VIDEO: Ish-Ministri në pranga

Dita
CELET PANAIRI FORMIM DHE PUNESIM - Kryeministtri Sali Berisha dhe ministri i Punes Spiro Ksera, gjate ceremonise se celjes se panairit Formim dhe Punesim, ne Pallatin r Kongreseve.

Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, është ndaluar ish-ministri Spiro Ksera.

Burime nga prokuroria bëjnë të ditur se ndalimi është bërë me akuzën “Për veprën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”

Ndalimi i Kserës nga punonjësit e policisë së Komisariatit të Gjirokastrës është bërë jashtë një lokali në nje fshat minoritar në Gjirokastër.

Një automjet i policisë ka shkuar pranë ambienteve të lokalit, duke i bërë të ditur ish­-ministrit urdhrin për ndalimin e tij.

Ksera, ka kërkuar të njihet me arsyet duke iu drejtuar efektivëve të policisë me fjalët: “Unë nuk kam bërë gjë”.

Ndërsa, punonjësit e policisë i kanë kërkuar që të shkonte me ta pasi Prokuroria e Tiranës ka lëshuar urdhër për arrestimin e tij.

Pas prangosjes, Ksera është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit të Gjirokastrës.

Rreth orës 02.00 të mëngjesit është bërë transportimi i tij për në kryeqytet. Videoja e mëposhtme tregon momentet e mbërritjes së tij me pranga në duar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë, Tiranë.  / Dita /

 

Share This Article
25 Comments
    • Mesopotami, kete alibi te “minoritarit grek” Ksera e ka perdorur qe kur u hapen hetimet per te dhe shefin e kabinetit.
      Personalisht nuk besoj se ish-ministri Spiro Ksera e meriton të njolloset si hajdut, megjithese në dikasterin që ai ka drejtuar, janë konstatuar abuzime e zhvatje për të vënë duart në kohë.
      Eshtë e vërtetë, se në thelb hajdutëri është edhe abuzimi, pra diçka e bërë në shkelje të ligjit dhe që ka lidhje me financat, kur dikush ka përfituar diçka që nuk e meriton, diçka që ka qenë e destinuar për dikë tjetër.
      Por hajdut, në kuptimin më banal e më të rëndomtë të kësaj fjale, nuk mendoj se duhet të quhet.
      Por Ksera ka një përgjegjësi të madhe kur, duke tentuar t`i largohet njollës së hajdutërisë së aluduar e dyshuar, bie në nivel marrëzie. Kjo po që është irrituese dhe jo burrërore.
      Po sulmohet se është minoritar?!
      Eshte thjesht një arratisje drejt gjakut, etnisë, nacionalitetit, si një kartë e luajtur qartësisht e djallëzisht për t`ju larguar përgjegjësië.
      Pa e kategorizuar si marrëzi, por thjesht si një naivitet, nëse ka një moment kur shqiptarët e minoritarë janë në një përputhshmëri të padiskutueshme (dhe në realitet ka shumë momente të tilla, pjesë e natyrshme e bashkëjetesës mes tyre), është pikërisht ky, kur deklarimin e Kserës e marrin thjesht me të qeshur, si profka të një mendjelehti.
      Por nuk është krejtësisht për të qeshur, pasi deklarata e Kserës, tenton një eko me efekt tej kufijve, natyrshëm në Athinë, për të provokuar një gurgule të rradhës, duke ngacmuar gjendrat e ndjeshme ta nacionalizmit pa arsye.
      Kjo, e zhvesh nga të qënit minoritar, si ata dhjetra e qindra bashkëtadhetarë të tij që fati i ka hedhur të jetojnë me ne këtyre anëve, siç na ka hedhur dhe fati për të qenë afër tyre e bashkë me ta në të mirë e në të keq, njerëz të paqtë, të ndershëm e punëtorë; dhe e bën që t`i marrë erzin vetes, pavarsisht gjakut që i rrjedh ndër deje.
      Respekte Dita dhe z.Thano urime per faqen e re. Shume e kendshme

  • askujt nuk i urohet e keqja sidomos ne nje vend si Shqiperia ku jane te gjithe per ne burg.
    po nese kete here Llalla e ka seriozisht le te vazhdoj me Argiten per denoncimin e biznesmenit Ansar qe donte 3 milion euro me nje dore

  • Spiroja ishte peshk i vogel,po ta krahesosh me peshkaqenin qe udhehiqte qeverine e banditeve.Nuk besoj se historia e kombit shqiptar ka njohur ndonje qeveri kaq shkaterruese dhe banditeske si kjo qe u qerrua.Une nuk besoj ne Rilindjen e Rames,por besoj qe sado e keqe te jete qeverisja e tij,nuk do te arrije kurre te jete aq e keqe sa ajo e kuçedres Sali.Shkaterrimi qe bisha dhe banda e tij i bene Shqiperise ne themel,duhen minimalisht 100 vjet per tu riparuar.

  • E kane arrestuar te premten ne darke si Fullanin.
    Qe ta mbajne dy dite brenda e te bejne shoun e zakonshem mediatik
    Te henen e keni ne arrest shtepie
    Dhe em pas harrohet
    Derisa nje dite njoftohet ne nje cep qe eshte shpallur i pafajshem

  • Morali i politikës shqiptare ka qenë dhe është, “Përça e sundo” ndërsa kundërpërgjigja e qytetarëve “Një sy qorr e një vesh shurdh”! Binom i shkëlqyer për një vend “QERRATA”.

    Ky zoteria eshte vetem nje nga ish-ministrat e qametit berishist.
    Po Imami?
    Bode?
    Strumbullari i të gjitha Mënxyrave mbi këtë popull, ka emra konkretë.
    Në rastin në fjalë, është Sali Berisha, përgjegjësi kryesor i situatave të krijuara dhe sajuara në këtë vend dhe mbi këtë popull, pas viteve 90′.
    Përse e tjerrim akoma fillin??…

  • Filloj furtuna uroje te mos jete si fullani nuk e di prokurori qe nuk beri rekursin ne gjykat te l’arte do vej ne burg ne vend te fullanit

  • Kush mendon se po funksionon shteti dhe xhamdaret e prokurori polici etj me sa duket jane akoma ne gjume.
    Ksera do dale i pa fajshem sa te mbarojne presionet per Ref.Ne Drejtesi,e cila ne fakt eshte per JU qe shkruani webeve ose thene shqip per Popullin.
    ATA te KUBESE qe organizojne keto lloj pislleqesh e dine fare mire qe nje njeri nuk arrestohet per 300 milione leke,kur ai qe e arreston ka vjedhur 500 milione,apo shefi i shefit qe ka vjedh miliarda.
    Pa u arrestuar Berisha,Meta,Rama,Nano,Basha,asgje nuk ka per te ndodhur thjesht SHOU….

    • Po me pyllin cpte o Darius?Nuk e kuptoj se ç’fare hyne Rama ne kete mesele,apo hajde me qe i permed te gjithe s’ke pse e Ramen jashte.Sa per Kseren kjo ndodh fill pasakimit qe beri kapter Jari me Dhallen e n .q.se do hollesira,me porosi te kryekrimit meqenese nuk ndezi ne asnje drejtim per te rrezuar Ramen tanika gjetur “maredheniet Shqiperi-Greqi”.Mbase perfiton diçka prej saj!Shikoni kur te filloje notprotesta te MJGreke dhe te aohen marredheniet e dy shteteve.Eshte i forte Brisha e kap leprin me kalin e Grekerve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *