Takimi midis kryeministrit Edi Rama dhe sekretarit amerikan të Shtetit, është shoqëruar me një konferencë shtypi.
Kreu i qeverisë shqiptare sqaroi pikat ku kishte diskutuar me sekretarin Kerry, duke përmendur veçanërisht reformën në drejtësi për të cilën Rama tha se është historike për vendin dhe mbështetja e SHBA-ve në këtë drejtim e bën me të sigurt zbatimin e saj.
Një pjesë nga deklarata e Ramës:
Shqiptarët i janë besnikërisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara. Pa mbështetjen dhe këshillat e çmuara të SHBA-ve, Shqipëria nuk do të kishte bërë kaq shumë progres.
Ishte kënaqësi dhe krenari për mua të informoja sekretarin Kerry për reformat që po ndërmerr Shqipëria. E informova për reformën në drejtësi, një reformë kyçe për Shqipërinë.
U jam mirënjohës Shteteve të Bashkuara veçanërisht për punën e palodhur të ekspertëve amerikanë për hartimin e reformës. Objektivi ynë është që marsi të jetë koha e miratimit të paketës kushtetuese në Kuvend. Fakti që na mbështesin Shtetet e Bashkuara, e bën të mundshëm këtë reformë historike për Shqipërinë.
Me Shtetet e Bashkuara nuk na ndan asgjë dhe na bashkon gjithçka.
Trupat tona do të vazhdojnë misionin e tyre në Afganistan dhe do të qëndrojnë aty deri kur të jetë e nevojshme.
Ne jemi të angazhuar kundër terrorizimit ndërkombëtarr dhe luftën kundër ISIS. E informova sekretarin Kerry për legjislacionin që Shqipëria ka marrë në këtë drejtim.
Ne kemi informuar SHBA-të për përpjekjen tonë për të futur në tekstet shkollore informacionet për fetë dhe kjo do të luftojë terrorizmin.
Një prej pikave të bisedës ishte siguria energjetike.

Po vertet qe nuk na ndan asgje,se kemi 3deri ne 4 mije vjet gjitone,ata nuk i ze gjumi per hallet e Indianeve,Kurdheve,Grekeve,Palestinezeve prandaj mburren me Ne,Turqit,Cifutet tani po realizojne dhe ndertojne nje shtet “demokratike” ne Siri nga e para duke e rrafshuar.
Mubarakun “demokrate”vetem 43 vjet e lane ne Fuqi kurse te tjeret ishin diktatore.