Nuk janë vetëm shqiptarë që flasin gjatë në telefon e kanë më shumë se një numër për të përfituar nga ofertat.
Fqinji ynë verior, Mali i Zi duket se shquhet në këtë drejtim. Në fund të nëntorit të vitit të shkuar, vendi i vogël ballkanik kishte 1 milion e 37 mijë e 835 përdorues të telefonisë celulare.
Ky merr parasysh numrin e popullsisë pak më shumë se 700 mijë banorë, banorët e republikës së vogël ballkanike duket se e kanë për zemër përdorimin e telefonave.
Rekordi në këtë vend regjistrohet në vitin 2008, ku ishin mbi 1.3 milionë karta në përdorim. Kjo do të thotë se çdo banor kishte minimalisht më shumë se një kartë sim në përdorim. /Dita/
