Një eksperte e gjuhës së trupit, ka komentuar daljen e fundit të presidenti Vladimir Putin në një lidhje virtuale.
Ajo ka sqaruar se sytë e skuqur dhe qeskat poshtë syve të Putinit, mund të jenë shenja të një sëmundje të tij, në një kohë që aludimet mbi një temë të tillë janë prej kohësh të pranishme në mediat ndërkombëtare.
Thashethemet për shëndetin e Putinit vazhdojnë me disa ekspertë të cilët pretendojnë se lideri rus thonë se ai vuan nga kanceri ose sëmundja e Parkinsonit, të tjerë thonë se ai po shërohet nga operacioni dhe në një terapi me steroide.
Pretendimet janë të pakonfirmuara dhe të paverifikuara, por ekspertët e gjuhës së trupit besojnë se ai tregon shenja se nuk është mirë fizikisht.
“Ne mund të shohim një mjekër të ulur që lë të kuptohet për energji të ulët. Zona e syve të tij duket e skuqur dhe ka mungesë energjie në shprehjen e syve të tij,” tha ekspertja e gjuhës së trupit Judi James për The Mirror.
Ajo thotë se takimi më i fundit i Putinit me Alexey Tsydenov, kreun e Republikës së Buryatia, tregon liderin rus që shfaq një sërë emocionesh nga një “dëshirë mjaft urgjente për të vendosur kontrollin në një gjendje më ankthioze dhe madje paksa konfuze”.
Ajo tha gjithashtu se ai duket i hutuar.
“Fletët e shënimeve të vendosura me kokë poshtë, një fakt që Putin e rregulloi shpejt, por ai fillon të prekë fletë të tjera letre, duke përfunduar me rregullimin e dokumentet në një ritual korrigjues, që mund të sugjerojë disa nivele të ankthit të brendshëm”, tha ajo.
Kujtojmë se në një intervistë me një gazetë ukrainase, Kyrylo Budanov, drejtoragjensisë kryesore të Inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës, deklaroi se Putini ka kancer.
Bundanov tha se ai konfirmon plotësisht informacionin në lidhje me shëndetin e Putinit dhe shtoi se gjendja e tij mendore ishte “e hutuar”.
a.m/dita
ana tjeter e medaljes eshte se kjo qe po ndodh ne ukraine ,lufta e cila po shkakton aq shume viktima te pafajeshme ,tregon anen emocionale te Carit Putin i cili s’e ka te lehte kte Lufte te imponuar por qe dinjiteti Kombetare Ruse ja kerkon . Edhe Politikanet jane njerez dhe ata shprehin emocione sidomos ata ,qe nuk e kan ne gene Kriminelin Gjakftohte te cilen e takon kudo ne Politikanet e FakeDemokracise ksaj Bote Satanesh .
U vrane Miljona ne Siri ,irak etj etj na tregoni nji Politikane i Sheteve qe i cfarrosen kto popuj qe dhane nji shenje reagimi emocional ? – Asnji . Perkundrasi vazhduan shkaterrimin e ejtes ne ato vende . Satani mbetet GjakeFtohte deri sa ta largojne nga kjo Toke .
i interpretonjne gjerat sipas oreksit te tyre djallezore .
Perse nxisin Luften dhe nuk i shtrijne bdoren per Paqen nqs u dhembka aq shume per popullin e Ukraines ??????
U shofshi nga i pari deri ke i fundit qe s#lini njerezimin te jetoje kte jete qe i fali dikush tjeter …
Putini nuk eshte mire fizikisht thone ekspertet!!! Jo mor zoterinj, Putini ka luajtur mensh, eshte çmendur, kalon krize nervore ka humbur ekuilibrat mendore po çon Rusine drejt rrenimit.
Ekspertja Judi James , i ka ra m’teh ashtu me duket edhe mua, ai asht i vdek, aq ishte, ato ejtjet posht syve e vertetojne kete.
Kjo ekspertja qe e paska vizituar putinin a e pyeti me sex si eshte se vallai shume pune i ka dal
Nejse ky nja dy koka i ka mbush se kujt do ja dhuroj nje zot e di
Eshte zgjuar muzhiku
Te lutemi o Zot te na sjellesh nje cike shi !