Me rrogën që patën, blenë edhe Q-Shtatën

anazapta

Hirin në mes syve

Kujtojn’ se na hodhën

Që të gjithë ata

Që shtetin e vodhën.

 

Që të gjithë ata

Që kurrë s’u ngopën

Me thonj korrupsioni

Popullin e rropën.

 

Që të gjithë ata

Me mizë nën kësulë

Dje shumë të hazdisur

Sot të urtë si pulë.

 

S’të flisnin  me gojë

As dhe mirëmëngjes

Se ishin  drejtorë

Kapo në biznes.

 

U bënë drejtorë

Me çorape grisur

Pa shikoji sot

Pallate bitisur.

 

Pallate , saraje

Vila te bregdeti

E kanë me djersë

Me një rrogë shteti.

 

Kanë ngrehur saraje

Edhe në malësi

Pasi pun’ e lodhshme

Kërkon pak freski.

 

U lodhën , u grinë

Shumë u rropatën

Me lekët e rrogës

E blen dhe Q- shtatën.

 

Merrnin në një muaj

Rreth 500 dollarë

Dalin e teprojnë

Për një Jaguar.

 

Si qiri u tretën

Për Shqipërinë

Ç’janë 80 milionë

Për të blerë makinë?!

 

Jeta u mësoi

Plot gjëra pikante

Lekun e kanë hedhur

Dhe në restorante.

 

Pa shikoje mirë

Ç’ka në atë dorë?!

Sa pesë vite pagë

Kushton ajo orë.

 

Po me atë rrogë

Blenë gjthçka kanë

Kur qindra  mijëra

Nuk kan’ se ç’të hanë.

 

Rrugës na mësuan

Dhe një marifet

Pasuritë s’i shkruan

Në emër të vet.

 

Nuk kishin problem

Punën e tapisë

Kishin plot me emra

Librin e shtëpisë.

 

Ah, dynja , dynja

Me halle e cene

Vjehrra 80 vjeçe

Shkruhet biznesmene.

 

Kujt t’ia shënojmë

Dhe këtë Q- shtatë?

Ta gëzojë kunati

Ulok e sakat.

 

Po mbi kë të vemë

Gjithë tokën e blerë?

Mbi nipër e mbesa

Kemi plot  të tjerë.

 

A doni të dini

Ku ësht’korrupsioni

Nuk del bisht qeni

Po qe se gërrmoni.

 

Ashtu urtë e butë

Mund të bëhen punët

Ujku ku ka shkelur

I ka lënë gjurmët

Share This Article
5 Comments
  • Edhe PETRITI vazhdon ne te njejtin stil si te ANDON ZAKO CAJUPIT ashtu edhe te SHEVQET MUSARAIT .
    Temat qe prek jane aktuale dhe RIMIMI eshte ne unison .
    Shpresoj qe ta zevendesoje ARBEN DUKEN ,per te cilin kam nje rezerve dhe pikepyetje te madhe qysh se i thuri “”DITIRAMBE “”,JANULLATOSIT .
    Nuk e di perkatesine FETARE te ARBEN DUKES ,por me ate VJERSHE ,apo POEZI qe i beri JANULLATOSIT , per mau i hoqi disa pike nga vetja e vet .

    • Totila ,per mau eshte komplet ndryshe
      A.Z.Cajupi i kritikonte burrat se rronin nga grate ..dhe ne fakt ashtu ishte
      Shevqeti eshte epoka kur burra e gra ishin zboriste dhe koperativiste .
      Shqefeti i kendonte partise ..luftes qe beri partia ..ku harroi te na tregonte ata qe vete partia vrau …nejse kto i di ti .Doja thjesht tu qartesoja pak .

      Kurse per poetin kisha nje saktesim
      Q 7 e kishte vetem shoqja Bumci .Po pastaj vajti ja mori i zoti …sepse nuk e kish plotesisht te tijen …kish harruarr ta paguante

      Dhe me ate cmimin e ores eshte ngaterruarr kot .Sepse ate te roleksit e kemi haleat …pati sukses dhe ne gjendjen e roleksit …ja kishin vjedhur …jo se ata qe vjedhin nje ore quhen hajdut …ata qe vjedhin nje shtet jane kryetare dhe drejtore .Pra si ju thashe e gjeti dhe roleksin …dhe po drejtor ka vajtur
      Epo rrofte rroga dhe sidomos Haleanca !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *