Sevo Tarifa*
(Një betejë ku shkëlqeu heroizmi partizan)
Kishte shpërthyer Operacioni gjermano ballist i Qershorit 1944. Urdhri i Komandantit suprem, Enver Hoxha ishte: “Goditni pa mëshirë shtabet dhe forcat e gjalla të armikut, shkatërroni prapavijat e tyre dhe i ndaloni furnizimet, shkatërroni komunikacionet dhe urat, digjni kazermat dhe depot e tyre e i ndiqni këmba-këmbës deri në shfarosjen e plotë”. Dhe zjarri i luftës partizane u ndez më shumë në të gjthë vendin. Partizanë e luftëtarë territorialë të krahinës së Labëriaë në këmbë. Me pushkë në dorë. Me Atdheun në zemër. Me luftime e rrethime. Me guxim e zgjuarsi. Me Shkathtësi dhe Heroizëm. Me shembullin e komunistëve, të rinisë, të komandantëve, komisarëve, nga beteja në betejë! Në grykën e Shurit të Kuçit goditet armiku. Kur zalli i bardhë u mbush me gjermanë, 300 partizanë hapën zjarr të befasishëm. Luftimet vazhduan në malet e Golëmit, në Nivicë, Lekdush, gryka e Kaparjelit, në pyjet e Çipinit, të Bolenës.
Batalioni “Abaz Shehu” që vepronte në pyjet e Çipinit çau rrethimin në drejtim të Bregdetit, partizania Persefoni Kokëdhima, në gjendje shëndetësore shumë të rëndë, u kap nga armiku në befasi, e cila u torturua dhe u var tek rrapi në Sheshin e Çerçizit në Gjirokastër, bashkë me Bule Naipin. Batalioni “Baba Abaz” ndeshej me amikun në malet e Gusmarit e të Rexhinit. Pasi i shkaktoi armikut 20 të vrarë e të plagosur, çau rrethimin dhe kaloi në drejtim të Lopësit. U vranë partizania Fete Gjini dhe Zeqir Muho, që sulmuan të parët me bomba dore një çetë mercenarësh në Matohasanaj dhe kaluan Vjosën në drejtim të Krahësit. Një pjesë e batalionit mori drejtimin Nivicë, mali Tresenik, ku u ndesh në befasi me forca armike gjermane e balliste. U plagos rëndë, mbeti pa ndjenja dhe u kap Fato Berberi, që armiqtë e varën në litar në Selanik të Greqisë, tok me Sofia Notin nga Erindi.
***
Ishte java e parë e korrikut 1944. Brigada e VI u grumbullua në Kuç. Tok me popullin ishim si një trup i vetëm. Më 20 korrik, pesë ditë para luftës në Dukaj, Brigada nisi marshimin nga Kuçi me drejtim Progonat-Lekdush,-Bënçë-Tepelenë-Këlcyrë-Skrapar.Kaloi Vjosën dhe do të vazhdonte rrugën për Këlcyrë. Por kur ishte te Ura e Dragotit, në shtabin e Brigadës u paraqit një grup fshatarësh nga Tepelena, që kërkonin të goditej garnizoni armik me xhandarë e gjermanë. Ishte fjala për Dukaj e Salari. Me urdhër batalioni i dytë u kthye për Dukaj dhe i treti për Salari. Në mbremjen e 24 korrikut batalioni “Abaz Shehu” mbërriiti në Damës. Partizanë e banorë ia nisën këngës. Në një grup ia merrte Hajro Shkreli, në tjetrin Nuredin Matushi. Kënga shkonte zile. Por ra boria. U mbodh batalioni. Komandant Sefedin Meçe bëri thirrje për një skuadër vullnetare sulmi me 11 djem të rinj.
Në Dukaj ato ditë gjermano-ballisto-zogistët kishin pushkatuar 12 djem e burra, më i vogli i të cilëve, Haki Bajram Varfaj, 13 vjeç! Iu pre jeta një trëndafili. Para nënës, nuses e fëmijëve i morën lidhur këmbë e duar dhe pushkatuan në oborrin e shtëpisë partizanin Ismail Osmën Bejko, kurse vëllain e tij, Dinen, e burgosën në kalanë e Tepelenës, e sakatuan: i prenë shputat e këmbëve e të duarve, hundën, veshët e buzët, i nxorën sytë dhe e hodhën jashtë mureve të saj! Nëna e tij zemërtrime, së bashku me bashkëshortin e saj, Besim Muçaj e ngarkuan në kalë natën kufomën e djalit dhe e varrosën në kopshtin e shtëpisë, pranë vëllait tjetër dëshmor.
Batalioni “Abaz Shehu” ishte në Damës. Ajo mbremje gazmore nuk harrohet. Ziente kënga labe, “lule që mban vesën, kënga labe është një shpirt, që mban besën…”. Timbri i zërit të hollë të Hajro Shkrelit nga Prongjia, që ia merrte këngës pa pushim dhe nuk ngjirej, i përgjigjej me zë të dredhur Nuredin Matushi nga Mashkullora, që shokët e quanin “Bilbil”. Në mes të këngës edhe humor partizan. Nuredinin dikush e pyeti: “Shoku Nuro. pse i mbyll dytë kur këndon?” Dhe ai, që shquhej për humor, ia priti: “E ke parë gjelin si i mbyll sytë kur këndon?. “Unë s’jam gjel, as pulë, se po të isha pulë do më hanin ballistët! Po pse të mos i mbyll sytë kur këndoj?! Jam i lirë, ne për liri kemi dale malit. Në s’më besoni mua, ja ku kini shokun Sevo Tarifa, pyeteni se bashkë kemi qenë në fillore. Bile në bahçen time, që ishte gati ngjitur me shkollën, ishte dhe një thanë, me shufrat e së cilës na rrihte mësuesi! Mbi atë thanë këndonte bilbili, mësova të këndoj dhe unë si ai zog bukurosh!”!
Po binte nata. Itendenti i batalionit Nase Doko, nga Umelica, na dha racionin e bukës së misrit me pak djath. Me porosi që “këtë bukë e kemi për sonte dhe nesër”! U ngrit Sharra, që dallohej për trimëri dhe për oreks të madh: “Kjo bukë s’më del as për tani. jo ta lë dhe për nesër. Nesër ka perëndia, do zëmë armiq me ushqime! Ra boria. U dëgja një zë: “Shokë partizanë, Batalioni mblidhu!” Dhe luftëtarët me armën në dorë u rreshtuan me shpejtësi në atë shesh të qendrës të Damsit. Të gjithë në radhë sipas skuadrave e kompanive. Ç’do të ketë ndodhur, vallë?…. Në krye doli komandanti, Sefedin Meçe, një mesoburrë nga Kuçi i Kurveleshit, me fytyrë të butë, zeshkan, mirëdashës, i cili mori fjalën: “Shokë luftëtarë! Kur kemi dalë partizanë, të gjithë ishim vullnetarë. Dhe vullnetarë vazhdojmë të jemi gjithnjë. U mblodhëm sonte, për të formuar një skuadër vullnetare sulmuese. Na duhen njëmbëdhjetë partizanë në moshë të re, të shpejtë. Jemi para një aksioni luftarak. Kush është vullnetar për këtë skuadër sulmi?
Të gjithë partizanët e batalionit ngritën dorën! -Shokë,- e mori fjalën përsëri komandantit,-unë e di që ju jeni të gjithë vullnetarë, ne do shkojmë në aksion të gjithë, siç jemi, por na duhet vetëm jë skuadër sulmuese, e cila do të ketë detyra të veçanta. Ndaj, thirrja është vetëm për një skuadër: kush është vullnetar? Përsëri u ngritën përpjetë duart e gjithë efektivit të batalionit!… Ndaj komandanti veproi ndryshe, diçka bisedoi me zëvendëskomisar Mitro Xhanin (Balenën) dhe prapë mori fjalën: -Skuadrën, po e caktoj vetë… Dhe duke parë partizanët në sy, drejtoi gishtin tregues të dorës në njëmbëdhjetë prej tyre.
***
Natë. Komanda rikujtoi rregullat e udhëtimit: pesë metra larg njëri-tjetrit, pa fjalë. Para kolonës udhëton pararoja. Kolona partizane zbriti tatëpjetën e Damësit. Qetësi. Gjatë udhëtimit jepeshin “me telefon të prishur” njoftime gojore të komandës, të cilat pasoheshin në rresht, siç udhëtonin, me zë të ulët. Një nga lajmet që u dha ishte “Vdiq Duçja”! Disa gëzuan e të tjerë dyshonin se mund të jetë shaka! Duçja që kishte qenë në Tepelenë në kohën e luftës italo-greke, tani “drodhi bishtin”! Para kolonës partizane gjarpëronte rruga automobilistike. Pararoja vrojtonte që xhadeja të kalohej kur nuk do të kishte lëvizje të makinave gjermane. Në kye të batalionit printe një fshatar civil udhërrëfyes. Do kalohej jo nga ura, por direkt në lumë. Komanda porositi: “Pushkët krahqafë. Në lumë dorë më dorë. Pionierët dhe shoqet të merren në krahë nga partizanë të fuqishëm notarë”! I vetmi urdhër që nuk gjeti zbatim! Vjosa u kalua. Të gjithë dorë më dorë dolën përtej sa. Vazhduam rugën me kujdes që të mos dëgjohesh fësh-fëshja e pantalloinave të lagura. Batalioni iu afrua fshatit Dukaj. Ecnim nëpër ato rrugica më gurë të mëdhenj drejt Shkëmbit të Prerë. Kur mbëritëm mbi Karataj, malorja bëhej edhe më e vështirë. Bataloni u hapëm në formacion luftimi.
Armiku u rrethua. Ndeshja e parë u bë pa pritur, midis patrullës partizane dhe asaj të armikut.
Filloi sulmi. Zjarri u kryqëzua. Armiqtë qëllonin nga pozicione të fortifikuara, nga shkolla e shtëpitë ku ishin. Në fillim “e kishin fjalën” automatikët dhe pushkët e partizanëve, pastaj u erdhi radha mortajave, predhat e të cilave qëllonin nga përtej fshatit mbi kokën e armikut në kodrën shkëmbore. Dara e rrethimit të armiqve ngushtohej gjithnjë e më shumë, Luftëtarët e lirisë përparonin guximshëm. Ecnin barkas këmba-dorazi. Frengjitë e llogoreve të armiqve ishin nën zjarrin partizan. Armiqtë që ishin në llogore e kishin vështirë të nxirrnin kokën e të gjuanin nga frengjitë, se kokën ua priste automatiku i skuadrës sulmuese partizane, që hap pas hap po i afrohej llogoreve të tyre. Armiqtë filluan të hidhnin bomba dore nga lart-poshtë, pa precizion.
Duke u afruar rreth tyre me bomba luftonin edhe partizanët. Armiku u hutua. Kompania e parë u vendos në perëndim të fshatit, përballë Shkëmbit të Prerë të fortifikuar. Kompania e dytë në lindje të Dukajt për ta sulmuar armikun në drejtim të shkollës dhe të kodrës shkëmbore. Kompania e tretë në Verilindje, me detyrë të sulmonte pikëmbështetjen në Shkëmbin e Prerë. Kompania e katërt shkoi afër fshatit Turan, doli në rrugë dhe, në bashkëveprim me kompaninë e parë, do të asgjësonte armikun në lagjen e sipërme të Haxhiaje, ku në bashkëveprim me kompaninë e dytë do të sulmonte armikun në drejtim të shkollës e të kodrës shkëmbore. Forcat e batalionit të tretë “Baba Abaz” ishin vendosur në Salari dhe në bashkëveprim me forcat territoriale të Kurveleshit të Sipërm, u dhanë goditje befasuese forcave armike, të cilat u çorientuan dhe në mënyrë të pa organizuar u nisën drejt komandës gjermane, që vepronte nga shkolla e Dukajt. Të ndjekur këmba-këmbës nga partizanët dhe forcat vullnetare prej lagjes Deliaj e deri mbi lagjen Revaj të Dukajt, u asgjesuan thuajse të gjithë.Komisari i brigades, Haki Toska, zv. Komandanti i brigades Jaho Gjoliku zgjodhën si pikë vrojtimi kuotën në lindje të Dukaj, nga ana e fshati Turan, kurse komanda e batalionit u vendos mbi Dukaj.
***
Goditjet e luftëtarëve të lirisë arritën në pikën më të lartë kulmore. Buçiti thirrja “Para partizanë!”. Pasoi boria e sulmit. Të gjithë luftëtarët bënë përpara. Në sulm u hodh tërë batalioni “Abaz Shehu”. Jo vetëm skuadra slmuese me atomatikë. Kundërshtarët e panë vdekjen në sy: disa dorëzoeshin, të tjerë iknin me vrap dhe vriteshin, një pjesë kapeshin rob dhe me ta merrej gjyqi partizan. Armiku u asgjësua. Trupin e tij e hanin shpendët fluturues. Skifteri hante skifterin. Kodra shkëmbore u çlirua. Llogoret e armikut u boshatisën..
Përleshja me forcat gjermane dhe tradhtarët e vendit përfundoi me fitoren e thellë të partizanëve. U kapën rob: (4 gjermanë, njëri marshall); 59 xhandarë, (midis tyre 1 toger, 1 kapter e dy rreshterë); 4 italianë; 17 ballistë. Robrit i kaluan gjyqit partizan, u gjykuan e u dënuan. Të tjerë u lanë të lirë. U kapën 5 mitralozë të rëndë dhe 6 të lehtë; një sasi e madhe armësh e municionrsh, 10 revolverë,10 orë xhepi, 3 dylbi, 15 kafshë ngarkuar me sende ushqimore, veshmbathje e sende të ndryshme, që i ishin grabitur popullit. Midis tyre ishte edhe paja e vajzës së Isuf Hysenajt, e cila u gjend në valixhet e mercenarëve dhe iu dorëzua familjes, sepse ishte caktuar data e dasmës për martesën e saj!
Lufta në Dukaj “kishte diçka të veçantë. Filloi si ndeshje e befasishme midis dy kolonave kundërshtare. Por forcat partizane manovruan me shkathtësi, nga lëvizja në kolonë morën formacion luftimi dhe kaluan në sulm, duke e çorientuar armikun në errësirën e natës…”.
***
Ranë 11 dëshmorë dhe 11 partizanë u plagosën. Sulmi u kurorëzua me sukses. Përmes flakës të këtij aksioni luftarak të prushëzuar u dukën virytet e larta të partizanit.
Miro Xhani, zëv Komisar i batalionit. U ngjit asaj të përpjete drejt shkëmbit, Pas tij mbërriti skuadërkomandanti, Mehmet Karabolli, i cili në një dorë mbante pushkën, në tjetrën disa granata angleze. I shkoi pranë Balenës, që ishte duke luftuar trimërisht fare afër llogores armike, në frëngjitë e së cilës shkonin predhat e automatikut të tij. Balena zgjati dorën dhe mori një granatë, i hoqi sigurecën dhe e vërviti mbi llogoren armikut. Llogorja u hodh në erë, armiqtë që ishin brenda saj, u vranë. Por zhdukja e kësaj llogoreje bëri që të shfaqej trupi i Balenës. Në çast një armik që ishte më tej mori shenjë dhe plumbi i tij e zuri në ballë! Gjaku iu var në fytyrë dhe Balena ra në tokë… Me Karabollin ngrimë. i shkuam pranë, me lot në sy.. E pamë që mbaroi, por pamja e bukur i mbeti në fytyrë, në trup, u kombinua me botën e brendshme të tij dhe heroizmi e bëri edhe më të bukur se vetë bukuria! Ndërsa mendohej si do të njoftohej e të ngushëllohej shoqja e jetës, partizania Athina. Ajo mbërriti dhe e pa të shtrirë Balenën. E përmbajti veten. Pa lot në sy të atij grupi partizan dhe me kurajë tha dy fjalë, që ishin si buqeta me lule në trupin e të dashurit të saj: “Trimat nuk qahen, por këndohen”! Dhe nisi kënga: “Shokë të mbajmë dy minuta zi/ u vra Mitro Xhani nga Piqerasi”.
Vrasja e zëv.komisar Balenës ndezi gjakrat e batalionit. Partizanët lanë poziocionet ku ishin e nga ku qëllonin dhe po ngjiteshin asaj të përpjete të kodrës shkëmbore. Me sulm të paprerë rreth Shkëmbit të Prerë po i afroheshin gjithnjë e më shumë llogoreve të armikut. Shikohej me krenari përparimi partizan, kush barkaz, kush në ecje me gjunjë e kush në këmbë dhe secili merrte krahë, fitorja po i buzëqeshte… Janë çaste që luftohej kryesisht me granata dore. Krisma e tyre ishte e paprerë. Kodra shkëmbore gjëmonte si tërmet. Kodra u bë tym e flake! Krismat e armëve u rralluan. Armiku u asgjësua. Kodra u pushtua. Partizanët u bënë zot të saj. Beteja u fitua. Dukajt u çlirua. Luftëtarët e lirisë takohen me njëri-tjetrin. Mungojnë shokët që e lanë me gjak atë vend. Pleq, gra e fëmijë me lot në sy.
Apostol Çuni, me 6 bomba në gji, u nis barkas drejt pozicioneve armike nga ana e greminës, andej nga armiku nuk e priste. U gjend pas shpine të tij, Iu afrua mitralozit të rëndë që villte zjarr pa pushim dhe na vriste shokët. Hodhi dy bomba dhe i vrau të dy, mitralierin dhe ndihmësin e tij! I qeshi buza. I gëzoi zemra. Mori hakë. Mitralozi i armikut, pushoi. Mbeti pa zot. Dhe i doli një “zot”, një trim shqiptar, një djalosh nga Piqerasi, fshati i heroit Vasil Laçi dhe Mitro Xhani. Kur kodra-shkëmb ra në dorën tonë, u pa një çudi e madhe: Apostoli, pasi kishte vrarë ata dy hitlerianë dhe bëri që mitralozi i tyre të mos shkrepej më, e kishte marrë mitralozin me trimëri e shkathtësi dhe me të vriste armiq, të cilët befasoheshin, se nuk e dinin që mitralozi i tyre ishte tani në duar të partizanit shqiptar dhe po “korr”! Por një nga armiqtë e pa dhe e vuri në shenjë: Apostoli ra heroikisht. Zemra e tij pushoi. Dora e fuqishme e tij nuk lëvizte më. Por mbetën gjallë heroizmi, emri, nderi dhe kujtimi i tij.
Mërtiko Velçi e Jorgo Jovani nga Kudhësi, të dy mitralierë, ishin afër pozicioneve të armikut, shtrirë në të përpjetën e zhveshur që çonte tek Shkëmbi i Prerë. Qëllonin me mitraloz, predhat e të cilit hynin në frengjitë e armiqve. Këta, në pamundësi që të shkrepnin armën e të gjuanin nga frengjitë, hidhnin bomba përpjetë, njëra prej tyre ra tek mitralozi dhe vrau dy shokët tanë, Mërtikon dhe Jorgon. Edhe pak e të dy këta luftëtarë do ta shihnin atë kodër shkëmbore të çliruar, pa armiq. Por nuk arritën dot.… Rushan Guxho, zëv. komandanti i kompanisë së 4-t, nga Nivica. Vazhdonte papushim zjarrin kundër armikut. Iu vranë shokë para syve dhe kjo e shtyu atë të merrte hakë, të shtonte guximin, të zgjaste krahun e të hidhte granatën e fundit që i kishte mbetur. E drejtoi atë në llogoren e armikut. Dhe u turr mes plumbave e bombave drejt tyre, por një predhë e armikut e shtriu përdhè. Vdekjen ai nuk e përfilli, mjafton të luftonte për lirinë e popullit…
Koço Koçollari, me mitraloz në dorë. Korrte armiq dhe lëvizte e manovronte me shkathtësi për ta dëmtuar armikun sa më shumë. Iu afrua llogores së tij. Nuk i priste urdhrin, donte t’i “paloste” sa më pare armiqtë. “Duro dhe pak, Koço,- i thoshte komandanti, do vijë ai cast”. Dhe çasti erdhi. U dha sinjali për sulm. Mitralozi i Koços filloi “këngën”… Por një plumb e goditi për vdekje dhe ai prapë e shkrepi mitralozin dhe ra duke luftuar… Intendenti Ismail Xhemaliu, zvarritet, afrohet drejt llogores armike. Para tij, djathtas një mitraloz i lehtë i armikut pengon përparimin e skuadrës. Në krah iu vra i riu Kudbi Gjeçi, nga Fushëbardha, ndërsa përpiqej t’i ndalonte gjakun, por kjo qe e pamundur, atëherë bëri përpara, u hodh në sulm. Hidhet me kërcim të shpejtë afër një llogoreje të armikut, hedh dy granata njëra pas tjetrës dhe sulet të rrëmbejë mitralozin nga duart e mercenarit të vrarë. Thërret me zë “Para …por s’arrin ta mbaroj fjalën, ia preu në mes një plumb që e mori në gjoks. Ai mblodhi forcat. Qëndroi pak në këmbë, pa shokët që kapën llogoren e armikut dhe ra pa frymë, me dorë të shtrënguar në qytën e armës. Dëshmorët e tjerë ishin: Abdyl Demiri, zëv.komandanti i kompanisë së dytë, nga Kallarati; që nuk e njihte frikën, ishte kritikuar se luftonte në këmbë, por ai vazhdonte në të tij; Jaho Braja nga qyteti i Gjirokastrës; Kudbi Gjeçi nga Fushëbardha; Ismail Cacaj e Barxho Abazi nga Progonati.
Në pasdite, tek sheshi para shkollës u mlodhën partizanët e batalionit të dytë, luftëtarë të batalionit tretë dhe banorë të fshatit, ku u bë ceremonia e varrimit të dëshmorëve. Foli komisari i batalionit , Abdyl Hakiu, të cilit pas çlirimit iu dha titulli i lartë Hero i Popullit. E mori fjalën Athina Xhani, e cila u betua: “Më lejoni shokë, që nga Mitrua të mbaj për kujtim automatikun dhe bustinën e tij. Ju premtoj se ky automatic në duart e mia do të bëjë po atë që ka bërë deri tani në duart e Mitros”. Dhe kërkesa u pranua.
Batalioni u kthye në Damës. Në Dukaj qëndroi një skuadër, e atë natë ishte roje e materialeve që i ishin kapur armikut: armë e municione, ushqime e veshmbathje. Të nesërmen në Damës batalioni “Abaz Shehu” mbajti zi për dëshmorët dhe u bë bilanci e u lavdëruan me emër të dalluarit, disa prej të cilëve u befasuan me dhurata që u shpërndanë.
***
25 korriku i vitit 1944 mbeti dita e çlirimit të fshatit Dukaj. Më vonë, gazetari dhe fotoreporteri Myrdar Jera, bashkëfshatar, nga fondi kulturor i arkivës që ai ka krijuar, dha një dokumentar me aspekte nga jeta dhe veprimtaria e disa figurave të fshatit Dukaj. Grupi artistik i të rinjve të Tepelenës, grupi polifonik i fshatit dhe nxënësit e shkollës, nën drejtimin e drejtorit të saj, Afrim Gërbi, krijuan një mjedis argëtues. Për këtë traditë të mirë të viteve të fundit, si një dhuratë e bukur e krijuar nga Maliqi i dashur, shumë nga pjesëmarrësit shprehën dëshirën të ruhet e të çohet më tej, pasi ngjall interes për brezin e ri dhe u nxit të gjithëve emocione të gëzueshme.
Sa herë zhvillohet festa e krijmit të Briatës VI Sulmuee, në vargun e betejave të saj kujtohet edhe lufta për Çlirimin e Dukaje. Nderohen heonjtë, dëshmorët dhe luftëtarët e saj. Është vizituar në shtëpi në Piqeras Athina Xhani, të cilën lufta e ndau nga Mitroja, pa lënë pasadhës. Por për të është treguar kujdes nga pushteti popullor, vëllezërit e Mitros dhe fëmijtë e tyre, i ka qëndruar afër drejtori i ndërmarrjes bujqësore, Heroi i Punës Socialiste, Vasil Anagnosti. Kur Nexhmie Hoxha mori vesh se Athinaja nuk kishte televizor, dha porosi dhe televizori i shkoi në shtëpi dhuratë nga Fronti Demokratik.
*Pjesëmarrës në luftën e Dukajt, Qytetar Nderi i Tepelenës

Kur greket sulmuan token shqiptare,pushtuan Korcen dhe Gjirokastren,Kolonjen dhe Permetin,por nuk pushtuan dot Tepelenen.
Ca vjet me pas vinin e lypnin buke ne fshatrat shqiptare.Babai im i pyeste:-Po Tepelenen e pushtuat?
Oqi Tepelena!
Per kete duhet te krenohet Tepelena,o Sevo!
Gjermani nuk e pushtoi,por e cliroi Shqipnine Ethnike.
Po demo Ballisti e vertete. Dhe ne Cameri nuk pati gjermane, prandaj e zhduken Camerine
Pse gjatë L2B Italia dhe Gjermania qenë të këqinja për kombin shqiptar kurse Yugosllavia e Rusia mund te kenë qenë të mirat?
Per debolet nuk ka pergjigje. You cant fix stupid
TEPELENA TE MOS FESTOJE “CLIRIMIN” NGA LANC-I JUGOSLLAV KRIMINAL I ENVERIT, POR TE ANATEMOJE DHE KERKOJE FALJE PER “AUSCHWITZ-IN QE NDERTOI ENVERI NE KETE QYTET FAMEKEQ
qe:
E tregon gjithe Bota me gisht si xhelatet e enverit lane te vdesin nga uria me qindra femije te pafajshem dhe askush nga politika jone kombetare deri me sot nuk ka kerkuar falje per kete masaker antihumane te papare, perkundrazi Pellumb Xhufat e Partise tallen dhe ironizojne me nje cinizem te papare,
SI NE ASNJE SHTET TJETER ISH KOMUNIST TE EVROPES LINDORE
Pse cuditet Edi Rama qe Bota Demokratike nuk e do ne gjirin e vet kete shtet rezil enverist megjithe ndihmen qe po i jep mafiozi George Soros?
mos more, e tregon bota ee. gjithe bythistet e ballistet
“Heronjte”i kemi ata qe kane vrare o Turq o Italiane o Gjermane!
E aleatet me te vertete per sigurine dhe prosperitetin jane Gjermanet ,Turqit dhe Italianet.
Tragjedite kane nje emer, eshte tradhetia.
Hero kemi Gjergj Kastriotin qe u ka shkerdhyer rracen turko-arabeve si askush tjeter!
Heronj kemi ata qe bene luften e Vlores dhe e hodhen ne det Italine pushtuese te kohes!
Heronj kemi ata qe cliruan vendin dhe u radhiten ne kampin fitues ne L2B!
Tradhetare dhe jashteqitje te kombit jane ata qe u kane shtruar kurrizin pushtuesve dhe kane bashkupunuar me ta!
Sot, me Italine dhe Gjermanine kane mardhenie te mira te gjithe shtetet e Europes por te djeshmen nuk e harrojne dhe nderojne Heronjte e tyre qe u vrane ne ate lufte, e kunderta ndodh ne shqiperine tone ku muter si puna juaj i quani tradhetare…..!!
Po ashtu me turqine, qe eshte kthyer ajo e dikurshmja e sulltaneve por, juve nuk ju ben pershtypje per politikat e poshtra te turqizimit qe po ben ne shqiperi, ne te kundert krenoheni si dobice te tyre dhe kjo nuk ndodh ne asnje vend tjeter o ali pasha i pjerdhur!
Nje pyetie te drejtperdrejte per ju Z Sefo. Si shpegohet qe me ballin nuk pati asnje nenshtetas shqiptar me kombesi jo shqiptare Te jene nenshtetasit shqiptare e me kombesi shqiptare tradhetare te shqiperis.Ta duan shqiperine me shume se shqiptaret kombesia GREKE,MAQEDONSE,VLLAHE,ARUMUNET,SERBE.Si shpegohet qe keto minoritete ishin mbeshtetia kryesor e orthokomunizmit ne shqiperi Po sot, pse keto minoritete, jane superbaza e partis socialiste e kundershtare te te eger te PD. Valle keto minoritete jane patriotizmi shqiptar. Ti dhe Vangjel Dule doni me shume shqiperin se greqine? E urej ballin per strategjine qe ndoqi ne lufte, por parulla e tyre, sot me shume se kure i duhet shqiperis SHQIPERI E SHQIPTAREVE VDEKIE TRADHETAREVE..Per grupimin tuaj shoqeror bashkimi i kombit eshte vdekia juaj,koha po punon per kombin shqiptar
xhevahir plehra! O mbetje e spermave otomane, shqiperine e bene shtet te pavarur pikjerisht idealizmat e atyre Rilindasve qe ne masen 90% ishin po ashtu Ortodokse, ata qe te erresojne syte ty o turk muti…se te ish per bejleret e tu dhe te “demos e Intelektualit” me lart akoma tek baba tuaj turk do te ishim….prandaj, edhe “bytha e kombit” bashke me zogun e kurves te vetmin Ideal kishin ate te ruajtjes se trashegimnise se pronave si sherbetore te denje te dovletit turk, me vone te gjithe pushtuesve me radhe, italiane e gjermane….o dumbabist, nuk u doli dushi 45–vjecar per te kuptuar se si mund te behet shtet, eshte dashur me shume, se vetem me dhune e doni….. sepse, sapo e moret ne dore ne vitet 90′,juve te partise se derrave me ne krye salehun e shpellave te vicidolit e kthyet si ne kohen e haxhi qamilit, tani keni ne krahe edhe ish partine socialiste me ne krye kuisligun apo dobicin e burgajetit, mekembesin e sulltan erdoges ne shqiperi per tu kthyer mbas 109 vitesh tek ai qe kurre nuk ju ndahet shpirti si Enuke qe jeni!!
Remo, je me kombesi shqiptare? Une nuk jam me kombesi turke, jam 24 karat me kombesi shqiptare.Ne shkrim jam me emer e mbiemer dhe i kam shkrojtur Sefo Tarifes jo ty,nuk kam ofenduar njeri,shkruaj mendimet e mija kurse ti fshiesh mbas nje pseudonimi dhe perdor nje gjuhe qe nuk mund nta perdore asnje shqiptar e theksoj shqiptar me renje fisnore.E fundit ,ke grua ke cupa i lexojne keto qe shkruan apo edhe ato kete edukate kane.Po je nga ata qe marin 300 E e ke bere detyren dhe une te falnderoj per ofendimet.Po je nga kriminelet qe bene shqiperine nje burg per tere popullin 45vjet te kuptoj shume mir dhe te premtoj se ne diten mortore do vi te te pershendes ne koka do te ve nje qeleshe me shkabe
Xhevo, ti mund te jesh me “kombesi” shqiptare por je 24 karat turkoshak!
Po te jesh Shqiptar me “rrenje fisnore” nuk tallesh me gjakun e atyre qe kane dhene jeten per clirimin e atdheut. Kete ben ti dhe ndonje tjeter me lart, edhe pse i bini larg e larg, ne thelb ate keni ne mendje…te qelbni gjithecka qe nuk i shkon seres tuaj prej Enuku te perulur! Mos mendo se do tu kthej nje pergjigje te “edukuar”, ate qe kane bere fisniket atekohe nuk e zhbejne dot morraket si puna juaj sot, prandaj leri menjane “gra e cupa”, apo nese do edukoi neper forume, eshte pune per ty, une nuk kam!
qeleshen, mbaje fort ta kesh kur te shkosh ne te sat’eme, ne boten tjeter se e keni simbol tuajin….per 45 vjet ne ju cuam kapelen si duhej, e mbajtet nga frika e jo se u bete njerez, prandaj qepeni gojen! Ju mjaftuan vetem pese vite 92-97 qe ti vinit flaken vendit si haxhiqamilistet dikur, keta jeni!
Qenke pa familie o Remo.Ne po e mbajme ate simbolin e shkabes, po ju ,ate yllin tuaj qe prangoset shkaben ku e keni se nuk eshte me ne flamur e kini futur gjekund te mos duket.Sa per gjakun e deshmoreve ,jo vetem e keni perdhosur, por e kini menderosur vete ju, kur deklaroni ,njezet e tetemije partizan te vrare, kundrejt katerqint e njezet italo-gjermane Hunj te kishin qene partizanet nje ndispropocion i ketille do kish qene me shume se i turpshem
Pershendetje shqiptar i vertete,Xhevahir Kraja!
Finlandezet jane te vegjel si ne,por festojne me krenari fitoren e Luftes se Dimrit kunder Lubise Bashkimi Sovjetik.
Nuk mbahet mend qe shqiptaret te kene pasur nje organizim kombetar,qe te kene luftuar kunder AGRESOREVE GREKE,qe kane pushtuar Epirin,Camerine dhe kane masakruar popullsine Autoktone shqiptare.
Dhe kur nuk lufton dot me grekun dhe serbin,do te mburresh me luften heroike kunder Imperializmit Amerikan,Social imperializmit Hrushovian,Nazizmit Gjerman dhe Fashizmit Italian.
Nga doli kjo
“ fitorja e luftës së dimërit e finlandezeve , ndaj lubisë Ruse “ ?
Në këtë luftë Finlanda humbi 11% të territorit dhe qytetin e dytë më të madh , Viborgun plus edhe lëshime të tjera strategjike .
Marrëdhëniet Rusi-Finlandë nuk janë marrëdhenie fitimtar-i mundur , i lidh një histori e tërë dhe palet e dinë ç’u takon dhe ç’nuk u takon . Lenini u dha pamvarësinë finlandezeve , pa bërë luftë me ta dhe finlandezët , si popull fisnik që janë , i ruajnë si muze vëndet ku ka jetuar Lenini ….
Për të qeshur :
Presidenti Tramp e dinte se Finlanda është pjesë e Rusisë – kështu shkruan Bollton, këshilletari që Trampi e shkarkoi !
PS
Marrëdheniet Rusi-Finlandë sot , janë shëmbull për gjithë botën !
Demo, ne do kishim pushtuar Greqine deri ne Athine, ne kohen kur ishte minister i mbrojties Kico Mustaqi por Panajot Barka me Dulen vune veton.O Demo edhe sot 70%e administrates eshte me nenshtetas shqiptare me kombesi jo shqiptare
Po mor xhevahir, le te dali Balli dhe te mbroje kufijte e Shqiperise nga copetimi.
Ashtu me te thene te gjithe jemi patriote.
Po meqe ata qe e cliruan vendin dhe e mbajten te pavarur deri sot nuk e paten mire, le ta rregulloje Balli kete pune.
Kemi 30 vjet qe shikojme sa mire e ka bere Balli, nga 90a e ketej. Ja ku e keni. Merreni dhe Greqine dhe Kosoven. Aty i keni, nuk kane ikur gjekundi. Ne partizanet per kaq ishim te zote. Juve, beni me shume po te jeni me te zote.
I nderuri he i respektuari Veteran i shquar i Lufte N,Cl. Sevo Tarifa,me te lumte ajo pene,sot mbi 90 vjeacare,ate Lufte herroike,Ti buzequmesht me arme ne dore pjesemares,sjelle me argumeta, perjetuar sa lufte dhe vitet pas saj. mbetesh..KRENRI KOMBETARE . Dite NJEMJE ju UROJ si.85 vjecar*Pasues veteran* mes Torontos,prane mbi 85 bij edhe bija te denja; *Pasues VETERANE*me atdheun JETOJME..
Lavdi Luftes N.Cl. dhe DESHMOREVE te saj!
Lavdi ATDHEUT tone!
Toronto 31–7-2021 85 vjecari Guri Naimit D.
I madh fare je xhaxhi Sevo.
Je në familjen tone model I mencurise dhe miresise,
Te duam fort,
Edi