Me teserën që u jep plaku…

anazapta

 Vargje të nënshkruara

Kapo Labi, Vlorë

 

Ditë, ti që je e zgjuar

Më thuaj ta di dhe unë

Hajdutët e licencuar

E lënë dot këtë punë?

 

Drejtoreshat e Saliut

Kur i sheh të mbetet syri

Grida soj filozofi

Greta këndon si bilbili.

 

Po sa hynë te PD-ja

Filluan zanatin tjetër

Greta mashtroi emigrantin

Dhe Grida plakun e vjetër.

 

Si duket u puqet gjaku

Si të vjetër dhe të ri

Me teserën që u jep plaku

Kanë licencë për kusari.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *