Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të diel me një urim për besimtarët katolikë për Ditën e Pashkëve.
Ai ka postuar në rrjetet sociale një foto të vezëve me ngjyra që janë simbol i Pashkëve, ku uron: “Gëzuar Pashkët nga Fieri”.
4 prilli 2021 është dita e Pashkës së Madhe. Sipas Besëlidhjes së Re, është kremtimi i ringjalljes së Krishtit tri ditë pas kryqëzimit të tij.
Vezët janë simbol i jetës, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit.
c.r/ dita
