“Më thirr Albi”, kryeministri i ri i Australisë kthehet në ‘mollë sherri’ mes shqiptarëve dhe grekëve për origjinën e tij

J L

Fitorja në zgjedhjet e së shtunës në Australinë e largët e liderit të opozitës, Anthony Albanese u pasqyrua menjëherë edhe në mediat shqiptare që nxituan ta etiketonin atë si “shqiptar” apo “arbëresh”.

“Një shqiptar në krye të qeverisë australiane” – ishte njëri nga titujt. Kishte edhe më të përmbajtur që shkruanin se bëhej fjalë për një arbëresh apo një “shqiptar” në thonjëza.

Po a është vërtet Anthony Albanese është një pasardhës i një familjeje shqiptare?

Ajo që dihet zyrtarisht është se nëna e tij ishte irlandeze ndërsa babai, Carlo Albanese vinte nga ishulli Barleta e Italisë, një qytet në rajonin e Pulias në Italinë juglindore. Të dy u njohën gjatë një udhëtimi me anije. “Albanese” është një mbiemër italian që do të thotë “shqiptar”.

Sipas ancestry.com, “Albanese” ishte një emër që në Itali i jepej dikujt nga Shqipëria ose nga një prej vendbanimeve shqiptare në Abruzzo, Pulia, Kampania dhe Siçili.

“Në Pulia jeton një komunitet i madh arbëresh. Besohet se aty jetojnë rreth 100 mijë arbëreshë dhe nga ky komunitet vjen edhe babai i politikanit australian” – është një nga shpjegimet që japin mbështetësit e linjës se Albanese është shqiptar.

“Një shenjë e fortë e origjinës arbëreshe është mbiemri ‘Albanese’, që në italisht do të thotë “shqiptar”. Arbëreshët janë pasardhës të refugjatëve shqiptarë që u larguan nga trojet e tyre në Ballkan dhe u vendosën në pjesët jugore të Italisë në mesjetë, pas pushtimit osman të një pjese të madhe të Evropës” – thuhet në raportimet e Oculus News, një faqe shqiptarësh në SHBA dhe Australi.

Pretendimet e grekëve

Por përveç medieve shqiptare edhe ato greke janë angazhuar të tregojnë se kryeministri i ri i Australisë u përket atyre.

“Edhe pse të gjithë Australianët e njohin Anthony Albanese për rrënjët e tij italiane dhe irlandeze, jo shumë e dinë se atdheu i tij stërgjyshor në Italinë jugore ka një origjinë greke të lashtë” – Greek City Times.

Gazeta greke thotë se Barletta, vendlindja e babait të tij u themelua nga grekët e lashtë. Në shekullin e IV para Krishtit dhe prejardhja e emrit është “Baal-El” nga fenikasja, kohë kur rajoni i Pulias ishte pjesë e Botës së Lashtë Greke.

Çfarë ka thënë vetë Albanese?

Ai asnjëherë nuk ka folur për origjinën e tij. Kjo ndoshta se edhe babain e tij të vërtetë e ka njohur shumë vonë. Ai e dinte të vdekur babain e tij deri në moshën 15-vjeçare.

Nëna i kishte thënë se ai kishte vdekur në një aksident në Europë derisa i tha se ai mund të ishte gjallë kur u bë adoleshent. Vetëm atëherë nëna i rrëfeu se mes tyre kishte pasur një lidhje të shkurtër dashurie gjatë një udhëtimi me anije.

Më vonë kuptoi se ishte shtatzënë, por në atë kohë ishte e vështirë të rriste një fëmijë jashtë martese. Për këtë ajo sajoi historinë se i fejuari i saj vdiq në aksident dhe vetëm në prag të vdekjes i tregoi të birit të vërtetën.

Pas vdekjes së nënës në vitin 2002 ai nisi kërkimet. Albanese nuk mundi ta gjente babanë e tij deri në vitin 2009 kur edhe krijoi një lidhje me të. Carlo vdiq nga kanceri në vitin 2014.

Në një intervistë për mediat italiane, gazetari e pyeti nëse duhet ta thërriste “Allbaniz” apo “Albanese” ai iu përgjigj me humor: “Më thirr Albi”.

j.l./ dita

Share This Article
16 Comments
  • Nuk di c’thone filogreket dhe shqipfolesit e shumte antishqiptare te internetit. Kjo ka rendesi e jo e verteta.

  • Dallimi ndermjet te vetequajturit Skiptare me Greke eshte se Greket e kane folur Glosan (Gluhe “shqip”) e tyre per te pakten 10 Mije vjet (Atlantis Polis sipas Platonas) dhe te shkruajture te pakten per 4000 vjet.
    Arnautet dikur Epirote por te Islamizuar te quajture Skiptare e shkruajten Gluhen e tyre me 60% fjale Italiane ne 1913en.
    Bile njifen nga nje “Bamirese” si Tereza qe me parate e nje Kryeministri te Republikes se Vatikanit bente Misionin e Tij.
    Greket ne Mithollogjine e tyre kane shkruajture per Millo tis Eridhos.
    Skiptaret islamiste e beren Molle Sherri.
    Greket e shkruajten Voras Arnautet Veri.
    Greket Skolio Askolime (Merrem me dicka) Arnautet Shkolle por dhe e gjithe bota Scool,Scuola ital etj.
    9 Muses Greke nga vjen dhe Muzika,Museu etj.
    Greket ndertuan Polis nga Es-Panas (Spanja e sotme) greqisht popullsia e Saj adhuronte (adore) Perendine Pan (Gjithesi) deriiiiiiiiii ne Persepolis ne Persi.
    Tani beni Diferencen.

    • Midis Heleneve Antik te Adhuruar,

      dhe

      grekeve aktuale te diskretituar,

      KA DALLIME THELBESORE,
      KA DALLIME SUBSTANCIALE,
      KA DALLIIME SI DITA ME NATEN.

    • Ja cila është Diferenca:

      SHQIPTARËT janë vendas Pellazg – Ilir – Arbëror Autoktonë pra në GADISHULLIN ILIRIK.

      GREKËT mavrí – katran janë Ardhacak të dokumentuar pra me origjinë AFRIKANO – AZIATIK.

    • Jo çdo gje mund te fabrikohet prej perrallave greke.
      Ka shume hipoteza versione etimologjike te pakonfirmuara plotesisht per emrin ESPAÑA.
      Sipas shumices se linguisteve emri España nuk ka as origjine latine, as origjine helene.
      1- Versioni i pare me i pranuar nga linguistet eshte me etimologji fenike hispan.
      2- Versioni i dyte me i pranuar nga linguistet eshte me origjine iberike hispal.
      3- Versioni i trete me i pranuar nga linguistet eshte me origjine vascuense izpania.

  • Nqs greket duan qe dhe Kryeministrin Albanese ta quajne nje grek !

    Atehere piktorin El greco qe jetoi ne Spanje, po e quajme Albanes !

  • Mos u mërzisni Vëllezër !

    Sipas kërkesës Greke Timonieri ynë vasal i Greqise do ta çojë edhe këtë çështje në Gjykatën e Hagës.

  • Sikur Mr. Albanese te ndryshoje mbiemrin e tij si bene Sillogjet greke me shume emigrant shqiptar,
    do behet edhe kryeministri Albanese nje vorioipirotaqis homogjenaqis grekofonaqis,
    dhe mediat greke s’do ndalen me se shkruajturi per origjinen e tij te lashte “greke”.

    • Shovinizmi Shteteror Grek ne bashkepunim direkt me Sillogjet Vorioepiroton te ngritura me miratimin e tij,
      Kane shnderruar ne grek thuajse gjysmen e Emigranteve Shqiptar qe kane shkuar ne Greqi keto 20-30 vitet e fundit,
      Mendo çfare mund te thone e mund te bejne me ata individe qe kane origjinen e vjeter apo te lashte Shqiptare.

  • Edhe tek palla Arberorit do fusin bythen greket?
    Veten e quajne Erberesh,,Italianet i quajne Albaneze..
    Problemin e keni me identitetin tuaj,sepse ne kohen e Skenderbeut nuk kishte greke ne Ballkan..As Athina,.
    Nuk ka ndonje beteje Turko-greke.Ne 1462 Skenderbeu i dergoi Ultimatum sulltan Mehmetit te mos i preke Arberit e Morese,se do tja shperbleje ne te njejten monedhe ndaj ngulimeve turke ne Oher,Selanik dhe Shkup.Po te kishte greker Moreja,Skenderbeu nuk do te hezitonte ti permente.
    Sot grekafonet e felliqur i kane ndrruar emrin shqiptar Morese,qyteteve dhe fshatrave shqiptare te Epirit dhe Camerise.

  • HAHAHAHA “…Italinë jugore ka një origjinë greke të lashtë”. HAHAHAHAHA
    Graqia si shtet doli ne drite si emer per here te pare vetem ne vitin 1830.

  • Un them ta quajme ALBANESAQIS qe dhe greket te hane noj kocke sepse te behesh grek mjafton nje “s” njelloj si me qen serb qe mjafton nje “vic”
    Mjer ai qe ska fis

  • E ne çfar fitojme ne se eshte shqiptar ? A nuk i kemi pasur, i kemi dhe do ti kemi shqiptar k/m tane qe na kane bere, po na bejne e do na bejne te vuajme gjithe jeten ?!

  • Kush dinte Greqisht ne kohen e Romes se Lashte te ndertuar nga Greket e Troas ne Dhardhanele i takonte nje klase Inteligjente.
    Dhardhanos eshte pjese e Istorine dhe Mithollogjise Greke te Ilyreve, Epiroteve, Maqedhonasve, Ioneve ku eshte sot Tur-qia.
    Arnautet zgjodhen Allahun dhe ne Emer te nje Pashalleku te krijuar nga Ismail bej Vlora, Frashellinjte, Hasanet, Tahsimet, Hamzate, Abdullahet, Mah-Mutet, Enveret, Qemalet, Idrizet, Sulejmanet etj luftojne ancora Kaurreret e Derrit qe jane “te shitur” tek Mema e tyre Greqine.
    Romaket i dergonin Femijte e tyre ne Greqi per tu bere me shume Njerez.
    Bile ne kete gazete (shyqyr qe e shkruajten dhe si e beren kete “gabim”) para dy a tree vjetesh nje artikull shkruante qe Julios Qesaris u vra ne Senate nga Brutus dhe i doli Greqisht.
    Qe si Brutus.
    Perandori Ijulios Qesaris Emrin e ka Greke.
    I biri i Diellit,Apollonia,Jos greq eshte Femije apo bir.Ilos eshte Diell.
    Dhe kur themi Greqi e kini parasysh,Epir,Ilyri,Maqedhoni,Ionia ku eshte sot Tur-qia nga vjen dhe Termi Ionios Pellagos (Deti Ion).
    Ka tre lloj Colonash Greke.Ionike,Korinthike,Dhorike.
    Ne Parthenonin Simbolin e Perendeshes Athina colonat jane Ionise dhe Dorike.
    Ne Shtepise e Bardhe Jane Ionike.
    Arnautet e quajne Deti Jon!
    Perse o fukarenj.
    Sa per Es-Panas (Spanje) zoti me comentin Albi,Barcelona ti duhet ta dish i Pari qe Greket nga Varqiza e quajten Barqeloni.
    Gjibraltarin e quajten I Pyles tou Irakleos qe do te thote Shtyllat e Herkulit.
    Kjo do te tregonte daljen e Detit Mesdhe ne Oqeanus “shqip Oqean”.
    Ne Is-Panas (Spanje) ka disa Polis Greko-Ilyre (Jo Arnaute) ne Nder te Asklipios Perendise se Mjekesise dhe Simbol Gjarperin Posidhonas (Piseidonit),Afrovitit (Aferdites) etj.
    Po ashtu edhe ne Masalia (Sot Marseje) e ndertuar nga Pytheas dhe Masaliotet e Greqise .
    Ashtu sic Emertuan Evropin qe “shqip” do te thote Opinion i gjete.
    Evria-Opsi nga vjen dhe Opinion.Evritania (Britannia) eshte e emertuar nga Greket dhe Stergjysherit e pasardhesve e tyre Arnautet e turqizuar qe sot quhen Alvanosa.
    Ashtu sic Emertuan Meso-Potamia.
    “Shqip” Mesopotam Ne Mes te Lumit.
    Ashtu sic Emertuan Egyptos Toka e Poshtme apo e Jugut.
    Nilos eshte pjese e Mitholllogjise Greko-Ilyre dhe Arnautet e vetequajture Skiptare nuk Kane lidhje fare.
    Nuk mund te jesh edhe Me Allahut edhe me Zeusit.
    Ketu nuk kane lidhje Greket e Krishtere me Ata te Lashte nga ana e Politizmoit (Culture “shqip”) apo Kombesine.
    Kane lidhje Gjakun apo A.D.N por Kombi dhe Identiteti eshte ne Rradhe te Pare.Kur nek Nderon Identitetin,Politizmoin (Culture “shqip”),Historine,Festat etj nuk je Njeri i Ndershem dhe nuk i perket Atij Kombi.
    Te vetequajturit Skiptare dikur Epirote pa u ndare nga Fuqite e Medha Imperialiste kane qene pjese e Historise,Mithollogjise,Identitetin Greke.
    Populli Shqiptare mashtrohet nga “Historianet” si Xhufi qe thote qe Iskander-Beu (Lord Aleksander turqisht) lindi Orthodhokse!Por per aresye “Strategice” u kthye ne Katolike dhe u be “Gjergj” nga Jeorgios!
    Kjo “Strategy” nuk ka mbaruar Ancora?
    Jo mor Jok (turqisht) zoti Xhufi.
    Lindi Epirote dhe Krenare per Kombin e Tij dhe Heronjte si Arxileas (Akili),Pirros,Odhiseas,Agamemnonis,Paris,Megas Aleksandros, Megas, Kostantinos.
    Perkrenarja e Tij me Simvolon “Simbol shqip” e Zeusit i Ati i Athinase dhe vellait te Piseidonit dhe Adis Perendise se Nentokes nga vjen dhe fjala Par-Adiso (Paradise) tregon me se Miri se cfare Kombesie dhe Identiteti kishte Iskanderi.
    Megjithe ate e zeme se “lindi” Orthodhokse qe Greqisht do te thote Lavdi e Vertete.
    Dhoksa eshte Lavdi greq.
    Dhoksasi o Theos thone Greket.
    Orthos eshte e Drejte do thonim,Ortho-Dhontis (Ortodentist “shqip”) do te thote Drejtim apo rregullim i Dhembeve.
    Orto-Grafi (Shkrim i Rregullt).
    Si mund te Mashtrojne nje popull te Lashte dhe Krenare si Skiptaret nga Islamike si puna e Xhufit?
    Atleti i “Krishterimit”?
    A nuk lindi Jeorgua qe “u be” Gjergj pothuajse 400 vjet nga Skizma e Krishterimit?
    A nuk ishte ndare Krishterimit ne 1054A.D ne Orthodhokse dhe Katolike?
    Cfaj you kane ky popull qe po Marin rruget (road angl) e Botes dhe u vjen turp te thone jemi Arnaute?

  • Baba kti esht tipik shqiptar: pergjigje brilante : me thirr Albi, sa kom qesh , njeri me humor moskokçares si shqiptaret puro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *