Ai e fitoi bastin. Në premierën e filmit “Femrat”, Ermal Mamaqi vendosi një bast, duke pohuar kështu se filmi i tij do të kalonte në shitje biletash “Avatarin”. Po që ia doli. Ka tri ditë që e ka kaluar. “Femrat” me protagonist Mamaqin ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në kinematë shqiptare. Komedia romantike, e cila vazhdon të shfaqet në kinematë e Tiranës ka shënuar një numër rekord shitjesh biletash, duke kaluar edhe një prej filmave shumë të njohur, “Avatar”. Ka qenë vetë Ermali, i cili nëpërmjet një njoftimi në faqen e tij në Facebook ka bërë me dije se “Femrat” i kaloi shitjet e biletave të “Avatar”, duke falënderuar publikun që përkrahin filmin shqiptar, më shumë se atë të huajin. Filmi vijon të shfaqet në kinematë e Tiranës, si dhe në qytete të tjera të vendit.
