Më të lumtura me gjoks më të vogël

anazapta

Gratë që i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale për të rritur volumin e gjoksit janë më të kënaqura me pamjen e tyre. Por një studim i kryer kohët e fundit tregon se procesi i kundërt, pra ndërhyrja për të zvogëluar gjoksin, ka ndikim  pozitiv në aspektin fizik dhe psikologjik dhe përmirëson cilësinë e jetës.

Studiuesit e Wexner Medical Center në Universitetin e Ohajos kanë vlerësuar benefitet për 49 femra që iu nënshtruan operacionit për reduktimin e volumit të gjoksit. Tek pacientet u vu re reduktimi i simptomave që lidhen me gjoksin e madh, përmirësim i gjendjes fizike e psikologjike dhe cilësisë së jetës në përgjithësi. Studimi doli në përfundimin se gjoksi i madh nuk është sinonim i të qenit mirë dhe e kënaqur me veten. / La Stampa

 

Share This Article
1 Comment
  • Po sepse eshte peshe e rende qe te deformon skeletin, krijon probleme me shtyllen kurrizore dhe per me teper fillojne problemet psikologjike pasi nuk kryen dot aktivitete normale si te tjeret, sport etj, pasi pesha s’te favorizon. Prandaj femrat qe kryejne keto nderhyrje ndjehen te cliruara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *