Më thuaj të lutem, ti gjysh i lumturuar

anazapta

Letër e nënshkruar

Krenar Cani, Vlorë

O Zot! – thashë me vehte, – të paktën më thuaj ti që s’është e vërtetë! Që s’është i vërtetë ai mjerim, që shkakton aq shumë dhimbje. Se e di që çdo pushtetar që të pyes do më gënjejë, do më thonë mijra fjalë për një fjalë të vetme, për një PO ose JO. Fatkeqësisht është e vertetë, një e vërtetë e hidhur, një e vërtet që sjell aq shumë trishtim, një e vërtet që sjell aq shumë revoltë , një e vërtet që   shpirtra fëmijësh vret. O njerëz……. Në Shqipërinë tonë, që nga ritja ekonomike vjen mbas Gjermanisë jetojnë 440 mijë persona me 8 euro në muaj sejcili (!!) E besoni, a s’e besoni, kjo është e vërteta e hidhur e realitetit shqiptar. E kësaj Shqipërie, ku një ish-kryeministër kërkonte të na mbushte mendjen se po jetonim në shekullin e mirëqënies dhe të internetit. Por meqënëse ai dëshiron që krahasimet ti bënte me Gjermaninë  dhe unë me Gjermaninë do vazhdojë. A e dinte ai  që ndihma ekonomike atje është 1500 euro në muaj ? Patjetër që e dinte. Po faktin drithërues që një qen  familjar në Gjermani merr 150 euro ndihmë, a e dinte? Patjetër që po. O Zoti im!

Më thuaj të lutem, ti ish-kryeministër, ti gjysh i lumturuar deri në ekstazë, më thuaj që s’është e vërtetë. Më thuaj që s’është e vertetë që një punëtor shqiptar jeton më keq se një qen në Gjermani. Por nëse është e vërtetë, më thuaj që edhe pjestarët e familjes tuaj jetojnë po me kaq të ardhura sa këta 440 mije persona. Më thuaj ti nëna Jozefinë, ma thuaj ti nëna Majlindë, në mos ju, ti nëna Gridë, ju që çireni nëpër ekrane, më thoni që s’është e vërtetë, dhe në është e vërtetë më thoni që dhe fëmijët tuaj në Paris apo  Vjenë jetojnë atje me 8 euro në muaj. Megjithatë s’dua ta kem shpirtin të mbushur me urrejtje. Zoti ju gjykoftë !

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *