuri të përgjithshme nga një-dy mësues. Kjo gjë u bë në fillim derisa të rregulloheshin klasat e të gjendeshin mësuesit e nevojshëm. Me rregullimin e mobilimin e klasave dhe sigurimin e personelit mësimdhënës, nxënësit u ndanë sipas klasave të nivelit përkatës të secilit dhe procesi mësimor nisi normalisht

Nga brigadat partizane ne erdhëm me gjithë pushkët dhe këto i mbanim nën jastëk ku flinim, ngaqë na vinte keq t’i dorëzonim. Por më vonë na i mblodhën me marifet. Erdhi një ditë në shkollë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Mehmet Shehu për të parë gjendjen dhe përgatitjet për nisjen e procesit mësimor. Ai kur kish parë pushkët nën jastëk nëpër dhomat e fjetjes, kish thënë “pse nuk ua kini mbledhur”. Drejtuesit e shkollës i kishin thënë se nuk pranojnë t’i dorëzojnë. Ai, si duket, u ka dhënë mendje si të na i merrnin pa zhurmë. Të nesërmen na nxorën në një stërvitje taktike në terren, në zonën ku më vonë u ndërtua Kinostudio “Shqipëria e Re”, duke na urdhëruar ndryshe nga herët e tjera, të mos i merrnim armët se stërvitja do zhvillohej pa to. Kur u kthyem në drekë në shkollë, armët nuk i gjetëm. Sado që bëmë au-iu, armët nuk na u kthyen më. Dhe e vërteta ishte se ato nuk na duheshin më për momentin, por na duhej t`i përvisheshim shkollimit.

  Shkolla që na mblodhi neve pionierët partizanë si klloçka zogjtë dhe që u pagëzua me emrin Shkolla Ushtarake “Skënderbej”, nisi e vazhdoi rrugën e saj me të gjitha kërkesat e një shkolle bashkëkohore, duke u bërë një nga shkollat e mesme më të mira e më të lakmuara të Republikës. Emrin e Skënderbeut legjendar e mbajti me nder deri në fund, duke u bërë një fidanishte e pashtershme e kuadrove ushtarake për të gjithë ushtrinë dhe llojet e Forcave të Armatosura. Pas pionierëve partizanë, kontingjente të kësaj shkolle u bënë breza me radhë të nxënësve më të mirë  nga të gjitha shkollat 7 e 8-vjeçare të vendit.beggg

 Që nga viti 1947 e në vazhdim nisën të përzgjidheshin e të dërgoheshin jashtë shtetit grupe skënderbegasish për të vazhduar studimet e larta në akademitë e detarisë, të aviacionit, të ndërlidhjes e të tjera, si dhe në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve të vendit tonë. Ata i mbaruan me rezultate të larta këto akademi dhe u bënë kuadro komanduese e specialistë të zotë si këmbësorë, detarë, aviatorë, artilierë, tankistë, ndërlidhës, kimistë, mjekë ushtarakë, inxhinierë etj. që një jetë të tërë shërbyen me përkushtim në të gjitha nivelet e strukturave të Forcave të Armatosura, duke e rritur ndjeshëm aftësinë profesionale të këtyre strukturave.

  Sot njomëzakët e viteve të luftës e të viteve të para të pasluftës janë veteranë flokëthinjur që militojnë në Organizatën e veteranëve të LANÇ dhe mbrojnë me vendosmëri idealet atdhetare dhe vlerat, për të cilat hodhën pushkën krahut që në moshë të mitur dhe luftuan krah për krah me bashkëluftëtarët e tyre të rritur për çlirimin e vendit.

Mirëpo, për fat të keq, erdhi një kohë absurde kur ajo fidanishte u quajt e panevojshme dhe u mbyll, sepse u tkurr edhe Ushtria vetë, duke u katandisur “kokoshi një thelë” bashkë me armët speciale të saj që sot janë inekzistente. Megjithatë, vlerat dhe emri i mirë i asaj shkolle, që u krijua 70 vjet më parë, do të kujtohen e nuk do të harrohen kurrë nga brezat që kanë kaluar nëpër atë shkollë, si dhe nga populli që e lakmonte për fëmijët e tij.

 *Një nga skënderbegasit e parë të viteve 1945-47, kryetar i Komitetit të veteranëve të LANÇ të rrethit të Vlorës

         

 

Share This Article
16 Comments
  • Pergezime Profesor Seit Jonuzaj, meritoni vetem falenderime per punen tuaj si petagog, si nga te paket astronom te vendit tone, meritoni pergezime nga te gjithe Shqiptaret edhe per konsulencen shume te dobishme qe ju dhate per tradhetin e faljes se detiti grekeve qe kryetradhetari sali berisha bashke me lolon e tij lulzim bashen po benin ne kurriz te Kombit!
    Rrespkte pafund i nderuar Profesor!

  • FIDANISHTJA E USHTRISE.

    QE FEMIJE U SHKOLLUA SKENDERBEU DHE U BE PRINCI ME MADH USHTARAK

    QE FEMIJE FILLUAN KETA SKENDERE DHE NUK BESOJ QE TE KETE PASUR

    SHKOLLE ME TE FORTE SE KJO.

    SHKOLLA E SKENDERBEUT, ESHTE KRENARIA E KOMBIT.

  • Kujtoj me nostalgji vitet ne Shkollen ”SKENDERBEJ”.Me dhjetra e dhjetra djem nga i gjithe vendi u pregatiten si kuadro ushtarak ne bankat e kesaj shkolle te lavdishme.
    Mirenjohje e respekt per komanduesit ENVER OSMANI,kuader i rralle,model i oficerit,respekt per te palodhurin AQIF MUCA.
    Falenderim e respekt te vecante per trupen pedagogjike te shkolles ,per pedagoget VASLIKA VASI,LEONORA RIZA,falenderim per te paharruarin ING.SHABAN BARDHOSHI,e shume e shume te tjere pedagoge qe punuan me pasion,perkushtim per pergatitjen e kuadrove te ardhshem te ushtrise shqipetare.
    GEZUAR FESTEN E 70-VJETORIT TE SHKOLLES USHTARAKE ”SKENDERBEJ”,SHOKET E MIJE TE DASHUR,ISH KOMANDANTE E KOMISAR,PEDAGOGE E PUNONJES QE NA SHERBYEN, PREGATITEN DHE EDUKUAN ME DASHURINE PER ATDHEUN,TE CILIT I SHERBYEM DHE JEMI TE GATSHEM TI SHERBEJME ME DEVOTSHMERI PAVARSISHT SE TANI JEMI ME THINJA.

    • @@@@@ Mireli ? Enver Osmani kolegu e shoku im dhe komandanti juaj ka nja dy muaj që nuk jeton më! Vdiq pas një paralize gati 8 mujore në moshën 68 vjeç! Fjalën e përmortëshme e mbajta unë,mezi e lexova nga ngashërimi! Ju prehtë shpirti në paqe. Për të gjithë skënderbegasit e lavdishëm ,bij të sakrificave të pasosura “Gëzuar 70 vjetorin e shkollës me moral të lartë e shpirt luftarak”! Më pëlqeu shumë dhe autori Seit Jonuzaj të cilin nuk e njoh. Ka bërë një shkrim me ndjenjë,me vërtetësi e fisnikëri! U trondita kur lexova për disa figura legjendare si Xhako Kajca i cili me të drejtë është quajtur “Gjenerali i Dangëllisë”! Njoha dhe shumë të tjerë nga ata që përmendnit ju dhe z. Seit! Nderime autorit dhe urime për festën e skënderbegasve “Mireli”!

  • Ajo shkolle ishte madheshtore, aq shume e kujtojne tani ate shkolle dhe ate brez sa ja shkulen tullat, ja shkaterruan historine dhe prit kur ta japin per shesh ndertimi.
    Rama, Kodheli dhe qirjo Nishani do benin mire qe atij brezi ti kthenin sa me pare SHQUP-in dhe Saliun qe i kercenoje hapur ne ate shesh te SHQUP-it ta arrestojne dhe ta dergojne te 313-ta.

  • Faleminderit per kete artikull. nje shkolle e gjenerata te shkelqyera .mirenjohje e respekt.

    mallkim brez pas brezi n,q,s jetojne familjes kriminele tradhetare moster sali ram sheqere berisha liri serbi rama

  • E kam per nder qe kam qene skenderbegas dhe ne kete 70 vjetorin e krijimit te Shkolles se Mesme Ushtarake “SKENDERBEJ” i dergoj urime te gjithe ish nxenesve te saj,qe i sherbyem ATDHEUT me perkushtim dhe sakrifica te panumerta!
    Dhe vjen nje dite,kur me ne flokthinjurit e saj,pas 90-tes,te gjitha qeverite,qe e hoqen veten si DEMOKRATIKE, jane sjelle si FASHISTE!
    Eshte krim i pafalshem,qe ne ish ushtaraket ne vend te PENSIONIT DINJITOZ ,qofte sipas ligjeve qe kane nxjerre vete keto qeveri,nuk kemi marre asnje dite MASEN E CAKTUAR ME LIGJ TE PENSIONIT,por vetem lemosha!
    Qe nga viti 1991,STATUSI I USHTARAKUT nuk eshte zbatuar asnje here,por me nje URREJTJE ndaj nesh,jane nxjerre ligje,VKM-ra dhe urdhera e udhezime te brendeshme,qe kane bere te mundur DISKRIMINIMIN TONE FINANCIAR!
    Qeverite e ndryshme,sidomos ato te sunduara nga ARMIKU ME I MADH I USHTARAKEVE,Sali Berisha,kane nxjerre ligje dhe VKM ne kundershim me KUSHTETUTEN duke mos na dhene per 3 vjet rresht,1996 deri ne 1998,asnje qindarke pension te parakohshem!
    Shteti kriminal i atyre viteve asnjehere nuk mendoi se me cfare do jetonin keta njerez bashke me familjet e tyre,kur jo per fajin tone na u HOQ E DREJTA E PROFESIONIT per interesa shteterore!!
    Jo vetem kaq,por as sot ,ndonese ligjet jane fare te qarta,as gjykatat nuk na e japin te drejten tone!!!Ka dy vjet qeveria Rama qe nuk ka bere ASGJE per pensionet e ushtarakeve,por me propagande e demasgogji na rrefen se filan ushtaraku,pas 1 janarit 2015 i doli pensioni mbi 300 mije leke si rrjedhoje e Skemes se RE!!!
    Nuk mashtron dot njeri,zoti kryeminister!
    Pensionet tona do te rriten vetem kur ju te shfuqizoni ligjet,VKM ,Aktin Normativ kriminal NR.5/2010 dhe te zbatoni Vendimin nr.33/2010 teGjykates Kushtetuese,duke na paguar te gjithe DIFERENCEN E PA PAGUAR TE PENSIONIT,qe nga 1996 e deri me sot!!
    Te na ktheni milionat e mbajtura padrejtesisht ,si DEBITORE pas 2009 dhe te vendoset llogaritja e pensioneve sipas ligjeve ne fuqi e jo sipas udhezimeve politike kriminale!!Shkelja me e madhe qe na eshte bere ne ish ushtarakeve per llogaritjen e pensioneve konsiston ne faktin,qe PAGA REFERUESE nuk eshte marre ajo e ushtarakut aktiv ,qe eshte ne momentin e plotesimit te kushteve per pension pleqerie te secilit nga ne,por eshte marre, PER TURP TE ZOTIT, paga referuese e nje AGRONOMI te ish kooperativave bujqesore!
    Edhe ne momentin e lirimit,pra ne 1993 e kam patur pagen referuese 137 mije leke,ndersa pensioni i pleqerise me eshte llogaritur me pagen referues te agronomit me 4110 leke!!!
    Edhe nje injorant e kupton SHKELJEN MONSTRUOZE qe na eshte bere ne ish ushtarakeve!!
    Nje skandal i vertete jane edhe gjyqet qe kemi hapur per kete qellim!
    Pas 4 vjet seancash pa fund,gjyqtari Gentian Medja,i Gjykates Administrative te Shkalles se Pare,Tirane,mori nje vendim SKANDALOZ per mua,qe eshte per t’u bere objekt ESTRADE!!! Mire nuk do te jape drejtesi gjykatesi,por te pakten kete PADREJTESI te mos ta vertetonte edhe tek MOSNJOHJA E PLOTE E LEGJISLACIONIT NE FUQI!!!
    Nuk besoj se i kontrollon njeri keta gjykates te PA AFTE,se per mua ky Gentian Medja eshte per t’u fshire nga drejtesia nje ore e me pare!!!
    Zoti Rama!
    Boll na keni perdorur ne ish ushtarakeve per 25 vjet si karrem politik,por gjithmone na keni mashtruar deri tek buka e gojes!!
    Kemi punuar tere jeten per interesin e pergjithshem,ndersa tani na takon te punoje shteti per ne!!!
    Ne e kemi bere detyren tone kur ishte koha dhe vendi,ndersa ju HESHTNI!!
    PO UA THEM HAPUR:Ne se nuk na jepni DIFERENCEN E PA PAGUAR PADREJTESISHT TE PENSIONIT,qe nga 1996 e deri me sot sipas ligjeve te kohes,nga familja dhe farefisi im mos prosni votast e rreth 220 veteve!
    NUK JAPIM ME VOTAT,PER NJEREZ DHE PARTI QE TE NA DHE TALLEN ME NE!!!
    Jepini fund GJYQEVE MASKARADE qe po bejme ne ish ushtaraket per vite te tera!
    Urdheroni juristet tuaj,sidomos ata te ISSH,qe te heqin nga praktika e tyre udhezimet kriminale te qeverise Berisha dhe te na japin te drejtat tona!
    JU BEJ THIRRJE TE GJITHE ISH USHTARAKEVE,qe te organizojme PROTESTA TE VAZHDUESHME para Kuvendit,Kryeministrise,zyrave te NATO-s etj per te kerkuar hapur te DREJTAST TONA TE MOHUARA per 25 vjet!!
    Qeveria Rama deri tani eshte marre me ish te persekutuarit,ndersa ne ish ushtaraket,po na PERSEKUTON akoma duke na perdorur si limon i shtrydhur!!!

    • Zoti Vladimir, ankoju e perbalt ligjet e parlamentit dhe vendimet e qeverise nqs nuk te pelqejne. Si zakonisht ne shqiptaret kur nuk na pelqen nje vendim, sado i drejte te jete, perbaltim emrin e gjyqtarit,duke i vene epitete si i korruptuar apo i paafte. Mendja ma merr qe nuk je jurist dhe si i tille nuk ke aftesine as te drejte te gjykosh apo te vleresosh aftesine apo paaftesine e nje gjyqtari. Nje keshille per ty dhe per te gjithe: ankonju ndaj vendimit te gjykates tek shkalla me e larte, mos shani e perbaltni njerez me vlera e integritet.

  • Tuzi ju ka thene ketyre partizaneve,qe do clironin Vishegradin e Bosnjes:Mos na lini ne dore te shkjaut! Edhe qenin po ta lesh ne dore te hasmit te kthehet e te kafshon nje dite.Nderim dhe respekt per te gjithe ata malsore shqiptare ne Mal te zi,qe ne kushtet e genocidit,ruajten shqiptarine!.

    • Edhe perkunder lutjeve te shqiptareve te Malit te Zi, partizanet shqiptar, fatkeqesisht nuk u dolen ne ndihme atyre. Shume me e rendesishme per partizanet ishte ruajtja e “miqesise se perjetshme” me jugosllavet se sa ndihma vellezerve te tyre shqiptar.

      • Ne bijte e atyre PARTIZANEVE te 4 DIVIZIONEVE te Ushtrise Nacional -Clirimtare te Shqiperise qe luftuan e derdhen gjakun per CLIRIMNIN E TROJEVE SHQIPTARE NE ISH JUGOSALLAVI,nuk presim,qe te thone nje fjale te mire nga PJELLAT E ATYRE QE BASHKEPUNUAN ME PUSHTUESIT NAZI-FASHIST dhe derdhen gjak shqiptari!
        E kam per nder qe jam i biri i nje PARTIZANI TE BRIGADES 22 HEROIKE qe luftoi per CLIRIMIN E SHKODRES dhe me pas te qytetit te TUZIT ne Malin e ZI!
        Eshte mashtrim i ndyre kjo qe thote ky “alberti”,se partizanet e mbajten te rrethuar per 3 dite e nete qytetin e Tuzit ku mbroheshin gjermanet dhe ne diten e trete hyne si CLIRIMTARE ne qytet!
        Eshte fakt real se ne ato momente ne qytetin e Tuzit nuk u gjend asnje njeri,sepse ishin terrorizuar nga nazistet dhe Cetniket serbe( koleget e ballisteve tane) dhe vetem kur u njoftuan se ne TUZ HYNE PARTIZANET SHQIPTARE, erdhen nga malet dhe shpellat dhe me LOT NE SY NGA GEZIMI perqafonin vellezerit e tryre CLIRIMTARE!!!
        Doemos eshte politika anti shqiptare e klikes TITO-Rankovicit dhe e UDB-se,qe kelyshet e ARMIQVE TE SHQIPTAREVE t’i akuzojne PARTIZANET SHQIPTARE si pushtues,sic ben ky “alberti” ,me siguri pjella e ndonje SPIUNI TE UDB-se!!!
        Ju kermave te ndyra nuk ju lidh asgje me LUFTEN E LAVDISHME NACIONAL-CLIRIMTARE qe beri populli yne per CLIRIM KOMBETAR E SHOQEROR,ndaj tere jeten BISHT QENI DO MBETENI!!!

        • Pjelle e ndonje spiuni te UDB-se mund te jesh ti qe je perkrahes i Enverit. Une kurre nuk e desha as Enverin dhe as Mugoshet, Miladinet, Rankoviqet… Ju ishit ata qe dekoronit antishqiptaret me te medhenj, perfshire ketu edhe Aleksandar Rankoviqin!

  • Perkujtimi i 70 vjetorit te shkolles Ushtarake te Pergjithshme “Skenderbej” eshte vertet nje ngjarje e madhe per ne qe u rritem ne bangat e saj.Femije njomezake,te ardhur nga qytete e fshatra te largeta,te ndrojtur e te frikesuar si te larguarit per here te pare nga shtepia.Aty nen kujdesin e asaj trupe te persosur drejtuesish ushtarake e civile,filluam te ndjejme ngrohtesi,filluam te mesojme te duam Atdheun e diturine dhe hap pas hapi u burreruam.Niveli i kesaj shkolle ishte i tille sa ne cdo klase gjeje mbi 5-6 veta me mesatare mbi 9,nivel qe ne shkollat civile nuk e gjeje kollaj.Dhe keta djelmosha ecnin hap pas hapi drejt ngritjes se nivelit te drejtimit ne ushtri e ne sfera te tjera te jetes ku i coi nevoja e punes,pa pretendime e me durim.70 vjet!Sa emra meritojne te kujtohen me respekt,sepse e nderuan emrin e shkolles dhe u bene vertet kuadro te afte,artiste,inxhiniere,aviatore e tankiste.Po sot ata jane te braktisur nga ligjet antikombetare te qeverise Berisha,i hodhi ne rruge sepse me ta nuk mund te bente kompromise te pista per kontrabanden e armeve,per shkaterrimin e historise se ushtrise shqiptare,per denigrimin e kuadrove te fuqishme qe ajo kohe rriti.Vendin e tyre e zuna servilat e tradhetaret e Atdheut,gje qe u vertetua me punen e tyre shkaterruese gjate asaj qeverisje.Une si pjestar i asaj armate te fuqishme shpreh respekt e nderim per te gjithe ata qe nuk jane me dhe per ata qe jane po ata qe ishin e nuk u deformuan nga ofertat e pista qeveritare.Lavdi Shkolles se Mesme te Pergjithshme Ushtarake “SKENDERBEJ” te Tiranes.Agron Mecaj Florida USA.

    • Kur flet Goni / vini veshin e dëgjoni /gjëra t’mira do mësoni/se ësht’ bir e nip nishoni ! Tung!

  • Mireli ? Enver Osmani kolegu e shoku im dhe komandanti juaj ka nja dy muaj që nuk jeton më! Vdiq pas një paralize gati 8 mujore në moshën 68 vjeç! Fjalën e përmortëshme e mbajta unë,mezi e lexova nga ngashërimi! Ju prehtë shpirti në paqe. Për të gjithë skënderbegasit e lavdishëm ,bij të sakrificave të pasosura “Gëzuar 70 vjetorin e shkollës me moral të lartë e shpirt luftarak”! Më pëlqeu shumë dhe autori Seit Jonuzaj të cilin nuk e njoh. Ka bërë një shkrim me ndjenjë,me vërtetësi e fisnikëri! U trondita kur lexova për disa figura legjendare si Xhako Kajca i cili me të drejtë është quajtur “Gjenerali i Dangëllisë”! Njoha dhe shumë të tjerë nga ata që përmendnit ju dhe z. Seit! Nderime autorit dhe urime për festën e skënderbegasve “Mireli”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *