“Më vjen turp nga mënyra si qeveris Putin”

redaktor

Ish-Presidenti i Rusisë, Mikhail Gorbachev, është shprehur në një intervistë se ai ndihet i turpëruar nga mënyra e qeverisjes së Vladimir Putin dhe Dimitri Medvedev.

Sipas tij, ata nuk i kanë marrë parasysh kërkesat e qytetarëve, si dhe nuk e kanë respektuar kushtetutën.

Ai shtoi gjithashtu se zgjedhjet në Rusi pas viteve 90′ kanë patur një nivel mjaft të ulët, madje qëndrojnë edhe më poshtë se zgjedhjet e epokës sovjetike.

Gorbachev nënvizoi se në rast se zgjedhjet do të ishin të lira, atëherë vendi do të kishte një opozitë më të fortë se ajo aktualja.

Sipas liderit të fundit të Bashkimit Sovjetik, të gjitha këto problematika vijnë si pasojë e vendmarrjes e cila varët plotësisht nga Vladimir Putin dhe Dimitri Medvedev.

Ai shkoi edhe më tej duke thënë se Putin ka afruar të gjithë miqtë e tij.

Në mbyllje të intervistës, Gorbachev deklaroi se Putin është edhe një shfrytëzues i aseteve shtetërore, pavarësisht se ai vijon t’i paraqitet popullit si një “shpëtimtar i vendit”.

Share This Article
1 Comment
  • Edhe ti nuk na krijove ndonji gje te hajrit.Bota asht kriminalizue,korruptue e prostitue si mos ma keq.Aspak e afert me premtime qe deklaroheshin se e keqja asht shuarja e monizmit dhe e ardhmja brilante,me ekonomi tregut.
    Ne 50 vjet kishim luftra ne Vietnam,Kamboxhia.Sot kemi kur nuk din koka nga te vjen damllaja.Edhe pse lufta behet e kontrollohet nga superfuqit aktuale qe ushtrojn lojen e Azin e vogel Siri,Iran,Irak,Turqi,Libi ku nji oraganizat ISIS luan harush me gjithe kundershtaret. etjetj.
    Ne keto kushte bota shoqerisht ecen mbrapa dhe aspak para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *