Në faqen zyrtare në Facebook të Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, gjen gjithmonë qytetarë që ankohen për diçka, për dikë apo pse filani filloi një punë të zakonshme, pasi u paraqit tek Zyra e Punës sepse do bënte më mirë të harxhonte kohën në internet, e të tjera si këto. Por, sot na tërhoqi vëmendjen një koment interesant në një nga postimet e shpeshta të Veliajt, ku një qytetar nga Peqini i kërkonte llogari ministrit se nuk e kishte marrë ndihmën ekonomike prej dy muajsh, se jetonte me borxhe, pa bukë e ujë, se prej 15 vitesh ka jetuar vetëm me ndihmë ekonomike pa punuar asnjë ditë, etj, etj. Me sa duket ky koment ka tërhequr edhe vëmendjen e ministrit Veliaj i cili i është përgjigjur qytetarit se ndihma ekonomike tani u jepet vetëm grave, e jo burrave me varëse floriri, se nëse ishte pa bukë dhe pa punë, mund t’i drejtohej zyrës së punës në Elbasan që ka disa vende të lira pune e të mos jetonte, siç ka bërë, prej 15 vitesh me 30 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike, pasi është në moshë pune. Pas kësaj ne i hodhëm një sy profilit të qytetarit që nuk paskërka lekë për bukë, por ama paska lekë për të bërë muhabet në faqen e ministrit. E çfarë gjetëm? Mirë ia tha ministri Veliaj, po kujt ia tha pa! Ja shikojini vetë fotot!
Po mire o ju gazetare, po ca rrace jeni? Po si duhet me qene per me pas nevoje per ndihme ekonomike. Mos duhet me e pa tjetrin zvarre ne trotuar? Apo sduhet me pas as unaze floriri ne gisht e as biciklet ose mundesisht me nje kembe te prere me pas njeriu nevoja ekonomike. Nuk e di per ca merreni me fotot e facebook kur te gjithe e dime qe ne facebook te gjithe mundohen mos ta shprehin katranin ne te cilin gjenden. Palo gazetari si grate e keqija
Ndih sociale duhet tu jepet ne rradhe te fare nenave me femij.Ndersa ky palloshi te pervesh krahet e te punoje.
Leke per me ble varse floriri paska dhe fytyren si derrkuc,nuk paska jetu keq 15 vite me ndihm sociale.
po mire turp ti vije atij si paska varese floriri e kerkoka ndihme sociale,,ai duhet ta shesi ,te shesi shtepine ,,te shesi breket ,,pastaj te kerkoje ate ndihme banale qe jep ky shtet qe mezi e kemi ,,…. shum mbrapa jemi ,, renzi ne itali ka shtuar 80 euro ne muaj per ata qe kane pag 22 mije euro vjetore,,kurse ne ktej po patem varese floriri s,duhet te hame buk …shtet komunist !!
Me ndihme ekonomike, por gusha te eshte bere si e gjelit te detit i ushqyer per vit te ri .Me sa pretendon duhet te ishte kocke e lekure.
PO NA I FUSIN DHE JEVGJIT TANI PO HANE NGA DJERSA JONE……………
Nuk jetohet me 3000 leke ne muaj dhe 15 vjet nuk punon. Te gjithe burrat punojne por nuk jane te regjistruar. Ndihmen ekonomike e kane shtes ne te ardhurat e tyre. Ai burre qe per shume vite nuk ben asnje pune dhe eshte i afte per pune nuk ka pse stimulohet me ndihme ekonomike si parazit.
Nje djale ne lulen e moshes,veshur sipas modes, me faqet qe gati i pelcasin nga dhjami,me varese floriri, me makina apo motora….nuk duhet te jete realisht nevojtar per 30$ ne muaj…Mos na cuditni…!
Ndaloheni kategorikisht ndihmen ekonomike si elemet kriminal ekonomik, por vendosni vetem page nepermjet perqindjes se realizimit te detyres se punes. Pune, pune dhe vetem pune