Shqiponja e ka folenë në male, ndërsa në mënyrë simbolike në…flamur. Por duket se pavarësisht zhdërvjelltësisë së saj këtë herë pati nevojë për ndihmë. Një kronikë e pazakontë u transmetua sot në televizionet shqiptare ku thuhej se Policia e Pukës ishte angazhuar në një aksion të rrallë në fshatin Berishaj të këtij rrethi.
Bëhet fjalë për një operacion jo për të kapur ndonjë të kërkuar, por për të liruar një… shqiponjë.
Aksioni policor mori shkas nga denoncimet në rrjetet sociale të ambientalistëve, të cilët kishin nxjerrë një video të një shqiponje të lidhur nga këmbët.
Pas këtij denoncimi, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, urdhëroi një grup të gatshëm të komisariatit të Pukës, që të verifikonte rastin në fjalë.
Pas mbërritjes së efektivëve në fshatin Berishaj u bë i mundur lirimi i shqiponjës. Ajo u la e lirë në fluturim, ashtu siç i ka hije një shqiponje. e.r/dita


Vetem kaq?
Po pergjegjesija e shkelesve te ligjit?
edhe shqiponjen e burgoset or katunar?
Perzemrsisht pershndetje z.minister Fammi XHafa.Lirimi shqiponjes tregon humanizmin dhe perkushtimin tua ne realizimin me sukses te detyrave tuaja te veshtira.Me mobilizimin perkushtimin dhe zgjuarsine tuaj ne shikojme ndryshime te vazhdushme ne rendin dhe qetsine publike FALEMINDERIT DHE SUKSESE.
si e thotë dhe çeti më sipër:
PO SHKELJA E LIGJIT??
shqiponja është njëshpend i mbrojtur nga ligji dhe është e dënueshme penalisht abuzimi mbi këtë specie në zhdukje!!
përveç kësaj trimërie për çlirimin e shqiponjës çfarë masa janë marrë për atë që e ka shkelur ligjin??
çfarë kanë bërë për sensibilizimin e banorëve të zonave ku jeton shqiponja dhe kafshë të tjera të mbrojtura me ligj??
kjo që ka bërë ky person është një kafshëri e vërtetë!!
ai është një sadist muti!!
torturon një kafshë,në të njëjtën mënyrë si do të torturonte dhe një njeri të pambrojtur!!
Shqiponja eshte simboli liris .
Ai shpend krenar s’mundet me u mbajtur lidhur
e Burgos sepse eshte mekat .