SMS në DITA
Në 0689073730
Të flasësh për të keqen apo t’i bësh analiza pa mbarim, mund të shërbejë diçka, por nuk e prek dot në zemër atë. Këtu e 3 vjet më parë, në mes të bulevardit u morën në mënyrë kriminale 4 jetë njerëzish. Ishte qartazi një krim monstruoz shtetëror. Nuk besoj se është e vështirë në këtë rast të gjesh rrënjën e së keqes. Mund të jesh i detyruar nga rrethanat ta fillosh operacionin nga degët, por nuk duhet të amplifikohet deri në tejzgjatje pesha e një dege, kur rrënja është ende aktive. Kjo e zbeh ndjeshmërinë e ndëshkueshmërisë deri në zhdukje. Pllakat përkujtimore janë dinjitoze, por të lehta për t’u realizuar.
Një pemë që pjell keq, kur nuk i shkulen rrënjët mbetet e aftë të filizojë të tjera pllaka krimi në rrugën e zhvillimit qytetar e europian të një populli. Është me rëndësi thelbësore që t’u kthehet qytetarëve besimi se në krye ka vendosur grup liderësh që mund e duhet ta shkulin me themel këtë farë pjellake që i ka marrë frymën këtij populli fisnik e bujar. Të fala, Profeti.
