“Me trupin e saj…”, historia prekëse e nënës që u vra teksa mbronte djalin 2-muajsh

Elena Tase

Kjo është nëna heroinë, e cila u vra teksa mbronte djalin 2-muajsh nga plumbat, gjatë sulmit të së shtunës në El Paso të Teksasit.

25 vjeçarja Jordan Anchondo po blinte mjete shkollore, kur një njëri I armatosur hyri në dyqanin ku ajo ndodhej  dhe hapi zjarr.

Ishte motra e viktimës që tregoi historinë  prekëse, se viktima kishte mbuluar me trup foshnjën e saj që momentalisht po mjekohet në spital dhe është në kujdesin e bluzave të bardha.

“Mjekët thonë se, foshnja është lënduarpasi nëna po përpiqej ta mbronte. Kur ajo u qëllua po e mbante në krah dhe më pas e mbuloi me trup, ndaj i vogli ka disa dëmtime në kocka. Ai jetoi sepse ajo i shpëtoi jetën”, tha motra e Jordan.

Ndërkohë që dyshohet se edhe babai in fëmijës mund të jetë mes personave të vdekur. Çifti festoi përvjetorin e parë të martesës javën e kaluar dhe janë prindër edhe të dy vajzave të tjera.

e.t./dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *